Arrestimi i kuksianëve, ministri i LSI: Në vend të tyre duhet të jenë policët dhe prokurorët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ditën e sotme lidhur me procedurat e ndjekura për arrestimin e kuksianëve pasi protestuan kundër vendosjes së tarifës për rrugën e Kombit.

Pas arrestimit, gjykata e Kukësit, e cila u zhvendos në Tiranë për efekte sigurie, la në burg 11 prej 23 kuksianëve, duke i gjykuar si të ligjshëm arrestimet e tyre, pasi ishin bërë pas orës 8 të mëngjesit.

Por, avokati i njohur Altin Goxhaj ka udhëtuar drejt Kukësit, ku ka marrë dëshmitë e familjarëve që pretendojnë se ata janë arrestuar gjatë mesnatës, nën terror, dhe jo siç Prokuroria e ka shënuar në fletën e arrestit, pra pas orës 08:00.

Për këtë, Manjani, një njohës i mirë i proceduarave, jo vetëm se ka qenë Ministër Drejtësie, por edhe pse është jurist me profesion, thotë se policët, prokurorët dhe eprorët e tyre duhet të vihen në pranga, transmeton Express.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Manjani thotë se në vend të 11 kuksianëve, të cilët janë ndaluar në shkelje të Kushtetutës, duhet të jenë policët dhe prokurorët.

Në fund në reagimit, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e quan krim shtetëror arrestimin dhe mbajtjen në burg të kuksianëve, ndërsa ka kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Kjo nuk është më turp, por krim!

Policët, prokurorët dhe eprorët e tyre, që shoqëruan në mes të natës dhe i ndaluan në mes të ditës, duke fallsifikuar letrat, duhet të ishin në burg!

Transmetimet vizive në media, provojnë se arrestimet janë bërë natën! Ndërkohë me letra ato janë arrestuar ditën! Çfarë shteti!!! Av Altin Goxhaj ka bërë një punë të shkëlqyer denoncuese me prova të qarta!

Fallsifikimi i Dokumentave, rrëmbimi i personit, arrestimi i paligjshëm heqja e paligjshme e lirisë, janë vepra penale. Të gjitha këto vepra janë kryer në bashkëpunim dhe në shkelje të rëndë të detyrës publike!

Gjykatësja e Kukësit që gjykoi në Tiranë, jashtë rregullave, nuk mund të jetë më gjykatëse! Ka humbur çdo test të Vetting-ut! Ka legalizuar shkeljen e lirisë së personit dhe ka dhunuar vetë lirinë kushtetuese të qytetarëve!

Ligjërisht ata që mbahen në mënyrë haptazi Anti-Kushtetuese duhet të ishin të lirë. Në vendin e tyre duhet të ishin dhunuesit publikë! Ky është krim shtetëror! I pastër fare!

Rilindja nuk njeh më ligj! Mbase ka zot...”, -thotë Manjani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Arrestimi i kuksianëve, ministri i LSI: Në vend të tyre duhet të jenë policët dhe prokurorët”

  1. Miri says:

    Ne vend te tyre duhet te jesh ti !
    Po mos u merzit se po te vjen rrafha edhe ty, pa merak

  2. Ylli sum qimi says:

    Ky duhet qi ne myth,se Po i ha shum suma…O sum tekeleg

  3. Maminasi says:

    Manjan te kan bo dalje te gjith dhe tani jargavitesh tu shkrujt. Shif me mire ato bizneset qe ke te padklarume dhe kontraband ne maminas se esht tu te ardh fundi edhe ty

  4. star says:

    Do kete zot edhe per ty.Minister drejtesie qe do te denohen policet.Po pse more taleban policet ndezen zjarr e shkaterruan?

  5. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    policia ka” gabuar rende”.ka shkelur ligjin.po cilin ligj?na sqaro zoti kok..qe cilin ligj qeta dime.ku eshte percaktuar se arrestimi behet nga ora x ne oren y?sipas teje dhejo vetem,policiaka shkelur kodin etik:-iu ka prishur gjumin vandaleve(neser edhe krimineleve,trafikanteve,etj).nuk kanepatur buqeta me lule,cokollate,nuk u eshte drejtuar:-ju lutem zoti vandal a jeni gati tiu arrestojme,a jeni zgjuar qe te mos iu shqeteojme?madje duhet ti marrin ne telefon me pare,psh.-zoteria e tij klement balili?ne core keni miresine te na prisni per tiu arrestuar?ju lutemi shume na falni qe iu shqetesuam.e pra,keshtu duhette jete policia.ndrysheshkel te drejten e njeriut-informimin paraprak per urdher ndalimin,prishja e rehatise dhe komoditetit.ndryshe te pandehurit i lind e drejta legjitime e mbrojtur nga organizata e lsi ,pd per te ikur ne drejtim te paditur.prandaj ka te drejte kok…qja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *