17 prilli, investimet e reja, dyert e burgut…

16 Prill 2018, 17:06Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

17 prilli mund të futet në histori, si dita kur Shqipërisë iu hap drita jeshile për fillimin e udhëtimit zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Kjo datë mund të ketë me rëndësi të madhe, jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për ekonominë.

Dhe ja përse.

Në dy vitet e fundit, rritja ekonomike (e matur përmes rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto – PBB), është gjallëruar në Shqipëri. Në periudhën 2016-2017, rritja reale mesatare tremujore e PBB-së (krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë), ka qenë 3.6%. Ndërsa në vitet 2014-2015, rritja reale mesatare e PBB-së, ka qenë vetëm 2.2%.

Motori kryesor i këtij gjallërimi në rritjen e PBB-së, kanë qenë investimet private dhe publike. Ndërkohë që, rritja reale e PBB-së në dy vjetët e fundit, është luhatur rreth mesatares 3.6%, rritja reale mesatare e investimeve për formimin e kapitalit fiks, ka qenë 7.5%. Investimet private dhe publike, përbëjnë diçka më shumë se çerekun e PBB-së.

Dy projekte gjigante, Trans Adriatic Pipeline (TAP-i) dhe Hidrocentralet e Devollit, kontribuuan më shumë se gjysmën e investimeve në periudhën 2016-2017. Pa këto dy projekte të rëndësishme, rritja reale e PBB-së në Shqipëri, do të kishte mbetur në nivelin modest të mëparshëm, 2.2%.

Sidoqoftë, faza e punimeve intensive në dy projektet e mësipërme, është mbyllur dhe investimet private e publike, nuk duket se do të shërbejnë më si motor i rritjes ekonomike. Në dy tremujorët e fundit të 2017-ës, rritja e PBB-së dhe rritja e investimeve, pothuaj u barazuan me njëra-tjetrën (shihni grafikun shoqërues).

Me përfundimin e TAP-it dhe Hidrocentraleve të Devollit, ekonomia shqiptare do ta ketë të vështirë të kapë rritjen 4% të PBB-së, që është edhe objektivi afatshkurtër i qeverisë. Për t’u arritur ky objektiv, nevojitet një injeksion i fuqishëm i investimeve të reja.

Në fakt, kryeministri Rama po punon intensivisht për tërheqjen investime të reja private.

Kështu, gjatë një vizite në Turqi, ai diskutoi me Presidentin Erdogan rreth një aeroporti të planifikuar për t’u ndërtuar në Vlorë, si dhe për investime turke në infrastrukturë, energji e drenazhim. Sidoqoftë, praktikat me dritëhije që ndoqën investitorët e aeroportit të Vlorës, kur ndërtuan aeroportin e ri të Stambollit, mund të krijojnë probleme në të ardhmen. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për investimet e tjera të pritshme nga Turqia.

Në tregun e brendshëm të kapitaleve, kryeministri Rama po përpiqet të tërheqë rreth 1 miliard euro investime nga biznesmenët shqiptarë, përmes skemës Partneritet Publik-Privat (PPP). Sidoqoftë, FMN-ja dhe Banka Botërore kanë këshilluar për mospërdorimin e kësaj skeme, sepse, sipas tyre, qeveria shqiptare ende nuk i ka krijuar strukturat dhe procedurat e nevojshme për vlerësimin e projekteve të pa kërkuara, të ofruara nga biznesmenë të ndryshëm.

Sipas FMN-së, çdo projekt PPP përbën një borxh të ri publik (që do të shlyhet në të ardhmen nga shqiptarët e thjeshtë). Prandaj, ajo sugjeron që qeveria të hartojë fillimisht një masterplan afatgjatë të investimeve publike, dhe vetëm pastaj të zgjedhë një nga një projektet që do të zbatojë (sipas përparësive të përcaktuara në masterplan).

Nisur nga problemet e investimeve të mësipërme, zgjidhja më e mirë dhe e sigurt afatgjatë për Shqipërinë, do të ishte fillimi i negociatave zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në një skenar të tillë, Shqipëria mund të tërheqë investime të shëndetshme, ngjashëm me vende të tjera të Europës Lindore, pasi ato filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Por s’duhet të harrojmë se, ndërkohë që teknokratët e BE-së mund të jenë të prirur për fillimin e negociatave, politikanët e vendeve të ndryshme të BE-së, mund të duan të shohin paraprakisht nënshkrimin e një marrëveshje të Shqipërisë me Greqinë (për zgjidhjen e të gjitha problemeve të mbetura pezull), si dhe rezultate konkrete të zbatimit të reformës në drejtësi. Mbi të gjitha, ata mund të duan të shohin shenja të dhënies fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Thënë ndryshe, politikanët europianë mund të duan të shohin sa më shpejt, disa politikanë e zyrtarë të lartë shqiptarë, në dyert e burgut…(AFP.al)

8 komente në “17 prilli, investimet e reja, dyert e burgut…”

  1. adi says:

    Pra shkut dhe qarte
    1)Ekonomia shqiptare eshte mbajtur deri me sot me investimet e berishes (TAP dhe Devolli) me perfundimin e tyre shqiperia rezikon per here te pare ne 27 te kthehet ne recesion.
    2) investitore te huaj as nuk ka pasur ne 5 vjet dhe as nuk duket te kete.
    3) PPP e rames jo me simbas opozites po sipas FMN dhe BANKES BOTERORE nuk duhen absolutisht te realizohen sepse jane te ngjashme me skemat piramidale dhe jane skema mafioze.
    Perfundim
    Shpresa e vetme e cdo te cmenduri dhe banditi ngelet dhuna.
    Pra nese shqiperise nuk i celen negociatat qeveria rama thjesht bie vete nga katastrofa ekonomike ku e ka cuar vendin.
    Nje qeveri bandite nuk mund te qeveriste pervecse me bandtite dhe si bandite.
    Bye bye rilindje.
    Ky popull keshtu e meriton te haje bar.
    Pune delesh.

    1. Tony uk says:

      O Adi Shqupi ,Tap nuk eshte veper e berishes por ishte rruga e investimit qe do kalonte ne Shqiperi.
      Dhe mos harro qe Rama i rinegocioje kushtet e tap se ai Plaku mere i pati bere jo per interes te Shqiperise!
      Pak investim te duket ai aeroporti Vlores qe do ta coje rritjen ekonomike mbi 4.5 %,ah harrova bazohesh ke analiza e Zaloshnjes qe ben sikur merr vesh nga numrat!!! Por si gjithmone si dalin parashikimet.
      Sa per statusin negociatat do te hapen do apo sdo shqupi ku je dhe ti.
      Harruat se ku e cuat borxhin,keni dhe fytyre dilni dhe na luani ate rolin e asaj kurves se ndershme!!

    2. Amerika says:

      Leshë. Leshë adi leshi apo duhet të jeshë sali berisha

      1. Grigor says:

        Opo lere, ç’var ketij trapit. Nuk e sheh? Ky e nxori Berishën edhe pronar te TAP-it tani. Ka humbur punën ku vidhte popullin ne kohen e Berishës, dhe tani e kujton me mall, kur shfryrezonte area qe sot i quan dele. Dje i donte te ishin dele, ndersa sot i do te behen ujqer qe te shqyejne armiqte e Berishës.
        Populli nuk eshte dele. Ata e hoqen qafe Berishën apo jo? Edhe Lesh e Linë e nxorren force e trete.
        Edhe Ramen do ta heqin qafe kur te mbushet kupa. Por ti mbaje. Ty ta futen dhe tani te dhemb. Ate mbaje. Iku koha e Berishës. Por mund t’i shkosh per vizite atje, tek “shtate penxheret.”

    3. Katundari digital says:

      Investimi i vetem i Berishes eshte te mos behen investime ne Shqiperi. Hapi syte qorr dhe shiko se cfare po ben ne realitet kur Shqiperise i hapen rruget e integrimit. E mira eshte se plakut Mere i kane mbetur vetem dy dhembe te prishur Edi Paloqia dhe Mul Trapi ,keshtu qe askush nuk pjerdh me per rremujat e tij.

  2. BRSS says:

    NA RROFSH TOPET ADI KAQ DI KAQ THUA O TRAP

  3. Paqesori says:

    BRAVO Z. ADI !
    Sa burre i zgjut ky…. Aman gjej kohen dhe na shkruaj ku e ke marre diplomen , se i beke mire llogarite !

  4. shushica says:

    O injoranti lumpen Adi ,TAP eshte nje veper e vendosur nga BE ,per ballancimin e rrjetit te gazsjellseve ruse qe e bejne Europen teper te varur nga Rusia .Hidrocentralet mbi Devoll jane projektuar nga shkencetari i shquar Fahrudin Hoxha me institutin perkates shqiptar , Para per ndertim ne Shqiperi ka me shume se kudo ,mjafton pak zgjuarsi nga cdo lloj qeverie .Nderkohe qe Berisha dhe grupi i tij anarkofashisto anadollak po bejne ceshte e mundur te sabotojne rrugen e Shqiperise drejt Europes .Data 17 prill per turmat tuaja dumbabiste eshte dita vdekjes .Sidoqofte fillimi i veprimit te drejtesise mbi krimin ekonomikopoltik qe ka si perfaqsues Berishen dhe Bashen ,por pjestare nga te gjithe krahet po jep shprese qe investitore serioze te futen ne lojen ekonomike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje