Grigja shpjegon pse Edi Rama nuk i ka çu ‘sms’ Trumpit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas fillimit të bombardimeve nga forcat aleate në Siri, Ministri i Jashtëm I Shqipërisë dhe ajo e Mbrojtjes përshëndetën sulmin dhe mbështetën dhe kolegët e tyre. Presidenti Meta po ashtu mbështeti presidentin Trump.

Pas kësaj Grigja pas një konsultimi me Tit Vasilin arriti në këto përfundime.

“Sot para shqiptarëve është e qartë përse Edi Rama nuk e përshëndeti presidentin Trump, për bombardimet. Ai mund të justifikohet se ka mamanë sëmurë, apo se SHBA nuk ka Kryeministër dhe nuk ka kë të përshëndesë, por e vërteta është ndryshe.

Ne kemi fakte që Edi Rama ka marrë në telefon Presidentin Trump para dy ditësh dhe i ka kërkuar arrestimin e Tik Llallës.

Presidenti Trump, i ka thënë që jam shumë i zënë me sulmin në Siri dhe nuk mundem sot.

Edi Rama është nxehur keq dhe i ka thënë dhe unë jam i zënë me pastrimin e Shqipërisë, por Tik Llalla duhet arrestuar.

Atëhere Presidenti Trump ka urdhëruar ambasadorin Lu të arrestojë Tik Llallën. Ambasadori Lu ka shkuar ka kërkuar ndihmën e prokurorisë për këtë çështje por ata janë ankuar tek PD dhe i kanë thënë që jemi nën presion se duan të na arrestojnë Tikun.

Pas kësaj Mul Noka u ka thënë, se  sa të jem unë gjallë mos kini frikë dhe Tiku ka shpëtuar.

Kjo e ka tërbuar Edi Ramën dhe kur ka nisur sulmet Trumpi, ky nuk e ka uruar.

Trupi i ka kërkuar ndihmë dhe i ka thënë së paku më bë një twiter, por Rama i ka thënë, pa më hequr Tik Llallën s’ka mbështetje për sulmet. Kjo është arsyeja e vërtetë përse Edi Rama nuk i ka çu ‘sms’ Trumpit. Kur shqiptarët ta marrin vesh këtë të vërtetë, që ne duam të heqim Basharin e Sirisë, kurse Edi Rama të heq Llallën e LSI, ai të  gjejë vend të futet”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Grigja shpjegon pse Edi Rama nuk i ka çu ‘sms’ Trumpit!”

  1. tir says:

    Po e shtoj dhe pakez shkrimin tuaj:
    Ps. Grigja filloi konsultimet tek per tek me Salianjin , me Flame Noken, me Thuthaq Paloken dhe pasi nuk u kenaq me mendimet e tyre gjeti kohe te marre nje mendim nga Titi Kapsollja e Lsi-se. Ajo serish nuk E ka shume te qarte situaten, pasi nuk ka marre mendimin e kokeboshit te Fahri Balliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *