Historia e panjohur: Si u vra nga grekët gjenerali italian dhe 4 të tjerë që kishin detyrë të caktonin kufirin Greqi-Shqipëri

15 Prill 2018, 09:00Politika TEMA

Nga Roland Qafoku*

Nëse Enrico Tellini nuk do të ishte vrarë, kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ishte matanë Janinës. Por ajo e hënë e 23 gushtit të vitit 1923 qe fatale jo vetëm për jetën e gjeneralit italian, me detyrë kryetar i Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe për fatet e Shqipërisë.

Në një pusi nga një bandë prej 7 personash gjenerali italian u vra bashkë me 4 personat e tjerë që ishin në makinë me të.

SKENA E VRASJES

Eskorta me dy makina, me gjeneral Tellini-n po lëvizte nga Janina në Kakavijë kur rrugën ia kishin zënë disa pemë të rrëzuara.

Me ta nuk ishte makina me përfaqësuesit grekë, e cila nuk e vijoi udhëtimin pas një defekti. Sapo shoferi Reniggo Farneti dhe përkthyesi shqiptar, Thanas Kraveri, dolën për të hequr pemët nga rruga, pjesëtarët e një bande hapën zjarr duke i lënë të vdekur në vend që të dy. Batareja e pushkëve u drejtua edhe ndaj personave që ndodheshin në makinë.

Mjeku Luiggi Corti ishte personi i tretë që mbeti i vrarë. Pas tij u plagos adjutanti Mario Bonacini që falë një manovre arriti të futej poshtë makinës.

Në këtë moment, gjeneral Tellini u përpoq të largohej nga makina duke vrapuar dhe qëlluar njëkohësisht me pistoletë ndaj pjesëtarëve të bandës. Por arriti të bënte vetëm disa hapa drejt pyllit, sepse shënjestra kryesore e banditëve mbeti i vrarë në vend.

SI U ORGANIZUA VRASJA

Fshatrat Pobickë dhe Radat në Leksovik i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë. Fshatrat Peshkëpi, Rrëzë e Zezë dhe Kakavijë i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë.

Punonte me ritëm të lartë në mënyrë që të përfundonte shpejt. Kur Enrico Tellini po bëhej gati ta shpinte vijën e kufirit të Shqipërisë deri në Kallama dhe të gjithë Çamërinë Veriore, duke përfshirë edhe Janinën me rrethinat e saj, kishte vetëm një mënyrë që qarqet greke ta ndalonin: duke e eliminuar fizikisht.

Kjo situatë pasqyrohej qartë në gazetat e kohës.

“Tiranë, 6 Shtator 1923, Përfaqësuesit tonë në Paris, Londër, Romë e Gjenevë na njoftojnë: Veprimi i fundit i drejtë i Gjeneral Tellinit ndaj Shqipnisë, i dhanun prej Tij, me 2 Gusht, ku, vëndosi që banjot e Vromonerit ti mbesin Shqipnisë, janë shkaku I vrasjes së Tij…”

Se sa ishte masa e shqetësimit të gjeneral Tellini-t kuptohet nga një raport i tij i dërguar në Lidhjen e Kombeve për punën e kryer deri në ato moment:

“Ky delegacion, nuk më jep besim për një bashkëpunim të sinqertë. Delegacioni kërkon me të gjitha mjetet dhe pretekstet për t’u larguar…

Autoritetet dhe trupat greke nxjerrin pengesa nga më të ndryshmet”.

Pakënaqësia e Greqisë nisi që kur Lidhja e Kombeve, pas Konferencës së Paqes në Paris, e emëroi Tellinin kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas pakënaqësisë me fjalë dhe mimikë, grekët ia lanë vendin veprimeve konkrete. Vetëm pak ditë pasi mori detyrën gazeta “Dielli” shkruante se 50 ushtarë grekë të lënë qëllimisht në Korçë si “të sëmurë”, hynë përdhunshëm në ndërtesën e komisionit, për të trembur general Enriko Tellinin dhe ta detyronin që Korçën ta kalonte brenda kufirit të shtetit grek. (gazeta Illyria).

Sipas një raporti të konsullatës italiane në Janinë, gjatë një diskutimi në një moment irritimi, përfaqësuesi grek kishte thënë se, “Gjeneral Tellini duhet vrarë…”.

Këtë frazë ky kolonel e ka përsëritur edhe publikisht në një lokal, çka do të ndodhte në të vërtetë.

KUSH E VRAU GJENERAL TELLININ?

Përfaqësuesi shqiptar pranë Komisionit Ndërkombëtar dhe përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë grupit hetimor, Mehdi Frashëri, është i vetmi person i kohës që na i jep vrasësit me emër. Madje ai jep detaje edhe për përgatitjet që bënë autoritetet greke që kjo vrasje të dukej sikur e kishin bërë shqiptarët. Por, në fakt, e kishin bërë grekët.

Frashëri jep një version mjaft interesant se si shteti grek i manipuloi kriminelët për të thënë se vrasja e Tellinit u bë prej shqiptarëve.

Sipas Mehdi Frashërit, krimineli grek Koço Memo, i ardhur në Shqipëri, u burgos në burgun e Gjirokastrës për vrasjen e shërbëtorit të Myfit bej Libohovës. Në fakt, krimineli donte të vriste Myfit Libohovën nga ana e jashtme e murit të sarajeve të tij, por e ngatërroi me shërbëtorin.

Dy shtytësit në këtë vrasje të ngatërruar, ministri i Luftës, Ismail Tatzati, dhe qarkkomandanti i Xhandarmërisë, Ahmet Selenica, organizaun edhe arratisjen e Koço Memos nga burgu. Por këtu historia bëhet edhe më e ngatërruar dhe intriguese.

Pas arratisjes strehuesit e rinj të Koço Memos ishte pjesëtarë të familjes Karagjozati, të cilët i kërkuan Memos të vriste hasmin e saj, Boço Kalo.

“Grekët, me anën e kantundarëve grekë të Gjirokastrës kishin dijeni të plotë për këto ngjarje dhe menduan ta falnin Koço Memon, ta mësonin mirë e mirë dhe ta nxirrnin dëshmitar përpara Komisionit Ndërkombëtar, të cilëve do tu kallzonin përgatitjen e shqiptarëve për të vrarë Boço Kalon, me ndryshimin që në vend të emrit Boço Kalo do të thoshte emrin e gjeneral Tellinit”.

Këtu nisi dhe mori jetë zbatimi i planit për ekzekutimin e Tellini-t. Mehdi Frashëri tregon se autorë të kësaj vrasjeje ishin 5-6 banditë e bashkë me ta edhe një kriminel nga Nivica, që u kap rastësisht në Sarandë i armatosur. Në raportin që Frashëri i dërgoi në frëngjisht komisionit hetimor shkruan:

“Nga ndjekjet e xhandarmërisë shokët grekë të bandës kishin hyrë përsëri në Greqi dhe nivicioti kishte mbetur në Shqipëri, ku u zu i armatosur. Sipas Kol Tromarës kjo bandë greke kishte qenë vrasësi i gjeneral Tellinit dhe mbas vrasjes kishte kaluar kufirin e Shqipërisë për të përgatitur prova kundër shqiptarëve”.

EKSPERIMENTI TELLINI

Eksperimenti ishte në modë në kohën e Tellini-t. Gjenrali italian u ndesh në shumë pengesa dhe mosmarrëveshje me grekët për pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë.

Nisur nga kjo ai bëri një eksperiment që do të kthehej në legjendë. U hidhte karamele një turme fëmijësh dhe aty dëgjonte se çfarë gjuhe flisnin kur ziheshin për t’i kapur.

Të gjithë flisnin shqip. Kaq i mjaftonte italianit dhe vendosi kufirin duke e lënë këtë fshat brenda territorit shqiptar. Kjo i zëmëroi grekët pa masë dhe pati shumë incidente me anëtarët e komisionit.

HETIMI I DËSHTUAR

Në vitin e largët 1923 teknikat e hetimit për të zbuluar një ngjarje të rëndë nuk lidheshin aq shumë me shkencën sesa me intuitën. Kjo i shkon më shumë eksperimentit që bëri kryetari i grupit hetimor koloneli japonez Shibo. Me të mbërritur në vendin ku u ekzekutua Tellini, japonezi nxori pistoletën dhe qëlloi dy herë në ajër. Menjëherë një grup ushtarësh grekë, që gjendeshin afër vendit të ngjarjes, mbërritën për pak minuta dhe rrethuan të gjithë anëtarët e komisionit hetimor. Në këtë moment koleneli japonez nxori nga goja thënien lapidare:

“Hetimi mbaroi. Kur krismat e dy të shtënave të revolverit u dëgjuan nga ushtarët, si është e mundur që qindra të shtëna pushkësh nuk u dëgjuan prej tyre?!”

E ndërsa nuk ka dyshime që grekët e vranë, ne shqiptarët nuk i kemi dhënë atë nder që duhet gjeneralit italian. Një shtatore që u ngrit në vitin 1933 me autor Odhise Paskalin, u prish në vitet e para që komunistët erdhën në pushtet. Për të kuptuar dashurinë dhe respektin e tij për shqiptarët, por edhe mungesën e nderimit ndaj tij, mjafton të lexojmë këto radhë të shkruara nga vetë gjeneral Tellini.

“I dua dhe i nderoj shqiptarët, sepse janë zemërbardhë dhe trima. Mjerisht, ata po vuajnë keqbërësitë e fqinjëve. Do të përpiqem t’ua pakësoj mundimet dhe t’ua lehtësoj dhimbjet kombëtare që shqiptarët të jetojnë të lirë si kombet e tjera”.

Kështu u vra një italian që luftoi aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por që për shkak të kësaj mbeti i vrarë nga grekët.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Përgatiti për botim TemA

26 komente në “Historia e panjohur: Si u vra nga grekët gjenerali italian dhe 4 të tjerë që kishin detyrë të caktonin kufirin Greqi-Shqipëri”

  1. Klimax says:

    Je nje i pavlere, nje sharlatan i historise dhe nje fashist i qelbur more Qafok!

    1. Gaqi says:

      E vrane turk-allvanoset: tfgs, pellazgos, klimax, karaheleni, karaevgjiti, karaturguti, karapidisi

    2. armand says:

      Pse te dogji ?
      Qafoku vetem ka sjelle faktet historike dhe asgje me shume .
      Cili eshte versioni juaj meqenese Qafoku po’ genjen ?

      1. Flm says:

        Filluan perseri Turk-Arnautet duke hedhur helm me trillime dhe peralla, se gjoja 1 ose 4 oficer do te ndryshonin kufirin …. dhe jo vendimet dhe traktatet bderkombetare.
        1- persa i perket tezez qe po mos te ishte vrare Tellini kufiri do te ishte matan Ioanines …. kjo eshte nje perall Idjote.
        Tellini ishte vetem zbatues i marveshjes se Parisit. Nuk e kishte ne dore Tellini ndarjen e kufirit, por vetem +, – disa metra.
        2- nga kjo ngjarje Greqia (ne te kundert) nuk perfitoj, por humbi kilometra te tera toke, pas kesaj ngjarjeje.
        3- Greket nuk kishin arsyje perse ta benin sepse vrasja e Tellinit nuk do te ndryshonte asgje nga Traktati i Parisit (i percaktimit te kufijve), per kundrazi do te dilte e humbur, …. sic doli dhe sc rodhen ngjarjet.
        3- atentati ndaj Tellinit ishte orkestruar nga Italianet dhe u zbatua nga Arnautet kriminela dhe te pa bese.
        4- Kjo ngjarje u be shkak i pushtimit te Korfuzit (te nesermen) me bombardimi dhe me marinen detare Italiane e cila perbehej …. από 25 πλοία, 3 θωρηκτά, 4 καταδρομικά, 6 αντιτορπιλικά τορπιλοβόλα και υποβρύχια.
        3- Greqia u detyrua (me force) te paguante demshperblim 50.000.000 lireta.
        #####
        Kjo pabesi Italo-Arnaute, qe u perserit perseri 1940-n, i beri Greket “bisha” qe te hakmereshin ndaj ngjarjeve te 1923-it.
        #####
        E njejta pa-besi ndodhi ne fillim te luftes Italo-Greke, ku si shkak i sulmit ndodhi vrasja e Camit Daut Hoxhes, e cila perseri e Orkestruar nga Italianet dhe e zbatuar nga Camet.
        #####
        Lexo ne internet (ne Konica AL.) “Lufta Italo-Greke në kronika të kohës të patransmetuara ndonjëhere”
        ######
        “Nga kronikat Institutit “Luce” që pasqyroi këtë sulm ishte kronika 89/1940, …… Për të përligjur këtë agresion para opinionit dhe për të mashtruar popullin shqiptar, ata gjetën pretekstin për vrasjen nga ushtarët grek të Daut Hoxhes. Por populli shqiptar nuk u mashtrua nga ky provokacion.”

        1. ben says:

          Flm-je nje maskara i pa skrupullt qe mohon edhe faktet me te padiskutueshme qe edhe nje handikap mendor si puna jote ka mundesi ti kuptoje ne se do deshironte. Nen driten e fakteve te pa diskutueshme, te pakten mos komento fare se sa te na tregosh perralla debilash.

          1. Flm says:

            Leri karlleqet dhe pergjigju …..
            1- “a munden 1 ose 4 oficer te kene plot-fuqin te marin vendime per percaktim kufinjsh, jo thjesht disa metra por sic thoni ju disa qindra kilometra” ?????
            2- “u percaktuan apo Jo ne marvrshjen e Parisit kufinjte ????”, c’fare mund te benin me shume ata oficer ????
            ######
            Per keto kthem pergjigje o Karuc, leri ato shkerdhatlleq, blla, blla, blla …. qe di.

            1. Al says:

              Tope pordhokali si humbi greqia me kilometra territor kur keta oficeret kishin ne dore vetem +\- disa metra toke? Vete e ke thene me lart.. karlleqet te kane zene fytin e tani ben sikur nuk te pelqejne..

        2. Lesbos says:

          Sa mire flet Shqip. Ta paskan cuar kufirin e shqiperise deri ne rreze. Jo ne rreze se asaj qe ta ka qejfi por deri Athine me qe e zoteronke mire shqipen kete gjuhe e paskeni bere zyrtare andej nga anet e juaja.

    3. Tironci says:

      o grekofil i poshter, jane librat e historise qe flasin per te ore, ore bythkir grek, po ju jeni fare anadolli more, ju nuk jeni greker, se grekerit e paster helenet e hershem, nuk e kane zakon te vrasin pas shpine. por ju jeni fare turko aziatike. fare jevgjish.

    4. Gjini says:

      Ha m..t ha klimax.
      Spiun i grekerve.

  2. undefined says:

    U vrane nga te pabeset mbrapa shpine nga llum i poshter qe ma mban veten per “helen” nga kolonet e ndyre te Anadollit keto kafshe qe dhe sot akoma jane problem i ketij Gadishulli ku kane zbritur si hiena grabitqare

    1. Flm says:

      O Camo lexo ne “Konica al” atikullin e poshtem.
      “Lufta Italo-Greke në kronika të kohës të patransmetuara ndonjëherë”
      #####
      Si Camet-Fashistet vrane Camin Daut Hoxha, per te fajesuar Greket, si pretekst per te nisur sulmin ne 1940-n.
      #####
      E njejta histori Turk-Arnatesh te pa-bese eshte edhe me Erico Tellinin.

      1. undefined says:

        Vetem nje popull ose e thene me troc vetem nje LLUM si ai neogreko-jevgjit njihet me fame botrore per PABESI kete e treguat edhe ne krizen e fundit ku fallsifinuat treguesit ekonomik per tu futur ne Euro pra….pabesi kundrejt Europes qe ju ka mbajtur e po ju mban me buke ketu e 200 vjet turmen tuaj parazite…..ky eshte geni i juaj i poshter orjentalo-aziatik more shpellar Anadollit

  3. AM says:

    U lumte. E kane pasur te qarte se ku e si e qysh kane qene objektivat e shtetit te ri grek. Ne shqiptaret si gjithmone corben na vijne te na e bejne gati nga jashte. Dhe dalim gjithmone viktima te historisë. Kjo sepse historikisht humbesit nuk mbajne pergjegjsi tek ne sepse nuk kemi pasur asnjehere nje establishment politik mjaftueshmerisht te forte qe te ndante te miren nga e keqja. Psh. sot je armik neser behesh martir e pishtar. Kjo brenda nje 50 vjeçari. Kjo sjellje e paqendrueshme dhe e papergjegjshme ben qe interesave shqiptare nuk u del zot kush sepse nuk jemi te gatshem te mbajme qendrim koherent perballe te vertetes ne kohe te gjata. Rroft shteti fashist grek qe na ben zbor sa here i do b****!

  4. Flm says:

    Filluan perseri Turk-Arnautet duke hedhur helm me trillime dhe peralla.
    1- persa i perket tezez qe po mos te ishte vrare Tellini kufiri do te ishte matan Ioanines …. kjo eshte nje perall Idjote.
    Tellini ishte vetem zbatues i marveshjes se Parisit. Nuk e kishte ne dore Tellini ndarjen e kufirit, por vetem +, – disa metra.
    2- nga kjo ngjarje Greqia (ne te kundert) nuk perfitoj, por humbi kilometra te tera toke, pas kesaj ngjarjeje.
    3- Greket nuk kishin arsyje perse ta benin sepse vrasja e Tellinit nuk do te ndryshonte asgje nga Traktati i Parisit (i percaktimit te kufijve), per kundrazi do te dilte e humbur, …. sic doli dhe sc rodhen ngjarjet.
    3- atentati ndaj Tellinit ishte orkestruar nga Italianet dhe u zbatua nga Arnautet kriminela dhe te pa bese.
    4- Kjo ngjarje u be shkak i pushtimit te Korfuzit (te nesermen) me bombardimi dhe me marinen detare Italiane e cila perbehej …. από 25 πλοία, 3 θωρηκτά, 4 καταδρομικά, 6 αντιτορπιλικά τορπιλοβόλα και υποβρύχια.
    3- Greqia u detyrua (me force) te paguante demshperblim 50.000.000 lireta.
    #####
    Kjo pabesi Italo-Arnaute, qe u perserit perseri me 1940-n, i beri Greket “bisha” qe te hakmereshin ndaj ngjarjeve te 1923-it.
    #####
    E pa-besi ndodhi ne fillim te luftes Italo-Greke, ku si shkak i sulmit ndodhi vrasja e CamitDaut Hoxhes, e cila perseri e Orkestruar nga Italianet dhe e zbatuar nga Camet.

    1. aleksander says:

      Ty o FLM , turkofagosit dhe klizmes se shpejti ne psiqiatri. Historia eshte nje , e shkruar e zeza mbi te bardhe nga shume historiane serioze pa perjashtuar ketu dhe profesore te nderuar greke qe kur guxuan te thone te verteten u lincuan publikisht (kujtoj nje cikel emisionesh ne Skai me titullin HISTOPIA TOV ELIVOV (HISTORIA E GREKERVE) si dhe dokumentarin per camet ne ERT-3 ku u thane shume te verteta nga historiane greke duke cjerrur pa dashur masken demokratike te nje shteti diktatorial I cili funksionon me ligje te padeklaruara e qe nuk ka nenshkruar karten per minoritetet e qe ndodhet ne Europen e Bashkuar gabimisht . Sa per historite qe shkruani e sajoni cdo jave duke harxhuar leter te pafund e qe shkon dem se si lexon njeri dhe peripterat i kthejne mbrapsh per riciklim letre do te benit mire qe ta perdornit per leter higjenike se nuk i hyjne asnjerit ne pune.

  5. xxxx says:

    Si gjithmon “greket” te pabese nje llum i poshter qe mos ta kesh as ne Kontinent e jo me ne kufi

  6. Albani says:

    Kush ishte perfituesi nga vrasja e Telinit?
    -Greket
    Ke simpatizonte Telini?
    Shqipetaret.
    Kush do te perfitonte nga percaktimi I gjendjes reale ne terren?
    Shqipetaret.
    Kush do te humbiste?
    Greket.
    Nuk eshte nevoja ta them une,por ta pranojne dhe gjakprishurit,keta mutacione gjenetike qe kafshojne bishtin e tyre,se sa e dhimbshme,e ndyre,e felliqur,e poshter dhe e turpshme eshte te jesh FASHIST Gerrk.

    1. Klimax says:

      Kush ishte perfituesi? Italia e Musolinit!
      Ke simpatizonte Telini? Interesat italiane dhe vetem ato!
      Kush do perfitonte nga percaktimi …….? Italia! Perse? Sepse Italise i interesonte aneksimi i territoreve shqiptare dhe jo vetem. Ajo pretendonte jo vetem Vloren e humbur vetem tre vite me pare me 1920, por shume me teper duke kaluar edhe tek vendet fqinje te Ballkanit Perendimor ne brigjet e Adritatikut. Ajo pretendonte edhe brigjet e Jonit, Korfuzin dhe ishujt e saj e deri ne ishujt e Egjeut! Ngjarjet historike vertetuan se “simpatizanet” e shqiptareve nuk u vonuan te tregojne “dashurine” e tyre jo vetem per shqiptaret, por edhe per ballkanasit e tjere nga viti 1939 deri ne vitin 1943 me kapitullimin e fashizmit italian!
      Mjaft me kete “dashuri” idioteske per persona qe as vendi i tyre nuk i respekton, mjaft me keto “zbulime faktesh” per te cilat edhe vet italianet nuk i vertetuan kurre dhe mbi te gjitha historinet dhe studiuesit ne Itali i kan analizuar si nje provokim i Musolinit qe sapo kishte marre pushtetin per rritjen e nacionalizmit dhe realizimin e endrres se tij ekspansioniste!
      Mblidhni mendjen se po merrni super-xhiro dhe do thyeni koken!

      1. I paemërt says:

        Korfuzin italianet ba kthyen Shtetit grek sepse ishte nen kontrollin italian qe nga koha veneciane atehere kur Greqia jote as qe nuk pipetinte dhe per “greke” as qe behej fjale more dylber …..erdhen kolonet e Anadollit e po na tregojn gjeopolitiken e Gadishullit

        1. undefined says:

          Nuk ja….ktheu Korfuzin….por ja dhe Dhurate…..ashtu sic mori Dhurate edhe Epirin shqiptare nga Anglia kurve

    2. Ali Pashe Tepelena says:

      N3eo greket jane bastarde dhe jevgjit prandaj mos i quaj Fashiste qe u ben nder dhe fyen shqiptaret.

      Fashizmi dhe nacional socializmi u krijuan nga popuj superiore dhe jevgjit grek nuk kane lidhje me ta.

      Shif cgare u beri fazhizmi neo grekeve ne luften e dyte boterore, u leroi nenat.

      mijra e mijra prostituta greke gjeten pune me ushtare italiane dhe gjermane….

  7. Lel says:

    Sa mire e fliskan shqipen keta “greket lashte “si klimax,grekbuthos ec.ect.
    Eh normal do flasin gjuhen e babes…
    E dine vete ata kush ja u ka q..e mamate.

  8. Ilir says:

    Leri Italianet e vrare dhe shiko sa Shqiptare jane vrare nga shteti Grek! Sa e sa agjente, “filogreke”, Shqiptare te shitur per 5 lek, ose ekstremiste orthodokse (si puna e ktyre tipave qe nuk lene artikull reth Greqise pa komentuar dhe hedhur vrer kunder shtetit dhe kombit Shqiptar) punojne sot dhe jane te infiltruar ne radhet e qeverise dhe pushteti lokal Shqiptat . Se kta qe shkruajne ktu kuptohet qe nuk jane prej ktyre te drejteve qe gjithmone korigjojne gazetaret kur shtrembojne te verteten ose kur ata e ekzagjerojne me histori nacionaliste, as kur behet fjal per histori midis shtetesh te tjera dhe Shqiperise. Po ti vini re ata komentojne gjithmone kur ju zene ne goje “Elladhan” qe i mban se ata femijet bastarde dhe i paguan me 5 euro te felliqura ose ju ka bere shplarje truri ne shtepite e propagandave (kishat).

  9. Al says:

    Mos shkoni me larg se Wikipedia o ju rrembythje greke dhe pranojeni historine sic eshte ne te vertete:

    Në 10-ditshin e tretë të nëntorit të vitit 1922 anëtarët e Komisionit arritën në Korçë, po nuk filluan dot punën, ngase, – siç shkruhej në fletoren “Near East”, – “ka hasur në pengesa të drejtpërdrejta, jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Serbia”. Për pasojë, Komisioni e ndërpreu punën dhe u rigrupua në Korçë në 10-ditëshin tretë të prillit të vitit 1923, por, përsëri, që në krye, ndeshi në vickat e kryepërfaqësuesit grek, Kli Bóçari. Këta shkelma penguan fillimin e punës për plot një muaj; madje, edhe kjo (fillimi) falë këmbënguljes vendimtare të gjeneral Telinit “që përpiqej me mish e me shpirt t’i jepte fund punës një orë e më parë”. Pikërisht për këtë, shtypi grek i qe vërsulur që në fillim me egërsi; Në fletoren “Tomorri” thuhet se e quanin “armik të Greqisë”.(VKSH fq. 57). Ndërsa, në gazetën “Dielli” shkruhej se 50 ushtarë grekë të lënë ende qëllimisht në Korçë, hynë përdhunshëm në ndërtesën e Komisionit, për të trembur gjeneral E. Telinin dhe ta detyronin që Korçën ta kalonte brenda shtetit grek.(I. D. Hoxha “VKSH në SH. Gr”., fq. 57). Më 26 korrik 1923, kur Gjeneral Telini vendosi që fshatrat Pobìckë e Radat, në lindje të Leskovikut, si edhe burimet e ujërave të nxehta poshtë Radatit të mbeteshin brenda shtetit shqiptar, tërbimi i nënkolonel Bóçarit arriti kulmin. Por, gjeneral Telini qëndroi i patundur në vendimin e vet. Gurgulénë vijuese Kli Boçari e shkaktoi kur sheh se Enriko Telini vendosi që fshatrat Peshkëpì e Radat në Rrëzë të Zezë të Libohovës dhe Kakavjeja të mbeteshin brenda kufirit të shtetit shqiptar. Lënia e Kakavjesë këndej kufirit linte të kuptohej haptazi se gjeneral E. Telini vijën kufitare do ta shtrinte deri në Kalama dhe, duke ecur nëpër rrjedhën e tij, do ta përfundonte në ngushticën detare ndërmjet Korfuzit e anëdetit shqiptar çamo-lab. Me këtë vijë kufiri, të kërkuar në vitin 1912 edhe nga vetë përfaqësia greke e kryesuar nga Xhavella, brenda shtetit shqiptar mbetej tërë Çamëria Veriore, në malësinë në lindje të së cilës gjenden malet Murganë, Shtrungarë e Vigël, që mbizotërojnë vendin, jo vetëm deri përtej Janinës, por edhe ujëdhesat jonike, sidomos atë të Korfuzit. Në kushte të tilla qeverisë greke i mbeteshin dy rrugë: ja t’i linte këto vende në mëshirën e artilerisë që qeveria shqiptare mund të vendoste në malet e sapopërmendura, ja të kërkonte ndërrimin e malësisë së Çamërisë Veriore Lindore me Çamërinë e Mesme deri edhe atë Jugore. Këtë të vërtetë e vë në dukje edhe diplomati dhe historiani italian, Renco Falaski; ai thotë se gjeneral E. Telini që e njihte fare mirë mjedisin, “nuk nguroi të pranonte kërkesat e drejta të shqiptarëve, që sipas bindjes së tij brenda shtetit shqiptar duhej të mbetej edhe Janina e më përtej saj”.(I,.D.Hoxha, “VKSH në Sh. Gr., 59).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje