“Bombardimi i Sirisë nga avionët amerikanë, britanikë e francezë, i “varrosi” në Tiranë dhe shpresat e Saliut e të korruptuarve që kanë sytë nga Moska”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Bombardimi i Sirisë nga avionët amerikanë, britanikë dhe francezë, i “varrosi” në Tiranë edhe shpresat e marra të korrupsionit të lartë shqiptar.

l. Në disa biseda televizive dhe në shumë statuse këtu në FB, unë e kam deklaruar gjendjen financiare mizerabël të Rusisë. Dhe, për këtë, më janë “hedhur në grykë” me kundërshtime politike gati patologjike, politikanë të tembur nga reforma, por edhe gazetarë e analistë politikë që nuk e dinë se politika është shkollë.

Por ja që pasioni dhe frika i dëmton gjithmonë mendjet e vobegtësisë intelektuale.

Por, çfarë shkaktoi ndërkombtarisht bombardimi i Sirisë?

Bombardimi amerikan i Sirisë i datës 13 prill, bashkë me shkatërrimin psikologjik të Rusisë dhe vetë Putinit; shkallmoi psikologjikisht dhe:

Beogradin, Shkupin, Athinën, por tulati thekshëm edhe korrupsionin madhor shqiptar – të gjithë bashkë – Berishën, Metën, Bashën. Kurse Edi Ramës i tha politikisht: “rri mirë ti derëzi, dhe nënshtroju fatit tënd!”.

Por ka edhe më tepër se kaq.

Nën një prizëm të politikës globale ky bombardim duket se ngre siparin për zgjidhjen me anë të forcës të krizës së Lindjes së Mesme. Ka një konfuzion sot në këtë zonë, por gjithsesi mendimi politik amerikan dhe ai perëndimor duket sikur u bashkuan në një pikë: ushtrimi i forcës.

Historia na ka treguar se maturia e tepërme për të ushtruar forcën, i jep të dobëtit armën e intrigës. Dhe kështu veproi edhe politika ruse në këtë kohë dilemash perëndimore.

Por forca e ushtruar kundrejt Sirisë dha edhe në Shqipëri rezultat pozitiv.

ll. Që pardje, më datë 13 prill, në funksion të antikorrupsionit, historia e ecurisë së Reformës drejt Perëndimit në Shqipëri ka bërë dy hapa të mëdhenj përpara: së pari – nga bombardimi i Sirisë dhe falimentim i Rusisë në këtë rast, u tulatën në Tiranë antiamerikanët politikanë të lartë, gazetarë të lidhur me korrupsionin kryeministror shqiptar, redaksi gazetash e televizionesh, dhe të gjithë “revolucionarët haxhiqamilistë” që kërkojnë të bëjnë revolucion antiamerikan në Shqipëri. Së dyti – u lajmërua hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian më 17 prill të këtij viti; dhe erdhi gjithashtu menjëherë edhe ftesa që kancelarja gjermane Merkel i ka bërë kryeministrit shqiptar që ky të vizitojë Berlinin në fund të këtij muaji.

Për të gjithë rrafshin antireformë në Shqipëri, ky ishte një mat në shahun aktual politik.

Ishte vërtet një mat, sepse një kor i madh të korruptuarish të Tiranës kishin kërkuar ndihmë në Moskë. Por çfarë ndihmë mund t’u japë Moska disa hajdutëve shqiptare që nuk i pranon më koha shqiptare sepse kanë abuzuar me paratë e një populli të varfër?

Dhe shenja e parë u dha dhe në Shkodër: revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës nuk e nisi dot rrugën nga qyteti i Parë i përzgjedhur prej tyre për të filluar një revolucion antiamerikan. Po pse, këta të trembur, i dinë me Moskën shkodranët?!

Një dhe, dy ditë më parë, në funksion të revolucionit haxhiqamilist, Meta dhe Berisha nxorën Llallën që të lajmëronte se Amerika dhe Bashkimi Europian kanë dashur të arrestojnë Saliun dhe Metën.

Saliu priti që, pikërisht për këtë, të ngrihej Shkodra dje; e mandej me radhë të gjithë qytetet. Por ja që Shkodra nuk e përcolli fare “fatkeqësinë” e Saliut. Dhe kjo sigurisht që tregon se shkodranët qënkan dakord me arrestimin e Saliut.

Kurse në Tiranë ka tulatje: ta vazhdojnë apo jo rrugën e revolucionit. Por komedia erdhi dhe u shkrua si një parodi që kaloi nga beteja e miellit në Parlament, te falimentimi i Rusisë në Siri. Dhe mos mendoni se nuk kanë lidhje psikologjike. Është e njëjta psikologji, se Saliu dhe Meta prisnin me ditë që Rusia të sfidonte Amerikën në Siri. Sepse është e qartë që, armët kimike, Putini i hodhi kundër njerëzve të pafajshëm në Siri. I hodhi, dhe paralajmëroi përplasje ushtarake në rrafsh global po të goditje Siria. Saliu mori zemër dhe me miell shpalli në Parlament revolucionin e tij antiamerikan. Por sigurisht që dihet se i urrituri në ëndër gjithmonë sheh kullure.

Mjeranë më të mëdhenj se të korruptuarit qeveritarë të Shqipërisë së sotme, nuk besoj se ka parë Europa që pas Luftës së Dytë Botërore; sepse, as eksponentët e lartë të qeverive komuniste nuk janë katandisur në gjendjen që shohim sot në Tiranë Saliun dhe taborin e tij; por, edhe vetë Edi Ramën, që vërtitet si fëndyell sa nga Saliu te Amerika.

Komedi e madhe është kjo, por, nisur nga shtypi, më rëndë e paskan përjetuar thyerjen e Moskës në Siri ata analistët politikë që e nisin analizën nga shtëpia e tyre, vijojnë në lagjen e tyre, dhe në fund përfundojnë te gazeta, televizioni apo te portali që drejtojnë.

Gjendje më qesharakë se kjo nuk ka përjetuar ndonjëherë klasa politike shqiptare. Por shqiptarët ama, janë drejt shpëtimit të tyre historik.

lll.
Si do të vijojnë punët këndej e mbrapa?
Sigurisht që “trompave të Saliut do t’iu vendoset sordina”, kurse Rama kokëulur do të pranojë të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Europian, do të dëgjojë Merkelin pa e pasur mendjen fare të fjalët e saj, dhe do të vijë në Tiranë që të presë fatin e tij sipas shprehjes së Dante Aligerit: “merre jetën ashtu si të të vijë!”

Sigurusht as Rama nuk ka më të ardhme politike; sepse nga mediokriteti pasionant mendoi që pushteti i tij do të zgjasë sa jeta politike e Saliut. Por brenda kësaj devize, është kapur në korrupsion. Reforma do t’i kapë të gjithë bashkë.
Kam përshtypjen se, nisur nga nga pozitat e forcës, këtë do t’i thotë Ramës edhe kancelarja gjermanë në fund të muajit. Pse, a nuk ishte Merkeli që tha kohët e fundit se “shqiptarët e zgjuar po drejtohen nga budallenj”. Dhe, ju mendoni se ajo ka frikë që t’ia thotë Ramës në sy këtë, kur e di që ky frenoi një vit Reformën në Shqipëri?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

26 komente në ““Bombardimi i Sirisë nga avionët amerikanë, britanikë e francezë, i “varrosi” në Tiranë dhe shpresat e Saliut e të korruptuarve që kanë sytë nga Moska””

  1. Jorgo says:

    avokati i lajthitur eshte nje nder ato qe shkun e takuan Milloshevicin kur ishte nen embargo dhe po masakronte popiujt e tjere te Jugosllavise. Tani ben anti-sllavin e madh. Edhe media pasqyron shkrimet e ketij matufi vetem se shan majtas e djathtas.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Politikën ndërkombëtare
      sa mirë që e zhbiriloka
      për një çast mu duk
      si Nalban Dhoga!
      🏏🏏🏏🏏🏏🏏🏏

    2. Cudia says:

      Une them qe Takun ta bejme president menjehere pas arrestimit te Metes. Arsyeja kryesire eshte se Taku jeton ne “parti” me vete…

  2. undefined says:

    o taku! une te dija trim
    ti na pakse frike nga nje cope hekuri e quajtur rakete

    saliu si cdo plak o taku ashtu edhe si ti mendon per vdekjen
    dhe nuk ka frike nga burgu

  3. undefined says:

    o taku! une te dija trim
    ti na pakse frike nga nje cope hekuri e quajtur rakete

    saliu si cdo plak o taku ashtu edhe si ti mendon per vdekjen
    dhe nuk ka frike nga burgu !!!

  4. undefined says:

    o taku! une te dija trim
    ti na pakse frike nga nje cope hekuri e quajtur rakete

    saliu si cdo plak o taku ashtu edhe si ti mendon per vdekjen
    dhe nuk ka frike nga burgu !!!!!

  5. undefined says:

    o taku! une te dija trim
    ti na pakse frike nga nje cope hekuri e quajtur rakete

    saliu si cdo plak o taku ashtu edhe si ti mendon per vdekjen
    dhe nuk ka frike nga burgu !!!!!

  6. Janulla says:

    …perfundimisht,megjithe respektin qe kam per z.Ngjela,mendoj se ka pjerdhur nga trute…mbase e ka fajin per kete bombardimet amerikane ne siri …robt tfgs…

  7. beni says:

    Poshtë Sali Berisha e rrofte miqësia e popullit shqiptar e atij russ!!
    I hengsh mutin russis e Putinit or djali Kiços,në e preken ndonjëher tokën russie t’a tregojnë ata sa të vlen lëkura bythqir Vlorë!

    1. Shqiptar Kosove says:

      Une i di ruset si armiq te eger te kombit shqiptar. Ata kufij qe i keni sot prej 28 mije km2 i keni prej ruseve (Konferenca e Londres 1912), bile ata donin nje Shqiperi edhe me te vogel. Pastaj , mund te vereni qe Ministria e Puneve te Jashtme te Rusise kohe pas kohe leshon deklarata anti-shqiptare keshtu qe, ndosha jane miq me ty personalisht, por kurre me kombin shqiptar.

      1. beni says:

        Dëgjo mor karr Kosovë?
        Konferenca e Londrës na ndau në 4 shtete se Shqipria u pushtua nga Turqia dhe deri në 1912 ju kokarkat e Kosovës mbanin flamurin gjysmëhënës e u priviligjuan krishterimi në ket rast,se ai ish i sunduar!
        Po qe se ju kok karret e Kosovës e Maqedonisë do të ishit integruar e do të ishit kristalizuar në krishterim Europa e konferenca e Londrës do të kish reaguar ndryshe e ne humbëm shum territor atje ku flitej shqip në tër hapësirën e jugosllavis!
        Russia ngrit gishtin e para në 1946 për pranimin e Shqiperis ne OKB!!!
        Mos ja u hidhni fain russis por islamizmit e luftës tuaj për pushtet e as Serbis e Greqis sepse ata gjithnjë kan qen me krishterimin!!!!

        1. Shqiptar Kosove says:

          Pse fyen o njeri pis kur nuk te fyeva. Ti per Kosoven ke degju vetem ne TV, as qe ke idene per te. Kosova historikisht ka qene cerdhe e nacionalizmit shqiptar. Sa i perket fese, pjesa dermuese e shqiptareve te Kosoves as qe e rrujne per fe, po si duket ke mllef e dashakeqesi ne ato qe shkruan per ne. Sa i perket votimit ne OKB me 1946 ajo ishte per arsye ideologjike sepse dyja vendet i takonit bllokut komunist, sepse po te ishte sipas logjikes tende atehere sot Rusia do te duhej te votonte per pranimin e Kosoves ne OKB.

          1. beni says:

            Nuk e ruani për fe ju në Kosovë!?
            Nga ju shkuan aq shum te luftonin për xhihad në Siri për Isis!!!??
            Përse nuk e pranon russia shtet Kosovën?
            T’a pranoj. Njëher Vatikani e me pas nuk vonon edhe russia?
            Ju jeni kthyer në mercenar të USA kundër vlerave europiane!?

  8. Krenar says:

    Nje nder poetet me te medhenj qe ka njohur kombi,pati nje bashkebizedim me Kico Ngjelen.Bashkebisedimi perfundoj keshtu” Kiço tani me hengre mune…”
    Keshtu dhe perfundimi…Pas hapjes se negociatave,rama do i thote avukatit: Avukat tani me ha mune!!!

  9. taraboshi says:

    O Taku avash-avash mos u dhijas .Para se te shpreh disa mendime po te pyes : Thuhet se jane hedhur mbi 100 raketa dhe ka pasur 3 te plagosur dhe asnje te vrare .Lind pyetja çfare raketash kan qene ato lodra femijesh-kete zbuloje ti ! Amerika kur sulmoj Irakun çare nuk tha po keshtu edhe agjansite e lajmeve pro amerikane çfare nuk thane .Dhe çfare u be me pastaj ? U vrane shum njerez u kap Sadami e gjendja edhe me keq .Pra Amerika kudo ku sulmon i le bythet brenda si ne Afganistan dhe me heret ne Vietnam . Ndersa Rusi ka me eksperienca ne luftra dhe nuk dhijaset si ti si Amerika por analizon nxjerr konkluzione pastaj vendos . Pas disa ditesh do te kesh lajme te tjera per bombardimet ne Siri .

  10. Lisi says:

    Avokat dmth njeri i drejtësisë, i ligjit . Më duket, se, edhe partia e Takut , quhet Partia Ligj e Drejtësi !
    Na shpjego, Taku , çështë prezumimi i pafajësisë ?!
    Kush e vendosi që Siria( Sadami ) ka helmuar popullin me gaz ?
    E vendosën tre shtete ! Ku janë organizmat nderkombëtare . Sulmet nda shteteve sovrane , pa vendimin e Këshillit të Sigurimit janë agresion .
    Sikur unë të marr edhe dy shokë dhe të vij në shtëpinë tënde e të t’a kthej përmbys sepse ti ke rrahur vëllain tënd , ç’do thuash ti sharlatan kokëbosh ?!
    Taku , Perëndia ty të ka dhënë një gjuhë të gjatë e një mëndje të shkurtër . A e lexon shtypin amerikan se ç’i bëjnë Trampit ? Këta senatorë e personalitete janë antiamerikanë,komunistë, agjentë të Putinit , sipas teje ?!
    Taku , je i pështirë !

    1. beni says:

      Një perëndi e di se ku do të dalin të gjitha antarët e Natos nga malet me borxhe!
      Ky karr Ngjela Pellegrini akoma për amerikanët??
      Kta duan Markato mor i pështirë burrë,Markatomaj ja u jan zen të tjerët,e ecnin ndonjë bombë që t’u marin mente e frikësojnë botën,por që jan tërësisht të falimentuar!
      Taku e Edvin Rama beson tek gënjeshtrat e tyre?

  11. Ilir says:

    E kam thene , ky eshte ushtari “i zgjuar” i Rilindjes” .
    Zenia e emrit te Rames ne keti pacavuret e tije eshte per te hedhur hi syve… Rama, eshte djali i mire qe do por sundet se se lene…,
    Spartaku eshte sinteza e cmendurise se shtypit Shqiptar… i rrjefdhur , egocentrik, i pafutyre.

  12. Epo kjo pune says:

    Tako ngele vetem me nje thes, mos i fut te gjithe ne nje, gjej dhe ca qese te tjera dhe ndaji vec e vec sepse korrupsioni ka rradhe, balena, peshkaqene, delfina, krap, qefull e cironke… edhe Rama te skanohet patjeter por per momentin duhet mbeshtetur pastaj, ne ka bere, te beje llogarite vete. Pastaj kur vjen puna per mamuthet e korrupsionit tek PD e LSI, ata jane ne doren e amerikes se ne 30 vjet aha, nje vere ne uje beme

  13. beni says:

    Një perëndi e di se ku do të dalin të gjitha antarët e Natos nga malet me borxhe!
    Ky karr Ngjela Pellegrini akoma për amerikanët??
    Kta duan Markato mor i pështirë burrë,Markat a u jan zen të tjerët,e edhin ndonjë bombë që t’u marin mente e frikësojnë botën,por që jan tërësisht të falimentuar!
    Taku e Edvin Rama beson tek gënjeshtrat e tyre?

  14. lalai says:

    Hahahahaha
    kur lexon komentet shikon se sa rrota karri jane shqiptaret,njeri ben si trim tjetei si filozof tjetri sikur merr vesh nga bota….dmth vk.!!!
    Spartaku mund te jete legen e cfaredolloj,po me legene se ju qe po komentoni deri tani nuk paska,ju doni saliun ramen meten qe tju qije e vrase familjarisht sic ju kane shkerdhyer per 80 vjet babai shpirteror i ketyre legenave.
    Shqiptaret ne 2018 sidomos copat e karrit qe kane ngel ne shqiperi(perjashto ata qe skane mundesi te ikin)nuk merren me IDENE po me PERSONIN.
    A ju qifsha trute tuaja juve edhe Takut bashke po qe nevoja popull bytheshqyer!!!!

    1. Krenar says:

      Lalai
      Cila eshte idea tek ky shkrim?!?!?!?;;?;;
      ” usa bombardoi sirine per ti thene saliut hesht?!”
      Te na rroni sa malet!!!
      Ti ke te drejt vote dhe voton,apo jo?!
      Ja te dale dhe Bushati tani e te shkruaj se: Rusi bombardon kundershtaret e asadit dhe i thote rames ” hesht”.
      Dhe une pyes prap: Ti ke te drejt vote?!
      Mire qe jemi Ju qe dini se sala iliri rama na ka qi nanen se vete jemi te manget…po ty s’ ta kan qi?!

    2. undefined says:

      Jeni i sakte fatkeqesisht .

  15. Kombi says:

    AMERIKA E LEJOJI PUTININ TE LUFTOJ DERISA TE LODHEJ . MBASI U VARFERUA NGA KJO LUFTE PER SIRINE , AMERIKA ME ZGJUARSI DOLI NE SKENE . PUTINI TASHME ESHTE I MBARUAR NGA CDO GJE .

  16. Pokeristi says:

    Komentuese,Enveriste,Salixhinj,filoruse e filotrape ,rruani nje fije shqiptarizme!
    Xhvishini komentet tuaja nga mllefet ,inatet dhe merite personale,clirojuni nga skllaverite partiake!
    Mundohuni qe cdo shkrim te Ngjeles apo te kujdo tjeter,t’a shihni ne funksion te interesit kombetar shqipetar.Mundohuni te zbertheni idete baze te shkrim it,pastaj jepni idete shijet tuaja.
    Le te jete qenia shqipetar filli bashkues e shtrengues i te gjitheve ne!

  17. Opinion. says:

    Ka prova se sparysk ngjela benë spemulime ABIGE dy dtejtimshe,dhe paguhet shtrejte nga klani rama.
    1.ne njeren ane kinse kriktikon ramen,pakez.
    2,a qellimi eshte ta hudhe atakun e sulmit si gjarpri kobra be pd e salih berishn.
    keta njerze jane shume,shume te rrezikshum,se mashtrojn lehte popblikun.
    psh,sa te mjera e ka shpifjet ku as nuk dine ta formuloj mire genjeshtren.
    psh,thote se me sulmet e siris ju erdhi fundi ketij e atije,a harron plaku stupid,se amerika ka sulmuat edhe jugosllavin,por korrupcioni nuk eshte ndal nga avionat,ne kosove,serbi,greqi,kolumbi e shumicen e globit.
    ore plakush,po çka te bejne sulmet e amerikes ,anglis e frances me korrupcion e trafik droge,ku ne vete francen behen trafike me tonelata.
    ha ha ha,sa i varfun nga logjika eshte plakushi ngjela,qe shkon me pela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *