Bombardimet ndaj Assad, Ministria e Mbrojtjes: Përgjigja e duhur, i papranueshëm përdorimi i armëve kimike

14 Prill 2018, 14:23Politika TEMA

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka reaguar pas sulmeve të SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Asad, si kundërpëergjigjie ndaj përdorimit të armëve kimike ndaj popullsisë së pafajshme.

Me një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes teksa cilëson si të papranueshëm përdorimin e armëve kimike, nënvizon se “veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Deklarata e plotë e Ministrise së Mbrojtjes: 

Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marre jetë njerëzish të pafajshëm.

Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.(TemA)

4 komente në “Bombardimet ndaj Assad, Ministria e Mbrojtjes: Përgjigja e duhur, i papranueshëm përdorimi i armëve kimike”

  1. Klimax says:

    Meqenese Ministria e Mbrojtjes po na flet per “konventat nderkombetare”, e para, OKB-ja, a e ka vertetuar se jane perdorur arme kimike dhe a jane perdorur ato nga regjimi Asad?
    E dyta, bombardimet ndaj Sirise, qytetareve te saj dhe jo ndaj Asad (ai eshte ne ambjente te sigurta), jane te ligjshme? Kush i bene ato te ligjshme, Trump?
    E treta, si ka mundesi qe ne keto bombardime moren pjese vetem tre vende te NATO-s (SHBA, France dhe Britani e Madhe)? Perse deklaruan “jo” vendet e tjera?
    E katerta, Britania e Madhe u godit ne territorin e saj me arme kimike dhe per kete beri pergjegjese Rusine, por cuditerisht hakmarrja britanike nuk ndodhi ndaj Rusise, por ndaj Sirise!!!!!!! Mos valle qeveria britanike eshte me e ndjeshme per jeten e sirianeve se sa te qytetareve te saj?
    E pesta, nuk sjellin te njejtin perfundim si armet kimike te “Asadit” ashtu dhe raketat e “zgjuara” dhe te “bukura” amerikane, shkaterrimin dhe vdekjen?
    E pesta, mire Turqia dhe Izraeli ne rajon e deshirojne demtimin e Sirise per interesat e tyre gjeo-strategjike, e para, Turqia, per te perfituar territore ne Sirine veriore dhe spastrimin e tyre nga popullsite kurde dhe e dyta, Izraeli, per te eleminuar Hezbollah, armikun e tyre qe mbeshtetet nga Irani) dhe jane “pro” bombardimeve, por Shqiperia cfare interesa ka?
    E gjashta, kush sjell paqen, gjuha e armeve dhe konflikteve apo gjuha e diplomacise dhe dialogut?

  2. Geroni says:

    Thelbi ketu eshte se kush e organizoi dhe financoi luften civile ne Siri. Po ISIS. Aktoret dihen. Eshte shume e thjeshte. Lindja e mesme u be katrahure nga Amerika e cila kontrollohet nga financat Izraelite per interesa Izraelite. Politikanet Amerikane jane kukulla dhe popullit Amerikan nuk ja fershellen njeri. Nuk ekzistin drejtesia nderkombetare, OKB eshte thjesht zyre noterie. Keshilli i sigurimit as qe mblidhet fare, sepse kane vote Kina me Rusine dhe te tjerat dihen. Vari lesht. Keta te drejten e kan si perallat per femijet, per te manipuluar mendjet e atyre qe i degjjojne e besojne. Vazhdon perralla e armeve kimike qe vrasin njerez, nderkohe nga nderhyrja Amerikane ne lindjen e mesme jane vrare me dhjetra milione civile.

  3. Azem Enveri says:

    ahahahhahahhahahaha, ministria e mbrojtjes shqiptare, hahahhahhahahhaha, lol?

  4. KATHARSIS says:

    OKLLAIJA ESHTE E SHIJSHME KUR I KALON 20 INXHIN. MERRU ME PUNE TJETER E JO ME SUMLEPIRJE TE AMERIKANEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje