Andi Bushati: Nuk pushtohet Surreli me trëndafila

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Gurë dhe hunj mbi traun e koncesionarit në rrugën e kombit. Qepena të mbyllur në tregjet e pakicës. Miell në parlament mbi kokat e qeveritarëve. Tentativa për të protestuar para shtëpisë private të Ramës.

Prej disa ditësh opozita po qëndron me flakandan në dorë për t’i fryrë ç‘do konflikti të mundshëm. Disa kanë filluar t’a quajnë të dhunshme, disa pesimistë të pashpresë dhe disa të tjerë të mjerë, që mëton të pengojë reformën në drejtësi.

Por, pavarësisht nga arsyet për të cilat po e bën, pavarësisht sa të ndershme dhe të besueshme janë qëllimet e saj, një gjë duhet pranuar: tensionimi i stituatës është një ngjarje pët t’u duartrokitur.

Ajo që na mëson historia jonë e këtij çerek shekulli, është sa e thjeshtë aq edhe e qartë: kur qeverisjet kanë tendencën për të degraduar në rregjime, ato nuk përballohen dot vetëm me mjete demokratike. Po të hedhim sytë pas, ky pohim rrezulton gjithnjë i vërtetë.

Sali Berisha arriti t’a fitojë pushtetin në mars të vitit ’92 vetëm pasi ndoqi politikën e zhytjes së vendit në kaos, vetëm pas nxitjes së grevave të përgjithshme dhe në fund, pas grushtit vrastar që i dha qeverisë së përbashkët të stabilitetit. Nëse ish lideri i atëhershëm i demokratëve do të kishte zbatuar lojën demokratike dhe do të kishte respektuar verdiktin e zgjedhjeve të 1991, komunistët do të kishin qëndruar se paku edhe 3 vite në pushtet.

Si për ironi të fatit, loja e historisë i ktheu reston Berishës. Ai udhëhoqi fillimisht si një despot, burgosi opozitarë e gazetarë, vodhi zgjdhjet, lejoi ngritjen e piramidave dhe me anë të tyre fitoi garën lokale të tetorit ’96, që u konsiderua e vlefshme nga komuniteti europian.

Duhej që, disa muaj më pas, shqiptarët t’i vinin flakën vendit për të rrëzuar me çmimin e tmershëm të mbi 2 mijë të vrarëve, një tentativë për të ringjallur diktaturën. Sado e dhimshme dhe cinike të duket ’97-a nuk e ktheu mbrapa, por e shpuri përpara vendin.

Po e njëjta taktikë u zgjodh edhe nga opozita socialiste për të rrëzuar Berishën e dytë. Provokimi i 21 janarit, shkopat, gurët, bombat molotov patën një qëllim të caktuar: të nxirrnin fytyrën e vërtetë të një qeverisjeje që po degradonte në autoritarizëm.

Pa e provokuar rëndë, ne nuk do të arrinim të bindeshim kurrë për profilin e njeriut që urdhëroi vrasjet në bulevard.

Kjo gjë është e vlefshme edhe për Edi Ramën sot. Nëse nuk do ishte mbajtur nën trysni dhe presion ai do të vazhdonte të propogandonte një Shqipëri ku nuk mbillej hashash, ku nuk uleshin avionë droge. Pa këtë trysni ai do të vazhdonte të pikturonte një parlament ku nuk ishin zgjedhur kriminelë, megjithëse policia nuk i ndalonte dot deputetët e shoqëruar me trafikantë, apo një arenë biznesi ku gjithçka lulëzonte dhe nuk ishte kapur nga klientët e tij oligarkë.

Frymëzimi i tensionit aktual, thyerja e traut që nxjerr të vërtetat e koncesionit, mbyllja e qepenave që tregon se përse po varrosen tregtarët e vegjël, demonstrimi në Surrel që flet më shumë se gjithçka për arsyet pse po betonohet Tirana, duken në pamje të parë si akte “vandale”.

Shumëkush edhe e ka akuzuar opozitën për to. Por në fakt, pavarësisht nga motivet dhe qëllimet, ajo duhet përgëzuar. Sepse ajo po na ofron njësoj si në ’91, njësoj si në ’97, njësoj si në 2011, pasqyrën e dhimbshme ku duhet parë regjimi që po instalohet. Dhe historia jonë e afërt na ka treguar se, ne si popull, kemi nevojë për shkundje të forta, për të kuptuar që gjendemi në prag të katastrofës.(Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Andi Bushati: Nuk pushtohet Surreli me trëndafila”

  1. Por cfare do te thote Andi Bushati neqoftese golemsit e zemeruar vene dhe ja shkaterojne vilen atin ne plazh! Para se Andi te na hiqet si shkaterues le te na tregoje se eshte dhe si paguhet nga kush dhe me cfare lloj monedhe?Bashke me Lubon dhe Yllin apo dhe Zhejin jane bere qyravitesit me te ndyre!

  2. dajti says:

    Ky bushati eshte debil i lindur. Qe ne titull duket kur perdor fjalen “pushtim”.
    Ore legen me Ramen jane shumica e popullit dhe nese kruhesh ti ose tutoret e tu te bejne te futesh ne vrime te miut. Per ke i shkruan keto paçavure? A e shikon qe çfare te punojne ne komente?

  3. Nga ish blloku says:

    Duke lexuar shkrimet e ketij HALEJE, nuk me vjenë asgje t’i themë veçse…. Hakptu.. nje peshtyrje ne surrat

  4. @ says:

    @dajti
    Mund te mos jesh dakord me Bushatin. Edhe une shpesh here nuk e pelqej. Por, per nga menyra se si ti komenton dhe se si kerkon te imponohesh, duket qarte, qe ke nevoje edhe ti per ato “shkundjet e forta” qe permend Bushati.

  5. LORA says:

    Bukur,shume bukur,,,,gropa septike mediatike qenka ne prag te katastrofes.Kjo nuk diskutohet,,,,sepse po e thote vete and-ushi publikisht;pa ia kerkuar.

  6. mirel says:

    Po o Andi, por historia tregoi se me kutin e Berishes si ne pushtet, si ne opozite vendi shkaterrohet. Dhe eshte ky model shkaterrimi qe pesuam nga Berisha qe e kthyen politiken ne oligarki sepse nuk kane me frike nga turmat vandalecte Berishes. Sepse vete populli, ajo shumice qe fitoi zgjedhjet e 91shit dhe 96es, eshte betuar te mos i japi Berishes shanse per shkaterrim, prandaj nuk ngrihen me force kunder Ramiut. Kur shikojne masen e te keqes qe prodhoi Berisha, kerkojne ta mbajne larg.
    Ekzistenca e Berishes ne opozite e demton shume faktorin popull dhe zerin e tij.
    Opozita nuk eshte PDja. Opozita duhet te jete populli pa parti, duhet te jete PSja pa Rami.
    Duhet te jene ata qe nuk duan te kene te bejne me produktet alla Berisha, si Meta, Ahmeta dge Ramiu

  7. timi says:

    percfare katastrofe e ka fjalen nipi i hysni kapos perhapjen e negociateve per antaresim ne BE…po po kjo eshte katastrofe per nipin e hysni kapos sepse hysa ka luftuar dhemb per dhemb me armiqte angleze e gjermane dhe gjithe europen duke na izoluar si ne burg…e duke i shpallur te gjithe armiq. ptuuuu kazan i zi…me lummin tend kjo qeveri dhe Edi Rama vetem forcohen dhe do rrine ne pushtet edhe 5 mandate te tjera sepse shqiptaret qe vendosin me vote nukju besojne ju anal-istave te kazanit as edhe nje fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *