Rriten tensionet, SHBA: Jemi gati për sulme të tjera në Siri, reagon ashpër Rusia

15 Prill 2018, 11:16Bota TEMA

Tensionet në Siri sa vijnë dhe rriten edhe më shumë.

Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca janë gati për të ndërmarrë një sulm të ri me raketa në Siri.

Ka qenë presidenti Donald Trump ai që ka paralajmëruar një sulm të ri duke theksuar se jemi gati për të goditur sërish bazat ku prodhohen armë kimike.

Sipas Trump kjo do të vijë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë por ka fajësuar rebelët.

Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendruar laboratorët e prodhimit të armëve kimike.

Analistët e çështjeve të sigurisë kanë deklaruar se vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Rusia u shpreh kritike dhe akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

“SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare” kështu u shpreh ambasadori rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.  (TemA)

4 komente në “Rriten tensionet, SHBA: Jemi gati për sulme të tjera në Siri, reagon ashpër Rusia”

  1. tirona says:

    cjan keto lajme o idiote gazetare, maroi pra, siria i ngeli ruseve edhe te mrumit e ocidentit te kthehen ne shpi me bisht neper shal.

  2. undefined says:

    surrati i vertete i aleatit strategjik
    lufte po
    thith naften ne lindjen e mesme si shushunja gjakun po
    homoseksuale po
    imoralitet po

  3. undefined says:

    surrati i vertete i aleatit strategjik
    lufte po
    thith naften ne lindjen e mesme si shushunja gjakun po
    homoseksuale po
    imoralitet po
    … …..

  4. Bert says:

    Te dhjefsha Rusine.Rusia ben kot gam gam se nuk bythe karshi Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje