Jeta sedentare dëmton trurin në pjesën që është përgjegjëse për kujtesën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jeta sedentare dëmton edhe trurin. Të rrish ulur për një kohë të gjatë, rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës, të diabetit dhe vdekjes së parakohshme. Por studimet e fundit kanë zbuluar se jeta sedentare lidhet me një zonë të trurit që ka lidhje me kujtesëb.

Studimi i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles është publikuar në revistën “Plos One”. Pas analizimit të të dhënave mbi stilin e jetesës së 35 personave të moshës 45-75 vjeç, ata iu nënshtruan rezonancës magnetike.

Rezultatet treguan se jeta sedentare lidhje me hollimin e lobit temporal të mesëm. Por lajmi i keq që zbuluan studiuesit është se, aktiviteti fizik edhe në nivele të konsiderueshme është e pamjaftueshëm për të kompensuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Studiuesit thonë se do të thellohen në këtë lloj studimi për të parë se si ndikojnë karakteristikat individuale si gjinia, raca apo peshat në shëndetin e trurit, kur është fjala për lidhjen me jetën sedentare.

Hollimi i lobit temporal të mesëm mund të jetë fazë fillestare e nisjes së rënies së funksionit konjitiv të trurit dhe demencës në moshat e mëdha. Jeta sedentare dhe ndikimi i saj te truri mund të jenë sipas studiuesve një objektiv i mundshëm për ndërhyrjet e projektuara për përmirësimin e shëndetit të trurit te personat e rrezikuar nga Alzajmeri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Jeta sedentare dëmton trurin në pjesën që është përgjegjëse për kujtesën”

  1. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Ahh ta lerofte e gjyna mos qofte! Edhe pse nuk me ka pelqyer qe perdoren lloj fjalesh ne shqipen e gazetave pacavure te shqiperise, asnjehere nuk kisha menduar shume pasi nuk kisha ngecur ndonjehere per te kuptuar shkrimet e cobaneve te gazetaride shqiptare.

    Me fjalen sedetare je i pari qe me kape mat.

    Prangaj po te pyes me perulje: si i perkethehet fjala sedetare o ta lerofte!

  2. Askushi says:

    Mund te na shpjegoni ceshte jeta sedentare?

    1. Astriu says:

      Dhe ti mos bej keshtu,shkarko google transletor ne telefon,dhe jane aty keto fjale.Aty I gjen edhe ky gazetari.Ore me gjithe mend cdo te thote sedentare se nuk Po e gjej.

    2. Like says:

      A e di ça do me thon sedilje?

  3. Vlore says:

    Sedentare sateme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *