Një përpjekje për të shenjtëruar korrupsionin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Shumica e portaleve pro opozitës kanë 24 orë që paralajmërojnë arrestimin e mundshëm të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke u bazuar tek shpikja, që ambasadori i SHBA, ja ka kërkuar këtë me ngulm prokurorisë aktuale.

Paralajmërim, i cili nuk bazohet në asnjë fakt, por vetëm tek rrjedha normale e hetimeve, e cila nuk është çudi të mbyllet me kërkesën për arrestim, në fakt nuk synon të informojë publikun mbi ecurinë e hetimeve, por faktin që hetimet po bëhen nën presionin e ambasadorit amerikan.

Pra, e gjithë historia tentohet të paraqitet jo thjeshtë si një hetim normal, por një presion mbi drejtësinë, duke tentuar kështu të justifikojnë çdo gjë që mund të dalë nga hetimi.

Askush nuk mund të thotë se çfarë do të vendosë prokuroria për hetimet ndaj Adriatik Llallës, por se paku në publik janë botuar fakte të rënda që flasin për implikime serioze të kapjes së institucionit të prokurorisë nga elementë kriminalë. Kryeprokurori ka hyrë në raporte biznesi me elementë të inkriminuar dhe ka përdorur pasuritë e tyre për të pastruar të ardhura të padeklaruara të tij. Ai po ashtu në mënyrë të dukshme ka bërë transaksione dhe ka funksionuar si një agjensi “real state” me një numur pasurish të tjera. Në aspektin profesional, do të mjaftonte dëshmia e tij e rremë për kërkesën për arrestim nga ambasadori i SHBA për Ilir Metën dhe ai për Sali Berishën nga ambasadorja e BE, që të konsiderohet dëshmitar i rremë dhe keqpërdorues i pozitës zyrtare dhe të nisin ndaj tij hetime. Më tej akoma ai është Kryeprokurori që do të hyjë në histori si Kryeprokurori që u kërkon diplomatëve Perëndimorë llogari pse nuk luftojnë drogën në Shqipëri, ndërkohë që vetë paguhet për atë punë.

Prokuroria e Durrësit po heton veprimtarinë e tij dhe nuk dimë se çfarë mund të prodhojë ajo me atë dosje, por nxitimi për të thënë se ai nuk do të dënohet se është i korruptuar, por se do SHBA, është një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një “shenjt” të korrupsionit në Shqipëri.

SHBA-të e kanë dhënë dënimin e tyre për Adriatik Llallën. Ata i kanë ndaluar atij hyrjen në SHBA me dekret të Sekretarit të Shtetit, një gjest i pashembullt në historinë e prokurorëve në botë. Drejtësia shqiptare natyrisht që do të thotë fjalën e saj, por përpjekja për të zhvlerësuar drejtësinë shqiptare, duke tentuar ta paraqesin tani si një drejtësi nën presionin e SHBA është qesharake dhe tregon makthin e vërtetë që kanë zyrtarët e korruptuar politik në Shqipëri. Duke e konsideruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të kapshëm dhe të komandueshëm politikisht, nga të dy palët, ata në të vërtetë kanë makth se presioni Perëndimor, po mban larg politikën nga drejtësia dhe më këtë rast më shumë se sa duan të mbrojnë Adriatik Llallën, ata duan të sulmojnë garantët e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Dhe për këtë janë gati të thonë dhe që Adriatik Llalla është i ndershëm!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Një përpjekje për të shenjtëruar korrupsionin!”

  1. Qerosi says:

    Llalla ne qeli. Bukur

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ike Tiku ike
    ike Tik hajduti
    po të zuri USA
    të zë tartakuti.
    ike tik tak tiku
    po proverbë mbete
    rri e bëj sehir
    ç’do marrësh me vete.
    Nuk e pe Ajazin
    iku pa rrëmujë
    truri jot prej dhalle
    desh të bëjë bujë.
    i tha USA: ik
    dhe Ajazi iku
    e nuk u ndje hiç
    Visho Lika SHIKU.
    i tha LUja: ik
    po Tiku nuk iku
    hapu burg se erdhi
    tik tak tik tak Tiku!

  3. Sava says:

    Te arrestohet dhe ky i korruptuari tjeter qe dhjeu universitetin politeknik
    http://tna.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/

    Te pije raki me Tikun n burg

  4. Ketu ka 28 vjet qe eshte legalizuar vjedhja dhe korrupsioni.
    Cdo qeveri vjen me moton se do luftoj korrupsionin e qeverise qe eshte ne fuqi dhe kur fitojne gjejne justifikime se nuk arreston qeveria por prokuroria dhe drejtesia dhe behen pale qeveri prokurori gjykat.
    Sa vjedhje dhe shkatrrim eshte bere ne keto 28 vjet,sa ndihma jane dhene nga vende te ndryshme,ku shkuan,kush dha llogari,kush u denua?
    Kur kryeprokurori akuzohet per gjithe keto gjera a e imagjinoni te tjeret qe po e hetojne,a e imagjinoni se ky i ka bere vetem pa dijenin e te treteve apo te politikaneve qe e kane vene ne ate post…..
    Keta jane aq te zgjuar dhe aq te lidhur me intrigat e tyre sa do ja hedhin paq edhe kete radhe.
    Pse saluku me munih cizmen po i ben gjith keto rremuja? Sepse kane friken e ndonje te penduari se mund te zbulojn fijet e pa dukeshme ku jane perfshire bllokmenet e lalzit e te lundres.
    Populli po ngopet me lug bosh

  5. Koba says:

    O Gopist i NSHRAKUT
    Tik Llalles i ke dhene Hakun.
    Te lumte pena dhe Plumb tu befte per Sali Gerdecin ,Like Floririn,
    Mona baxhellen dhe te gjithe Taborin e Korrupsionit

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Kur e vendos bullin ne cep, fillon e meshirohet.. Do rrij e vezhgoj cila falange nga opozita do dali hero.. Sali Gelbaza, te fala se pas ktij fillon bumerangu I te korruptuarve.. Fillo hiq pikturat “e dhuruara” nga muri I kulles ku je strukur..

  7. xhorxh orwell says:

    Ne duelin Lu-Lalla ky i fundit ka perparesi morale dhe beteja e nisur nga zoti Lu kunder Lalles por dhe e vetingut ka deshtuar ne menyre te turpeshme.
    .
    Nuk mund te luftohet Lalla me raketa qe eshte nje ushtar i Berishit ku vete Saliu sulmohet me pambuk nga ky Luja se ambasdor nuk mund ti them se nuk e meriton..
    .
    Boll Mero me keto sofizma se je bere si zedhenes i ambasades amerikane qe keto pseudo-ambasadore e kane humbur totalisht besimin e shqiptareve qe kur Arvizuja pasi i tha yll ne ngjitje nje vrasesi organizoi nje “radioloje” te turpeshme duke i dhene fitoren Lulkriminelit me votat e gabuara ne kutite e arvizuara duke “perveshur” menget….e harrove Mero !
    .
    Pra ideja eshte nese Berishi qe ka kryer tonelata krime tolerohet nga i lezecmi Lu ndersa Lalla ( nje ndyresire kozmike) qe ka kryer shkelje finacjare po goditet me variantin “shume zhurme per asgje” me keto rraketa mediatike.
    .
    Kam mendimin se Lalla me Bankersin e Naftes e ka ne dore “Lu-ne” dhe ky pseudo-ambasadori po ben sikur “nevrikoset” deri sa ti vije fermani qe te ike nje ambasador i Obames dhe kur te vije ambasadori i Trampit do kete supriza te tipit nga Obamacare ne Trampcare qe presupozon ardhjen per here te trete te Juntes Pinocetiste te Berishit c’ka do jete dhe nje vdekje kombetare por “demokratike” ama.
    .
    Ka ardhur koha Mero nese te ka mbetur pak gjak shqiptari qe te mos merresh me kete duel artificjal Lu vs Lalla…..Eshte e nevojeshme dhe e domosdoshme sot te mblidheni nje panel analistesh dhe atdhetaresh dhe ti drejtoheni Kongresit Amerikan qarte..fort dhe sakte per superskandalin kriminal te Berishit qe deklaroi para 2 javesh;
    .
    “”””Do ta vrisja Edi Ramen ne 21 janar 2011 si vrava 4 protestuesit sipas kanunit te Lek Dukagjinit…..
    .
    E kam thene po e them dhe do ta them se Berishi eshte kriminel patollogjik por jo fajtor:

    Fajtore jane te gjithe ato euroatllantikas ne WDC dhe Bruksel qe merren me Shqiperine qe po tolerojne ne menyre te denueshme dhe te ndyre nje kriminel qe del ne media dhe thote Jam Vrases…….dhe i gjori Lu me brekembushurin Rama rrine si dele para Ujkut Berishe..

    Keqardhje per Meron qe rri me kete kope delesh qe nga ky pseudo-ambasadori e deri te Edi Rama.

    1. mirel says:

      Berisha nuk kish nevoje te dilte ne media e te thoshte “jam vrases”. Nuk eshte se beri nje rrefim.
      Sali Berisha i vrau publikisht protestuesit e 21 Janarit.
      Mua me duket se me teper Saliu i ka dhe publikut informacion se Edi Ramuti ishtene dijeni te urdherit vrases te Berishes, dhe qellimisht nuk shkoi ne miting, por dergoi protestuesit per ti bere viktima. Ne kete menyre mori zgjedhjet si permbyses i diktatures, pa i hyre gjemb ne kembe.

  8. eli-tiv says:

    ..Cdo gje eshte “relative”…ne raport me aliun e te birin &co dhe meten mesiguri qe llalia mund te quhet i ndershem..

  9. Qent e fshatit says:

    Korrupsionin e ben qeverria me sorrosin dhe ushtaret e blere nga sorrosi si Rama ,Mero base,lulzim basha zamir Manet,erion veliajn .
    Dhe komentuesit me ne krye nafijen Lora.

  10. H says:

    Kush ishte si ne sikur drejtësia shqiptare të ishte nën drejtësinë amerikane se do kishim më pak të korruptuar , hajdutë ,llalla , berisha dhe meta. Fatkeqsisht drejtësia shqiptare varet pikërisht nga këta të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *