ANALIZA: Mielli i opozitës e ktheu në hi zjarrin e Kalimashit, pse ka dështuar mosbindja civile

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Agron Gjekmarkaj 

Ditët e fundit nuk kanë qenë të begata për Edi Ramën! Është prill! Tomas Eliot e konsideronte “si muajin më të pashpirt” të të gjithë vitit.

Nëse Kryeministri e lexon poezinë e tij, aty e gjen arsyen. Nga Tokë e vdekur, në Kukës shpërtheu një zjarr! Prilli është muaj i pashpirt! Duhma, nxehtësia e tymi i pikëlluan frymën.

Rilindja u asfiksua dhe mynxyra iu shfaq befas në shteg të oborrit. Doli i pari i saj, ashtu mes rënkimesh e ofshamash, shikimesh lutëse e kërcënuese, e këllasi një të lypur falje. Ishte i mërzitur. Frika i kishte pushtuar aurën.

Aura ishte thinjur ende. Rajaja kishte ngritur krye. Arroganca kishte provokuar ndërgjegjen, shpirtin dhe barkun.

Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, dy ministrat që merren me këto virane rrugë e taksa, të zhytur mes jelekut me sumbulla, të hepuar pak nga gusha e kilet e tepërta, u fshehën nga sytë e njerëzisë.

Ata e lënë piktorin të vetmuar në zyrë me sytë në hava, vetëm me fluturat e tij murale. Qerratenjtë!

Pastaj, ashtu si nëpër mjegull, si kostandinë të vonuar e të menduar dolën për të belbëzuar se besën nuk e tret as dheu.

Sytë e egërsuar plot egërshanë të shefit me gjasë e trazuan midenë e tyre të brishtë e të mpakur marazi.

Nata është ajo copë kohë që pushtetin teorikisht e bën më të mistershëm, dashurinë gjithashtu.

Errësira sikur e zatet në strukje të gjorin njeri. E bash pas mesnate, Qeveria çoi zaptijet dhe arrestoi 23 qytetarë, gjysmën e të cilëve i mban në burg. Kështu si Xhafa, ishte sjellë Shefqet Peçi në vitin 1944.

Opozita u zu në befasi, po aq sa qeveria. Kësaj here, populli po i printe asaj. U step! Mori frymë thellë paria e saj dhe vendosi të ftonte miletin në mosbindje civile. Term tepër i fortë ky që, bashkë me pushtetin, godet edhe shtetin. Protesta duket si forma më e mirë e komunikimit me Kryeministrin e Tepsisë, Timonit dhe Bidonit.

Ajo e bën atë më njerëzor, nganjëherë të paqtë e të arsyeshëm, të lezetshëm e gati të përvuajtur. Vetvetiu, mërmëritja “bekuar qoftë protesta” të ravijëzohet në buzë. Personalisht, nëse do të kisha mundësi atë ditë, do të dilja me Bashën dhe të tjerët, por jo në mosbindje civile, por në protestë të fortë civile.

Opozita është tallashitur e tranuar hallesh të veta. Lulzim Bashës i sillet koka vranull, si rrumbulli në bylbyl. Ai, në vend që të bënte opozitë, këta muaj është përfshirë në një fushatë të mundimshme për të bindur të vetët që ndjesat i ka të vërteta dhe se e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën. Premtim me zarar.

E mbështeta Bashën pas arrestimeve politike të Kalimashit për balancë demokratike. Ai sot është një Kryetar i vetëshpallur i një partie që zvogëlohet dhe që ka vrarë dialektiken demokratike dhe më pas e ka fyer atë me kukullat me kurdisje, që ka zgjedhur si përfaqësues. Ato pasoja po i vuan e djathta shqiptare çdo ditë.

Një ditë mund t’i zgjidhë ose jo. Jeta vazhdon. Mund të krijohet diç- ka e re, e djathtë, pa kritikët e vjetër e pa Bashën e ri. Telenovela e tyre nuk do të jetë pafund rënkimi i shqiptarëve. Por, gjithsesi, PD dhe Basha sot janë një faktor opozitar përtej teorive konspirative, që e shohin atë në dakordësi me Ramën.

Dakordësia shumë kuptim nuk ka, kur ata objekt kanë të njëjtën karrige. Por reagimi i opozitës, disi shkakton hapësira lirie dhe vret frikën e reagimit e njëkohësisht ngushton hapësirën e arrogancës publike edhe sikur të jetë i rremë. Por, mosbindja civile ka dështuar.

Po ashtu, prova e opozitës për t’u identifikuar me zemërimin qytetar, i cili ekziston. Resurset njerëzore që ofron sot PD në drejtim shkaktojnë gaz dhe jo vëmendje. Të provuar, të sprovuar, të mjelur, të shtrydhur, të përdorur e të stërpërdorur, shumë prej tyre shërbejnë si zjarrfikës të pakënaqë- sisë së shoqërisë ndaj Kryeministrit! I shohin ashtu duke recituar pjesëza patetike, fjali pa gjymtyrë dhe gjymtyrë që keqpërdoren, ata të ngratët ngrysen dhe bien pre e melankolisë.

Murrëtyeshëm, kthehen në shtëpi dhe i thonë gruas a fëmijëve, po pse këta do na shpëtojnë ne? Zjarri në gji u bëhet akull, derisa Rama t’u bëjë një zhvatje koncesionare a zuzari më të rëndë.

Por dilema se ekspozimi i problemeve të opozitës ndihmon indirekt Kryeministrin, mujshar mbetet! Ajo më rri mbi kokë si shpata e Demokleut! Por ka raste kur them “vringëlli moj shpatë e bekuar se kukullat e Lulit të fyejnë shpresën, inteligjencën dhe zulmën e rebelimit”. Seanca parlamentare e së enjtes ishte shembulli më i mirë se si mielli u kthye në hi i zjarreve në Kalimash. Edi Rama, kinse i mërzitur e i përzhitur, lyer me miell e mbështjellë me heshtje, po përjetonte triumfin e tij mbi protestën e keqpërdorur. Ai ia doli të shfaqej si viktimë, si njeri që pëson padrejtësi, fjalë të rënda e vezë të lehta.

Me një mjeshtëri aktoriale që e karakterizon në këso rastesh, u përpoq të krijonte dikotominë semantike pyll-qytet, dhunë dhe paqe! Teatri opozitar me kinse trimat që të merrnin gjak në vetull e të linin pa vetulla prej habisë, e shndërroi atë një shikues që kalamendej kënaqësie. Rama, të enjten i mbylli hesapet me një protestë, që e bëri të dridhej dy a tri ditë. Opozita e ndihmoi pa dashje në këtë objektiv. Gjithsesi, përtej urrejtjes dhe teatrit, kushdo qoftë Kryeministri, agresioni i çdo forme dëmton ekzekutuesit e tij. Furtuna në gotë e relakson Ramën.

Njerëzit në shesh, të shumtë e shpesh e mërzisin atë. E lënë si jetim pa arrogancën e vet. Opozita mund t’i mbledhë ata kur kukullat të rrinë në shtëpi duke e përdorur miellin për petulla dhe jo për të shndërruar Kryeministrin në viktimë. Kur hajdutët e saj mos të sillen si gjykatës të hajdutëve të qeverisë.

Kur anonimët pa CV të mos akuzojnë “akademikët” e Kryeministrit si injorantë. Besimi është mister vetëm në librat e shenjtë, ndërsa në jetën e përditshme fitohet me akte, fakte e fytyra, të cilat skuqen e zverdhen e jo si ato që janë shollë kundret!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

25 komente në “ANALIZA: Mielli i opozitës e ktheu në hi zjarrin e Kalimashit, pse ka dështuar mosbindja civile”

  1. Alban says:

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    NJE TITULL NDERI PER TEMA DHE MERO BAZEN !

    Akuzat e ambasades ruse kunder “Temes” e Mero Bazes= Titull nderi per prodemokracine perendimore dhe atdhetarine e tyre !
    Pergezime Tema dhe Mero Baze !

    From: Alban Dega
    Date: April 5, 2018 at 1:18:44 AM EDT

    Mendime me gjuhen e fakteve

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Flake per flake

    Vetem 12 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
    Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane
    shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit,
    ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
    E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo
    opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
    Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e
    Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
    Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor
    strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
    Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve
    si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !

    Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito

    Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
    Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e
    deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
    Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
    Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
    i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike
    nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
    Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
    Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere
    liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.

    Dy zogj me nje gur !

    Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen,
    por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe
    te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
    Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
    Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
    Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
    Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
    ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke
    vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
    Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne
    zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
    Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”,
    pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Titoja, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
    Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !

    Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes

    Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka
    qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej
    me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te
    re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
    Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e
    kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
    Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,
    shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
    Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister e
    Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu,
    Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
    Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
    Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet
    edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
    Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe
    “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…

    Nga keq ne keq e me keq

    Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me
    miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese
    te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
    Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe
    hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet
    ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e
    perkedhelur e saj Serbia.
    Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive,
    Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
    propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave
    kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kimike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e
    qeverise Rama-Meta.
    Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu
    paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim,
    cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
    Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
    para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te
    gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,

    Ogur apo skenar i ri antishqiptar i Putinit !?

    Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
    Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
    Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin
    rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
    Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi,
    Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile
    ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e
    lidhjeve te tyre me Mosken.

    “Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit-Fatkeqesia e Shqiperise !

    Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne
    historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
    Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e
    madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
    Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati
    te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
    Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
    Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin
    e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
    E sa a sa here te tjera me pas,
    Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
    Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
    Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit !
    Syceltesi

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ja lexova kazanlizën
      dhe po rri si i menduar
      o ka lindur budalla
      o e ka me të studjuar?!
      *
      Një mendim e kam në kokë
      t’jua them e gjej me vend
      po jetojmë në kohën kur
      budallenjtë japin mend!

      1. ALBAN DEGA says:

        JO KAZAN PO BALL KAZANI !

        O Gopisti i NSHRAKUT
        Bejtja jot keq e stisur
        S’eshte prej Trurit
        Eshte prej UTURAKUT !

        S’eshte Kazan
        Eshte balle KAZANI!
        Faktet ndrisin si Flori
        Kur ne themel
        Eshte VATANI !

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          O Nalban
          po ç’ke o i uruar
          unë asnjëherë
          ty nuk të kam lexuar!
          *
          P.S.
          Meqë e bëre
          e zorrën zbraze
          merr dhe një lugë
          e mos bëj naze.

      2. ALBAN DEGA says:

        Replike e detyruar me nje tru… mut

        JO KAZAN PO BALL KAZANI !

        O Gopisti i NSHRAKUT
        Bejtja jote me bythe stisur
        S’eshte prej Trurit
        Eshte prej UTURAKUT !

        *

        S’eshte Kazan
        Eshte balle KAZANI!
        Faktet ndrisin si Flori
        Kur ne themel
        Eshte VATANI !

    2. Fadil says:

      Ehe, miku Alban, sikur paskësh bërë referatin..,megjithatë të përgëzoj dhe ma gëzofsh mundin!

  2. xhaja says:

    Ben si i zgjuar ti kellire njeri i piste tinzar e pordhac .100 femije po te kisha tek mesues tek ti asnje nuk do sillja pasi ti ke ne gjak ligesine. Me ndot dhe tastiern e gishtat kur shkruaj keto pak rreshta per ty.

  3. Lere se na mallengjeve!!! Mishin koqe koqe na e bere. Nuk po te dhjet me as basha . Langaraq

  4. rudini says:

    E vertete dhe me stil.

  5. Alidemsi 325 says:

    Doli perseri Ushtari i mire Shvejk, me syte si llampa, per te na folur per Toger Lulashin !………Me sa duket i kane premtuar nje post ne zgjedhjet e reja ne PD per te zevendesuar Bocin e Elbasanit,profesor per profesor…e kemi ne oborrr…

    1. visi says:

      Bocin ta zevendesoi ska problem por jo te ardhmen e pds kerric balliun se ska kuptim parlamenti pa copen e mishit me 2 sy

  6. Malo Kanina says:

    Të bukur analizë!!! Kjo është më tepër poezi letraro- artistike, një prirje adoleshenti të përjetshëm, i cili ka bindjen se hartimet e tij letrare, do të sugjestionojnë miletin. Në politikë ka vlerë logjika e fortë, argumenti mbi të cilin mbështetesh dhe sidomos thjeshtësia e transmetimit të mesazhit. Ky operon si mësues i shkollës 9-vjeçare. Bënë hartime dhe pasi i ka përfunduar së shkruari, ju këput një të lexuar vet, duke u mahnitur me këtë rast, pa hesap, me bukurinë e fjalëve që ka renditur, për të cilat ka vetëvendosur ti klasifikojë në “analizë”.

  7. Timi says:

    Ky edhe voltana si binjakë. Për nga injoranca e kam fjalën. I bëjnë qejfin vetes.

  8. selvia says:

    KY O NJE DERR MALOKU,USHTARI I PA TURPSHEM I SALI MALOKUT.

  9. Timi says:

    Nuk e kam lexuar artikullin e ketij idioti fare…pot habitem di ka mundesi qe gazetat botojne idiote te tille…ky lunatik eshte nje nga njerezit qe kavderon kriminelin Sali Berisha ne nje kohe kur edhe femijet e dijne qe Berisha eshte vrases e hajdut. Turp per ju qe botoni idiote te tille.

    1. Dima says:

      Eshte nje shkrim publicistik-letrar dhe politik modern…E do aftesia e tij per t’u shprehur keshtu.

  10. Dinero says:

    Nuk mund te drejtohet opozita nga nje kriminel,osé disa te tille nen siglen PD !

  11. nduke says:

    ouuuuu , na habiti ky…, shume i thelle paska qene ky trapi

  12. h says:

    Kotesia dhe cekesia e tij kulturale te ndjell mëshirë.
    Citimet të kota dhe pavend nuk bëjnë asgjë më shumë se sa ta shtojnë ate.
    Nje intelektual i vërtetë (nuk është rasti i tij ) nuk mund të ketë padronë,cilido qofshin ata.
    Servilizmi eshtë varri i një mendje të ndritur.Afinitetet e personaliteteve kulturale jane
    si ato shinat e hekurudhave (jo shqiptare) qe edhe puqen,por ata viene nga ruge të ndryshme.
    Infantiliteti i mjerë i këtij “menxyre akademike”krijon trishtim mbi kush janë pasardhësit e fishtës,
    Frashëllijve,Konicës,Nolit etj.Drita dëmton sytë e kujt rron në errësirë.

  13. Kellira says:

    Gojor i Saliut

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    Ne vend te nje komenti per kete “allosoj” analize po shkruaj fjalet e Edi Rames:
    “PYLL! PYLL! PYLL!..” (Megjithese Nul Noka me kete fjale nenkupton pi.h) 🙂

  15. Cuku says:

    #gopisti I NSHRAK-ut,,,,
    Je I madh ,
    Te lumte dora dhe mendja
    Shkurt dhe sakte..

  16. Gopi Sheqeres says:

    Po shko or malok kthehu te ruash dhite se nuk eshte politika per ju.. mbase ke nje pike ke te drejte
    Zjarrmi
    Zjarrmi
    Kaq dini ju or dreqer mali, ose zjarrm ose plaçke ose toke e xanum

  17. Një i njojturi yt ! says:

    GJAKMARKAJ, JE I PASHPRESË!
    THUAJ E BËJ Ç’TË DUASH, JE I NJË ERË E NDYRË, QË S’KA PARFUM QË E MBULON.
    NA I NEVERITE PAKTHYESHMËRISHT VERIORËT.
    👹👎👎, KËNAQEM ,KUR NDJEJ CFILITJEN , NË SHKRIMET E TUA. VUAJTJE DHE NDËSHKIM TË UROJ, I MERITON!👿

  18. Paqesori says:

    Ahhhh kesaj radhe paske nderruar stil…qenke bere romancier…
    Nje dite keshtu nje dite tjeter soj na cave trapin . Gjeje njehere veten…te dish kush je…bej mire punen qe merr leket te mbash frymen me nder..dhe pastaj na bej moral ne ti me i pamoraleshmi , qe hidhesh dege me dege…dhe fatkeqesisht na edukon apo na cedukon femijet !
    Mjere ne ne dore te kujt e kemi te ardhmen e vendit..jau nxorret trute kallup femijve tane te mrekulueshem , nuk dine ke te besojne .. “profesorin”apo ate qe perjetojne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *