Zgjohu popull!

13 Prill 2018, 18:07Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Populli nuk ka nevojë t’i thotë Ambasadori Amerikan Donald Lu se çfarë është për ta Ilir Meta. Populli nuk ka nevojë ta njohë Edi Ramën nga rrëfimi eros/pasionant i Ornela Vorpsit dhe çfarë përfaqëson ai.

Populli nuk ka nevojë të njohë bëmat e Sali Berishës dhe manipulimet e Lulzim Bashës.

Nëse e pyet popullin, sigurisht jo popullin me ngjyrë partiake, por popullin normal e di se të gjithë këta dhe jo vetëm këta, por edhe hordhitë politike poshtë tyre nuk justifikojnë pasuritë e vëna me paga shteti, qofshin ato edhe dy fish më të mëdha se pagat zyrtare.

Populli e di se kush duhet të shkojë në burg, populli e di se dhe se ata që duhet të shkojnë në burg nuk do të shkojnë, sepse nuk ka kush t’i çojë para drejtësisë.

Por pa dashjen e vet duke pranuar në heshtje këtë realitet, populli ka vetburgosur veten dhe të ardhmen e tij.

Vetëm duke marrë pankartat në duar me emrat e fotot e politikanëve që populli mendon se janë të korruptuar dhe të inkriminuar e duke dalë në sheshe për të kërkuar hetimin dhe gjykimin e tyre, shpresa se ky vend mund të bëhet, mund të rilindë.

Vetëm duke dalë në sheshe dhe mos ikur prej aty derisa prangat të kërcasin në duart e këtyre “zullumqarëve” të zhytur në korrupsion dhe krim, në vend të orave lukzoze dhe byzylykëve të arit, shqiptarët dhe fëmijët e tyre që jetojnë me djersën e punës dhe dijeve të tyre, mund besojnë se nuk do ju duhet të zgjedhin mes dy të këqijave, më të voglën.

Zgjohu popull, të largosh maskarenjtë që flasin në emrin tënd për të të shtypur, poshtëruar e vjedhur njësoj, pavarësisht ngjyrës së kollares politike që mbajnë.

Është më shumë se skandaloze që një vend kaq i vogël dhe me kaq bukuri e pasuri natyrore, një vend me njerëz vitale dhe të sprovuar ndër shekuj me vështirësitë dhe me instikte të forta mbijetese dhe sakrifice të jetojë në varfëri dhe me ankthin e punës që ta jep partia, të ardhshmes që të siguron partia dhe mbrojtjes që të jep partia.

Në fakt partia (më saktë kjo lloj partie l, këto lloj partish) janë vetëm “tutore” që të shfrytëzon për të të shtypur dhe për të marrë jetën dhe të ardhmen peng, ndërsa ti e duartroket dhe mbështet.

Zgjohu popull e merr fatet e tua në dorë, largoju hipnozave politike që të vënë e mbajnë në gjumë!

8 komente në “Zgjohu popull!”

  1. lalai says:

    Lerini shqiptaret se kane 80 vjet qe flene.
    Po te ishte Ismail Qemali do thoshte ….NDJESTE PASTE,U QOFTE DHEU LEHTE!!!!

  2. Genti says:

    O Mr. Dyrrnjaja
    Populli eshte zgjuar .Ka kohe qe eshte zgjuar. Qe me zgjedhjet e kaluara. I ka pare te gjithe dhe zgjodhi te keqen me te vogel.
    Ka akoma nga ata qe flejne se shkrijne dhjamin e vene duke perkrahur qelbesirat Sali,Like ,Lul, Mona,Saljan shejtan, Vasil kopil ect.
    Nje gje nuk kuptoj nga shkrimi yt. Pse ndodhi qe te vesh me pare ne listen e te perlyerve Edin dhe jo Salen e Bashen. C’do kush e lexon kete shkrim mund te thote mbase ashtu i erdhi ne mend. Une do thoja JO sepse e di qe edhe ti ne mos je perlyer me Sale e halete e tjera je frikacak ose i pakenaqur nga Rama. C’behet keshtu keni frike te thoni qe e keqja me e madhe e gjithe te koherave ,qe ka dhe do te kete Shqiperia eshte Sala i pari dhe Likja i dyti pastaj te tjeret jane derivate te ketij funksioni qelbac. Sa kohe do keni frike te thoni te verteten Shqiperia s’ka per te gjetur qetesi. TURP!

  3. emilio says:

    Dakord, po vetem me nje ndryshim thelbesor. Rama nuk ben pjese te ata qe ke cituar. Duhet kritikuar, madje shume, per mosveprim. Duhet nje dore e forte per keto hiena dhe Rama eshte frikacak dhe bythepambuk. Sa per kopene BerishaMetaBasha burg dhe vetem burg.

  4. Roberto says:

    Uuuuuii Denis Kurva. Ju ngriten pupla dhe ketij??? Po ku skuqej kur dilte ne ekran tani qenka bere trim?? Analist trim????

  5. return of the saint says:

    Duhet te ngrihej populli te bllokonte parlamentin qe te shkojne ne burg dhe majtas dhe djathtas mirepo ky popull nuk ka bere asnje sakrifice per liri dhe as nuk do bej sepse nuk e njeh komunitetin nuk e njeh te perbashketen, turp

  6. vjola says:

    Nje Thirrje emergjente te dalim te tere me fotot e hajduteve .

  7. lola says:

    Një “hollësi”, zoti Dyrnjaja…! Flet për politikanët tanë (mafiozë), sikur kanë zbritur nga Marsi dhe “harron” se janë PJELLË e këtij populli “vital” (por idiot dhe mjeran)…! Festja (apo qylafi), gjithmonë vihet sipas kokës…!

    1. pompisti says:

      Po ku mundet te gjendet nje kurve e dyte si puna e ketij komentuesi Robert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje