Lufta në Siri, Erdogan telefonon Putin: Duhet t’i japim zgjidhje krizës siriane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të shtunën në mbrëmje kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi sulmet kundër Sirisë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i afërt me presidentin e Turqisë, tha se Erdoğan ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me Rusinë për të zgjidhur krizën siriane, duke vënë në dukje edhe rëndësinë e mbajtjes së tensioneve në nivel të ulët në Siri.

Gjatë bisedës telefonike, thotë burimi në fjalë, Erdoğan dhe Putin konfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje politike për krizën siriane, ndërkohë që u dakorduan që të jenë të koordinuar mbi çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Para kësaj bisede, presidenti i Turqisë ka bashkëbiseduar edhe me kryeministren britanike, Theresa May dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Si një kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, bombarduan objektiva të regjimit të Bashar al-Asadit në Damask dhe Homs, duke goditur depot e armëve kimike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Lufta në Siri, Erdogan telefonon Putin: Duhet t’i japim zgjidhje krizës siriane”

  1. Byrazer Edroga says:

    ahahhahahha, po kush ju tha juve, o morracaka te kazanit plehrave….., baba Erdogani apo byrazer Edrogani?

  2. Nice says:

    lesha arapi u be aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *