Opozitarizëm me “rrotlla”

15 Prill 2018, 19:49Blog TEMA

Nga Anri Bala

Thashë plasi… cipa, kur shikoja trima të frikësuar që flisnin si “të shkrirë” me popullin, pa e ditur se për cilin popull flisnin: popullin tim, apo “popullin” e tyre?! Populli me të drejtë dhe pa të drejtë, ka gjithmonë pakënaqësitë e tij ndaj qeverisë që ka, ku të parët janë ato që nuk e kanë zgjedhur dhe të dytët janë ato që kanë heshtur.

Për të qenë me këmbë në tokë dhe me mend në kokë, nuk mund të themi, se ato që e kanë zgjedhur janë të lumtur dhe të kënaqur. Kur thashë plasi, e kisha fjalën, për njerëzit e tulatur, që edhe kur u bëhet padrejtësi, thonë fjalën magjike: “Ra zjarri në fshat… larg shtëpisë time, ra zjarri në shtëpi… larg b*thës time”, por jo për cipëplasurit.

Mirëpo, harrova ku jetoj dhe se kush fshihej pas çadrave dhe perdeve: Rraca më e neveritshme e politikanëve në rruzull, ata që kanë vrarë plot natën dhe i kanë qarë ditën, e që gëlojnë si krimba gjirizesh. Pa përjashtuar vrasjet psikologjike, flasim për ekzekutim shpresash me gënjeshtra pa fund, grabitje ëndrrash me “drejtësi” e dhunë,  flasim për ato që kurrë nuk e hoqën dorën nga xhepi i fukarait me solda gjaku, flasim për opozitarizmin e “rrotullave”.

Ky opozitarizëm i ri ka një histori: Rrotulla rrotullohet gjithmonë dhe si e tillë nuk mund të pretendosh se duke pasur një a dy të tilla, ke një karrocë, e që mund të kapësh Arkën e Noes, që të shpëtosh nga ” Përmbytja e madhe”.

Kështu mendoja unë deri dje, por sot pas kaq ditësh, kam ndryshuar mendim, pasi e shikoj se edhe opozitarizmi i “rrotullës” paska efektet e veta… të trimëron në mendim, se duke hypur sipër rrotullës mund të shpëtosh, nga që të duket vetja sikur po vrapon, pa e ditur se ku do të “gremisesh”… sepse nuk mund të frenosh.

Mendimin ma ndryshoi (gopisti), kështu e quante veten gomisti i Bradasheshit, që na takoi halli. Ishte aq i lumtur kur e takova, e më përqafoi sikur më njihte, se kështu bënte me cilindo, që hynte në gomisterin e tij, sepse kishte shpëtuar nga një hall i madh.

Rrotullat, se kështu i thonë elbasanasit e vjetër gomave të karrocave, më në fund i kishte hequr, sepse nuk dinte si të bënte me ta, pasi i kishin zënë vendin prej vitesh. Por deshi Zoti, i erdhi fati tek dera me “çunat e rrotullave” dhe unë me thënë të drejtën, nuk e kuptova për kë e kishte fjalën, por ai filloi të më shpjegoi:

“Shpëtova mor bir, mi morën çunat, që kishin qejf rrotullat dhe i dogjën duke u gëzuar se po bënin tym dhe flakë, por më shumë u gëzova unë, se mësova një hile, që kur të kem rrotulla të tjera të vjetra, pse mos të dal dhe unë aty në mes të rrugës në dimër, sikur po protestoj, e të ngrohem e nxihem me flakën dhe tymin e tyre. Më shpëtuan, “sa të rrosh do mësosh” dhe për nderin që më bën thash t’i pagëzoj, dhe e bëra, duke u vënë një emër “çunat e rrotllave”!

Por ama, për një gjë ma prishën qejfin, kur i pashë përsëri, jo në rrugë, por në “stallën e palamentit”, kur nipi më shpjegoi pasi e pyeta, se çfarë kërkonin “çunat e rrotllave”  me ato letra në dorë… nuk po ta përmend llafin, se edhe ti e di, por ajo që më tha më habit, se si kishte mundësi, që e kishin ngatërruar rrotullën me rrotën?!

Gjynah, sa të pa ditur, i thash nipit, sepse ajo rrotulla e kujdoqoftë, nuk e ka vendin aty dhe zonjushat me zonjushët, sepse ishin dy “djem çupa” më zonja se ato, që nuk i kisha parë herën e parë, po kryenin një turp nga padija dhe gëzimi i tyre nga turpi, më bëri të ndjehem keq edhe unë, se tashmë isha pagëzori i tyre.

Pyeta veten, se përse e ngrehin aq lartë apo ndoshta…. nuk i dinë vendin?!”

Pasi u mendova dhe u përpëlita nga sikleti, vazhdoi gopisti i vjetër (gomisti): “Thashë me vete, ato e dinë mirë edhe vendin ku e ka, por nga që janë ngopur me të, u ka dalë turpi, e u ka ngelur në dorë!”

“Turp i madh mor bir, mu duk parlamenti, si kuplara pa zot”, kështu e përfundoi tregimin gopisti (gomisti) i Bradasheshit, për “opozitarizmin e rrotullave!

Ndërsa po qeshja me ironinë e plakut elbasanas, thashë me vete: Opozitarizmit popullor këto mjeranë i kanë marrë vetëm “rrotullën”!

5 komente në “Opozitarizëm me “rrotlla””

  1. Dani says:

    Po kjo biba e vogel e di cfare eshte shkruar ne flete ?Ec aty opozite.

    1. ce says:

      aty jane te tre DICK -at e LQI-se fytyrat me te ndyra te politikes shqiptare , bufoni Edhjet brahimkari, shpifarakja kerpaci, dhe sygjarperi kejdi,,,,,,

  2. Cuku says:

    Te lumte Anri ,
    Je fantastik,,,,,

  3. xhulio says:

    Si gjithnje perralla me mllef.Gazetar leshi, lepires kembesh dhe duarsh.Temenaberes pashallaresh.

  4. tir says:

    Anri me kenaqe si perhere! Sa do doja te kishim me shume gazetare jo partiake, qe te mos i ngaterrojne ngjyrat. Paraja e interesat e ngushta u ka zene syte, u ka mbyllur mendimin real (fatkeqesi per mediat) , e kane futur veten me koshience te plote ne kazanin e plehrave te pariciklueshme dhe harrojne qe keta kriminele politikane ne syte e popullit jane bythezbuluar pa hypur piken me te larte te rrotlles..per ta Morali = Kurveri ne cdo plan. Mjafton te shohesh Sali e Lul, Palok e Nok, Met e Kryemadh, Stazimir e Balli, Gridat e Salianjat neper studio televizive, barazimi i mesiperm do i shkonte per shtat dhe ketyre mediave, jo vetem politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje