Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!

15 Prill 2018, 14:00Blog TEMA

Nga Alfred Peza

E marta e 17 prillit, kur Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn dhe Shefja e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini do të dorëzojnë në Tiranë progres raportin për Shqipërinë, do të mbahet mend gjatë. Sepse ajo datë krejt rastësore e që duket sikur nuk thotë asgjë sot, do të shënohet përgjithmonë si një gur i rëndësishëm kilometrik, në rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Mediat gjermane publikuan pjesë të raportit, ku mësohet se Komisioni Europian ka vendosur zyrtarisht që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Komisioni kërkon që qeveria e Shqipërisë të mos lerë vend për dyshime në orientimin dhe angazhimin strategjik, duke shfaqur vendosmëri e progres të pakthyeshëm. Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë radhë me sa duket, nuk do të japë referenca kohore.

Rekomandimi do ti jepet edhe Maqedonisë, e cila pas rënies së Gruevskit dhe krijimit të qeverisë së Zaevit, po le pas me shpejtësi problemet e mëdha të së shkuarës, duke marë vendime shumë të guximshme brenda vendit dhe me fqinjët, që e bëjnë Shkupin të jetë tashmë në një hap me Tiranën, në këtë proces. Mediat gjermane e konfirmojnë se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe për Maqedoninë.

Raporti njeh korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara në Ballkanin Perendimor. “Rajoni mbetet një portë e rëndësishme për trafikun e drogës, armëve dhe njerëzve në BE”,- thuhet në raport. Komisioni Europian sipas raportit,- vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Europian.

Pikërisht ky zhvillim i fundit, duket shumë interesant jo për Turqinë vetë, por për shqiptarët në raport me historinë. Vetëm tani pas 105 vjetësh nga pavarësimi prej Perandorisë Osmane, Shqipëria po arrin që të hedhi një hap shumë të rëndësishëm drejt qytetërimit perendimor duke e parakaluar përfundimisht Turqinë, në garën zyrtare të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria e trashëgimisë dhe e ndikimit oriental, kurrë nuk ka qenë në këto 600 vitet e fundit, më pranë rrënjëve të saj oksidentale, ëndrrës së rilindasve dhe etërve tanë themelues.

Turqia e ka firmosur marrëveshjen e asociimit plot 43 vjet përpara Shqipërisë, që në vitin 1963 kur Shqipëria ishte pjesë e Lindjes Komuniste dhe anëtare e Traktatit të Varshavës, armikes së NATO-s. Ajo e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE që në 14 prillin e 1987 dhe e ka marë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union, në dhjetor të 1999, plot 15 vjet përpara Shqipërisë.

Kjo qajse gjithësesi, nuk është thjeshtë dhe vetëm për meritë të Shqipërisë, por sigurisht, edhe për shkak të dështimit të Turqisë në reformat demokratizuese, sidomos vitet e fundit, kur ajo po i largohet gjithnjë e më me shpejtësi BE./Alpenews.al

9 komente në “Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!”

  1. Albani says:

    C’hyn Turqia ketu?
    C’hyn Turqia ne rrugetimin tone Evropian?
    Qe ne tani po na hapen rruget,e ka fajin Turqia?
    Ik more llumi I shoqerise.
    Ik more pervers njeri
    Te etiketoj keshtu,sepse ne radhe te pare u bere milioner me nje mandat
    E dyta dhe kryesorja eshte qe faji qe nuk jemi sot pjese e BE-se eshte diktatura konuniste dhe keto 30 vjet “demokraci”te zhytura ne krim e korrupsion dhe jo Turqia,ndryshe nuk do te ishin as Greket apo Bullgaret.
    Fol njehere me mend o pedo,jo ne cdo dy rreshta qe shkruan te permendesh Turqine,se po na e beni qendren e botes o ua befsha n….

    1. WEB says:

      O alfred mos dëgjo këta qukapiket me sipër, sepse këta akoma nuk e kanë kapur thelbin e artikullit, por edhe mbas një xhesti positiv si ai I BE per hapjen e negociatave vështirë që zemra” patriotesh “dhe cudiberesish të arrijnë të shkëputen nga lidhjet me regjime diktatoriale. E kam thënë dhe e theksoj që ne do jemi gjithmonë në krahun e gabuar të historisë, pavarësisht se pa aftësitë tona për të krijuar një shtet funksional ja derdhim në kazan të tjerëve, kjo sa për të larë duart nga ndërgjegja e piste

      1. Albani says:

        C’hyn Turqia ketu?
        Mbase Alfredi eshte miku yt.
        Ne Peqin I vune drune,akoma pa I mbaruar mandati beri rrokade me nje tjeter e shkoi te mbuloi Peshkopine,ngaqe si I pa afte qe ishtee qelbi fare.
        Mbase eshte bere Gjylenist sepse per pese leke q..ne bythe Alfredi yt.
        Dhe nje here po pyes web,c’hyn Turqia ketu?
        Mjaft more spurdhjake,se kemi halle te tjera dhe nuk kemi nevoje ata qe perpiqen ta ndreqin apo ta prishin imazhin Turqise.
        Deputeti I pa afte pervers,TE SHIKOJE IMAZHIN E TIJ,SEPSE E KA CUAR NE HALE.

  2. Taku says:

    Rrenje oksidentale??. O Alfred ore qyp. Te kishim te njejtat rrenje sdo te na coptonin e te na vrisnin. Dhe te kerkonin te na zhdukshin komplet si komb. Kjo Europa jote e bukur. Dhe akoma vazhdon te na mbaje te percare. Duke na bere presion qe Kosova mos te bashkohet kurre me Shqiperine. Ti je nje majmun injorant dhe asgje tjeter.

  3. Ardi says:

    Ky spurdhjaku i Edi Rames po na e shfaq Shqiperine sikur ka bere hapa vigane dhe ja ka kaluar Turqise ne cdo drejtim. Kur Shqiperia po boshatiset perdite dhe njerzit po ikin nga syte kembet. E njeta gje ndodhte ne kohen e komunizmit. Kur Shqiperia e krahasonte veten me Ameriken biles here here ja kalonte asaj. Edhe ky spurdhjak po perdor te njejten formule. Duke e nxjerr Shqiperine me te forte se nje superfuqi sic eshte Turqia sot.Ky hajdut qe eshte akuzuar se ka vjedh miliona dollar dhe po e grabit popullin e tij perdite e me shume.

  4. undefined says:

    jeni bere si ai bastisti qe tera leket i hedh per nje ndeshje : evropen
    po ju dogji evropa ca mutin do te beni!

  5. undefined says:

    jeni bo si aj bastisti qe ter leket i hedh per nje ndeshje : evropen
    po ju dogji evropa ca mutin do te beni!

  6. Niko says:

    Ky tip i korruptuar eshte imazhi i vertete i shtypit te neveritshem te shqiperise.

  7. Ali Pashe Tepelena says:

    Ky injorant dudet te dije ne rradh te pare qe te mos ngaterroje turqine republikane dhe turqine si shtet me perandorine osmane sepse jane 2 gjera shume te ndryshme.

    Perandoria osmane ishte multi etnike dhe ishte nje kalifat islamik i moderuar ndersa turqia eshte nje shtet komb, por qe ka shume shqiptare qe kane kontribuar goxha per turqine.

    Sikur gjysma e turqise te ishte shqiperia do ishim ne tjeter nivel sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje