Revolucion kundër kujt do bëjë Berisha, kundër SHBA?

14 Prill 2018, 17:05Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Politika shqiptare mbeti në një nivel shumë të ulët, sepse nuk doli dot nga stilemat dhe karakteri ultragënjeshtar i Enver Hoxhës.

Vendosja e drejtësisë dhe procesi antikorrupsion është e vetmja rrugë e rrëzimit të hoxhizmit dhe karakterit totalitar të politikës në Shqipëri, e cila është sot prezente.

Vendosja e drejtësisë dhe moralitetit në qeverisje; domosdoshmërisht do të krijojë mundësinë që bota akademike shqiptare, për herë të parë në Shqipëri, do të drejtojë politikën, parlamentin dhe vetë shtetin shqiptar.

Historia e politikës shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore nuk ishte vetëm një diktaturë dhe një terror shtetëror i mbështetur te vrasja ; por ajo prodhoi si moral edhe një retorikë totalitare kundër dinjitetit njerëzor.

Ata që drejtimin politikën kishin të drejtë të frenonin në karierë, të fyenin, të burgosnin dhe të vrisnin çdo individ që nuk ishte me ta. Duke përjashtuar burgun dhe vrasjan, të gjitha të tjetat janë po kështu edhe sot.

Por nuk duhet menduar se ajo retorikë e degraduar kundër dinjitetit njerëzor vinte nga ndërtimi individual i individëve me pushtet. Ajo u krijua nga Enver Hoxha, sepse ky, pasi kreu krime monstruoze, iu tremb ndëshkimit.

Krimi shtetëror të çon në resentiment popullor, dhe resentimenti i popullit të çon në hakmarrje. Kjo ishte frika e Enver Hoxhës në 40 vjet. Po pyetja është: pse vrau njerëz të pafajshëm Enver Hoxha me anë të terrorit shtetëror?

Dhe përgjigjia është: për pushtet.

Ngjashmëria e stilemave dhe retorikës aktuale të degraduar moralisht që po haset sot në politikën shqiptare, vjen e shfaqet pikërisht nga e njëjta arsye: frika ndaj ndëshkimit.

Korrupsioni, si tendencë e karakterit kryeministror, ka njëzet vjet që ka rënë në krime shtetërore dhe u bashkua edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Kjo sigurisht që nuk mund të qëndronte shumë gjatë.

Janë dy arsye që e sollën më në fund kërkesën për ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri: arsyeja e parë është përgatitja e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian; dhe, arsyeja e dytë është interesi i madh amerikan, gjeopolitik dhe ekonomik, që erdhi më në fund dhe formuloi aleancën shqiptaro-amerikane.

Kjo aleancë sigurisht që është risia historike e njëzet vjetëve të fundit, e cila e shpërnguli epiqendrën e interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor, nga bota sllave, në botën shqiptare të kësaj zone.

Në funksion të kësaj, duke i qëndruar spastrimeve etnike dhe kthimeve në ndërrim kombësie, nga shqiptarë në sllavë, sot, realisht, në Ballkanin Perëndimor jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë.

Shqiptarët me dhunë të tejme janë detyruar që të mohojnë kombësinë e tyre etnike në Greqi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Rithimi i tyre në identitetin real etnik, do të sigurojë në historinë e re politike, shqiptarët si popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht këtu vjen ndërkohë dhe mbështetet plotësisht edhe aleanca shqiptaro-amerikane që mendohet të jetë një aleancë shumë afatgjatë në ristrukturimin politik dhe etnik të vetë Ballkanit.

Në funksion të asaj që shprehëm më lart; kuptohet që korrupsioni shqiptar nuk mund të ketë më asnjë shpresë.

Ky korrupsion tani, dihet se përbën një pengesë reale për aleancën amerikano- shqiptaro-gjermane; prandaj që duhet të likuidohet, dhe do të likuidohet.

Të gjithë liderët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë sot faktin esencial të korrupsionit shqiptar: korrupsionin kryeministror. Kurse tani është fakt juridik se me kushtetutë dhe me ligj, ky korrupsion kryeministror do të likuidohet tërësisht nga ligji dhe Reforma në Drejtësi.

Kjo është arsyeja edhe e reaksionit kryeministror shqiptar që spikat sot me një humbje të arsyes. Këta të korruptuar janë në gjendjen e një dehje patologjike, nën efektin e të cilës, korrupsionit kryeministror Berisha, po i duket sikur ka forcë të ” kryejë revolucion” në Shqipëri.

Dhe pyetja mbetet vetëm një: revolucion për çfarë?

Revolucion shqiptar kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ruajtur të gjithë grabitjen që ky korrupsion iu ka bërë shqiptarëve.

Por, a ka mundësi të bëhet kjo sot në Shqipëri?

Sigurisht që kjo është një pamundësi absolute, sepse shqiptarët janë sot popullsia më proamerikane dhe, nën këtë afekt, çdo kërkesë amerikane në Shqipëri është absolutisht e pranueshme nga verë shqiptarët.

Kjo është arsyeja që i gjithë korrupsioni shqiptar, dy herë rresht brenda një viti, hyri në Parlament dhe votoi tërësisht edhe kushtetutën, por edhe ligjin kryesor të Reformës në Drejtësi.

Po për revolucionin Berisha, çmund të thuhet ?

Në çdo situatë të papranueshme, në Shqipëri sot, ndërhyrja e politikës amerikane neutralizon gjithçka. Ja, kjo është e vërteta e kësaj kohe.

Prandaj: vërtet mendon korrupsioni kryeministror Berisha se mund të përmbysë reformën shqiptate antikorrupsion kur kjo tani po drejtohet tërësisht nga Uashingtoni?

Shpresë e humbur.

Po retorika e degraduar hoxhiste që po përdor sot korrupsioni kryeministror shqiptar?

Edhe kjo do të marrë fund bashkë me korrupsionin kryeministror.

20 komente në “Revolucion kundër kujt do bëjë Berisha, kundër SHBA?”

  1. vjola says:

    O ti me nje brim i bie fyellit .
    , apo te kane ikur fare ment ekokes , Ore cke me Enver Hoxhen qe e perdor ne cdo shkrim ? Ti kujton qe ke vuajtur ti me te drejte , dhe ne shumica duhet te durojme genjeshtrat e tua . Ju te gjithe keta polileshet eketyre 28 vjete jeni genjeshter , hajdut ,kriminel ……Me thuaj zotrote cfare keni bere ju demoleshet ne keto 28 vjete ? Kujtoini mire cfare beri Enveri ne te gjithe Shqiperine me popullin trim e punetor per 28 vjet .Dhe kini goje ju hiena , varremihesit e ketij vendi . Je pergjegjes per shkaterrimet e Shqiperise , se ke i ke mbajtur ison Sali Berishes . Do te japesh llogari edhe ti .

    1. Kujtimi says:

      Berisha eshte per ELBASAN
      GOMAR I CMENDUR

    2. arjani says:

      Nje nga arsyet qe ti zoti Ngjela flet keshtu eshte sepse ty nuk tu dha pushtet ashtu sic moren Salinjte me shoke. Dhe jo vetem ty po askujt nga te vuajturit e asaj kohe. Kam frike se po te kishte pushtet gjuha jote do ishte shume me en dryshme nga ceshte sot. Ne thelb ke te drejte. Por te dish nje gje. Ai sistem qe ti e shan aq shume kishte ca shina. E te thoshte po kalove keto shina do futesh ne burg. Po qe seshan partine dhe Enverin shkohet deri ne ekzekutim. Shkurt ishte nje shtet me rregullat e tij qe u ngrit nga hici. E si nga hici duhej nje dore e forte qe ta bente kete vend. Sepse ne pothuaj kaluam nga sklavopronaria ne feudalizem e nuk ja pame hairin sistemit te kapitalit. Duke qene te pashkolluar nga lufta e me nje gen prapembetje te pergjithshme, ajo qe beri ai Enver Hoxha ishte kolosale. Kurse ti na tregon hoxhizmin e leshin e terci e verci. Kriminaliteti ishte ne nivelet zero. Papunesia ishte pothuaj zero. Kishte studime per perdorimin e buxhetit te shtetit, e jo si sot qe parate e thesarit perfundojne ne xhepat tuaja e te pushtetareve. Kurse ne populli i thjeshte ju duartrokasim ju qe po na cani trapin ketu e 28 vjet. Mos do te thuash qe dhe Kina eshtre e prapambetur qe ka sistem nje partiak? Ike ore pirdhu. Duhet te dish nje gje, ashtu si familja ka nje baba e ka nje koke dhe me vendimmarrjen e te tereve qeveriset familja, edhe shteti nuk mundet te qeveriset nga 150 parti qe keni krijuar ju qe u qifshi me gjithe ato parti leshi. Vetem sa po na rripni. Kurse sisteminsindikal e keni shkaterruar per interesat tuaja qe ne vitin 92′. Po skeni faj ju me gjithe Salinjte, Lulet, Grigjat, Salianuset, Ruçet, Gjinushet. Ti qe e tund ate gishtin si kompetent e si jurist i zoti as e keni ngritur ndonjehere zerin per cekun e bardhe, teoria e fillimit nga zerua. Vjedhjet e vrasjet masive ne keto 28 vjet. Dhe ta fish more zoteri qe ti e di mire qe ne keto 28 vjet, kane vdekur mbi 20.000 vete, nga konfliketet e pronave,gjakmarrjet, nga trafikimi, nga vrasjet, vjedhjet, nga mbytjet ne 97 ne det e me vite te tera. Aaaaaa jam gabim? ike ore pirdhu..Burracaker jeni te gjithe, por ndofta vjen nje dite e vjen perseri nje dore e forte dhe te gjitha padrejtesite i con ne vend. Nuk kemi shprese se kjo drejtesia juaj qe predikoni te denoje gjithe ata qe na moren frymen tash 28 vjet.

    3. @ says:

      @Vjola
      Qe je nostalgjike e Enverit eshte pune per ty.
      Por gjuha qe perdor eshte e palejueshme sepse nuk jetojme ne “diktaturen e proletariatit” qe ti e deshiron me aq pasion. Sa per kriminel, Enver Hoxha eshte renditur nder ata me te medhenjte e historise..

  2. Nice says:

    atesti i partise se punes ka gjetur perendine e re me emrin SHBA…..
    o taku nuk te shpeton SHBA nga vdekja as ty e as salen

  3. Nice says:

    atesti i partise se punes ka gjetur perendine e re me emrin SHBA…….
    o taku nuk te shpeton SHBA nga vdekja as ty e as salen

  4. return of the saint says:

    Nuk ka as me te voglin dyshim qe politika 70 vjecare antishqiptare e drejtuar nga Moska ka falimentuar dhe bashke me kete dhe sherbetoret e saj nje gjenerate e re politikanesh pro perendimor do te vi se shpejti nga diaspora per te futur vendin ne rrugen e zhvillimit te kapitalizmit elastik dhe begatise dhe kjo fjale SHBA-VE

  5. taku says:

    tak tak tak tak ora taku

  6. taku says:

    tak tak tak tak ora taku …

  7. Johani says:

    Mos u ndal zoti Ngjela se sapo fola me trampin dhe me siguroi se ashtu siq ja bani asafit do tia secilit mik dhe vlla te tij siq asht sali berisha dhe lul bash me moniken e braimllarin-mullarin,keta horra kur ti kap aori kerkojn vrimen e miut,amerika ntoke aoti nqiell thine a!

  8. T.T says:

    Shqipria paska dhe ka akoma legena, populli shkret ca po heq,mo mire Siria.

  9. Koba says:

    Te drejte ka Z.Ngjela.Po afron Ora e se Vertetes.Reforma per Drejtesi e Mbeshtetur Fuqimisht nga SHBA dhe BE Do te Pastroje Sistemin E Drejtesise dhe Politiken Shqiptare.Ne Hapsane do ti shohim te gjithe Shperdoruesit e Fondeve Publike dhe te Pasurive Publike.Shoqeruar me Konfiskimin e pasurive te vena ne menyre te Paligjshme

  10. zgalem says:

    Nuk eshte hera e pare , qe Taku na jep te zberthyer anlizen e sistemit , qe instaloi Berisha . Ai e konsideron Berishizmin , si zgjatim te Enverizmit , por perjashton burgimet dhe vrasjet . Kjo nuk qendron . Berishizmi ka vrare dhe ka burgosur ne emer te demokracise , prandaj eshte varianti me i keq i Enverizmit , i ngritur ne katror . Kjo perforcohet edhe me faktin tjeter shume sinjifikativ . Enveri kreu vepra madheshtore , qe fillojne me luften , rindertimin , arsimin , shkencen etj . Asgje te ngjashem nuk ka krijuar revolucionar , Saliu . Me thirrjet per revolución , Saliu cvleresohet edhe si njeri i arsimuar, sepse revolucioni permbys sistemin . Po qe se e ka seriozisht , me revolución kerkon te sjelli ligjerisht te kunderten e sistemit te instaluar , per afro 3 dekada . Ne te tera planet , qe ta analizosh , Saliu eshte kartmonedhe fallco . Ne se kurrizon e rregullon varri , Shqiperine do ta rregulloi Vettingu , qe duket se po vjen . Zgalem

  11. Jak Boston says:

    Viola enveristja prandaj jemi ketu ku jemi se zinxhiri sllavo-komunist vazhdon te na drejtoje qe nga lufta e dyte boterore.
    Popovici-Mugosha-Enver Hoxha-Nexhmia-IlirHoxha-Ramizi-Nano ( pro grek)-Berisha (kelyshi sllavo-grek)-Meta-Monika (ky cift ka miq cdo antishqiptar)-Rama-Basha-Fazllici( miku Sales)-Vucici(miku Rames).
    Keta jane disa nga hallkat kryesore te zinxhirit shume te gjate sllavo-komunist pra keta jane ADN e qeverisjes per shtate dekada ne Shqiperi. Sa per emrat demokrat, socialist, republikan, socialdemokrat, demokristian etj…. jane vetem etiketa per njerez si puna jote Viola qe thote cbene demokratet ne keto 28 vite.
    Po cfare demokratesh moj???
    Demokrat me komunist Saliun ne krye???
    Ata jane pjese e zinxhirit e dashur vrite pak mendjen rilexoje zinxhirin dhe mbase do te ndergjegjesohesh.
    Ti thua Enveri.
    Po Enver suma ishte kryekaragjozi, ja nje shembull qe nga fillimi i komunizmit ne Shqiperi.
    Enveri nxorri tjetrin nga shtepia dhe i zuri shtepine tjetrit, dhe dilte e jepte mend me fjalime dhe me veprat e qofteve.
    Te mos flasim per tradhetite dhe vrasjet e Enverit se na duhet shumekohe per ti shtjelluar.
    As pushtuesit nuk i nxorren njerezit nga shtepite sic i nxorren komunistet.

  12. Jak Boston says:

    Viola enveristja prandaj jemi ketu ku jemi se zinxhiri sllavo-komunist vazhdon te na drejtoje qe nga lufta e dyte boterore.
    Popovici-Mugosha-Enver Hoxha-Nexhmia-IlirHoxha-Ramizi-Nano ( pro grek)-Berisha (kelyshi sllavo-grek)-Meta-Monika (ky cift ka miq cdo antishqiptar)-Rama-Basha-Fazllici( miku Sales)-Vucici(miku Rames).
    Keta jane disa nga hallkat kryesore te zinxhirit shume te gjate sllavo-komunist pra keta jane ADN e qeverisjes per shtate dekada ne Shqiperi. Sa per emrat demokrat, socialist, republikan, socialdemokrat, demokristian etj…. jane vetem etiketa per njerez si puna jote Viola qe thote cbene demokratet ne keto 28 vite.
    Po cfare demokratesh moj???
    Demokrat me komunist Saliun ne krye???
    Ata jane pjese e zinxhirit e dashur vrite pak mendjen rilexoje zinxhirin dhe mbase do te ndergjegjesohesh.
    Ti thua Enveri.
    Po Enver suma ishte kryekaragjozi, ja nje shembull qe nga fillimi i komunizmit ne Shqiperi.
    Enveri nxorri tjetrin nga shtepia dhe i zuri shtepine tjetrit, dhe dilte e jepte mend me fjalime dhe me veprat e qofteve.
    Te mos flasim per tradhetite dhe vrasjet e Enverit se na duhet shumekohe per ti shtjelluar.
    As pushtuesit nuk i nxorren njerezit nga shtepite sic i nxorren komunistet.
    Uroj qe kjo Vjola mos te jete ndonje gjysh qe shkruan me emailin e mbeses, si gjysh Saliu me supermbesen e vet qeflije serbesh, pasi dhe gjysh Saliu enverist eshte, po e ka caktuar partia me detyre ne krahun tjeter.
    Jo te gjithe te arratisurit ne kohen e komunizmit ishin antikomunista disa ishin arratisur me detyre partie.
    Rritu dhe ca me shume Viola dhe po lexove ca me teper do e kuptosh jeten me mire.

  13. Iliri says:

    Taku ca gjera i thote mire ca te tjerave ja fut kot.Barazon saliun meten baraz me Ramen si te koruptuar dhe qe te tre nuk e duan reformen ne drejtesi.Po mos ta donte Rama ajo nuk behej por taku e thote nga problemi personal me Ramen qe nuk e beri minister dhe ketu fillon lajthitja e takut.

  14. Kombi says:

    SHYQYR QE NA NGOP AVOKATI ME SHPRESA , POR ATYRE NUK PO I HYN GJEMB NE KEMBE . WETINGU KA FILLUAR ME HAPAT E BRESHKES DHE DERI TANI KA KAPUR RRJETA DY SARDELE .

  15. Arber Iliri says:

    Goditja e vertete e korrupsionit ne Shqiperi dhe reforma ne drejtesi e ne shtet ne pergjithesi fillon vetem me nje akt te thjeshte ligjor arestimin e Sali Berishes.Kjo eshte sa e thjeshte aq edhe e vertete.I vemti veprim real qe do te kete nje impakt te jashtezakonshem ne ngritjen e shtetit shqiptar mbi principin e sundimit te ligjit.te tjerat jane fjale .Veprim i vetem me efekt te jashtezakonshem arestimi i Berishes.Kjo eshte ndarja e Shqiperise nga shteti kaotik tranzicional ku cdo hajdut mendon te behet minister , deputet a kryeminister se mund te beje pasuri per vete e te ike.nese arestohet Berisha hajdutet e batakcinjte nuk do kene guxim te marrin detyra te larta shteterore.

  16. Jak Boston says:

    Pse e mbani Violen me hater apo se eshte everiste?
    Ndersa komentet e mia gjithmone i bllokoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje