Bexhet Pacolli "qytetar nderi"... kush?

16 Prill 2018, 13:42Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Bexhet Pacolli, zevendeskryeministër dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës,qenka shpall qytetar nderi në Kukës. Pikërisht në rastin e përkujtimit të eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Nuk e di se çfarë lidhje ka zoti Pacolli me eksodin e shqiptarëve dhe aq më shumë me mikëpritjen e banorëve të Kukësit ndaj tyre.

Pacolli, me gjithë respektin për postin e tij institucional, ku, thënë sinqerisht, nuk duhej të ishte, as ka pasur lidhje aso kohe e as nuk ka lidhje sot me eksodin biblik të shqiptarëve, as me mikëpritjen, që nuk ishte vetëm në Kukës.

Eksodi i shqiptarëve ndodhi në pikun e ofensivave të jashtëzakonshme, barbare serbe kundër shqiptarëve në pikun e luftës në Kosovë, kur, nga njëra anë , ushtria Çlirimtare e Kosovës po zgjerohej me dërgimin në luftë të rreth 5 mijë vullnetarëbve nga shtetet europiane , dhe, nga ana tjetër me sulmet e vazhdueshme të Aleancës Veri – Atllantike ndaj forcave ushtarake e paraushtarake serbe të Millosheviqit dhe forcave të sigurimit shtetëror serb të Stanishiqit, dajës së serbo boshnjakut Fazlliq, mikut të Bashës dhe të Berishës.

Shpallja qytetar nderi nuk është në qokë që i jepet kujtdo dhe kushdo mund ta marrë , jo nga përkushtimi , por nga posti që mban.

Vërtet , sot, Bexhet Pacolli, është zevëndëskryeministër i Kosovës dhe ministri i Jashtëm i saj, por në ditët e eksodit të madh ai ishte vetëm një biznesmen, i cili, aso kohe e ndoshta edhe më tej se ajo kohë, bizneset më të fuqishme i bënte me repbulikën ruse, me vendet e ish Bashkimit Sovjektik, dhe, për më tepër, i njohur si mik përsonal i vëllait të Millosheviqit,, ish ambasadorit serb në Moskë. Përmes këtij të fundit, janë bërë edhe bizneset më të rëndësishme, që në kohën e ish presidentit Jelcin.

Pacolli, sot, mund të jetë gjithçka, nesër, si është nënshkruar brutalisht dhe pa asnjë sens politik, mund të jetë edhe Presidenti i Kosovës, por qytetar nderi i Kukësit nuk ka përse të jetë.

Sepse nuk kishte asnjë lidhje me atë që ka ndodhur.

Në kohën e luftës ai ishte një biznesmen, ndaj të cilit ishte gjithnjë droja se më shumë do të mbështetej tek forcat politike serbe, se sa tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Deklaratat e mëpasme të ndonjë përfaqësuesi të UÇK-së, për lidhjet e Pacollit me këtë strukturë, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por fshehin thjeshtë intresa financiare, ndaj një biznesmeni të madh, që kokën e kishte në Serbi, trupin në vendet e ish Bashkimit Sovjektik dhe e mendonte politikën si një pasha turk.

Jo rrallë po bëhen shpallje të tilla, që duhej të ishin vërtet nder për atë që i kushtohet, por që në fakt janë vetëm lëvizje politike, nganjëherë të pështira. Kohë më parë, Mitrovica shpalli Lulzim Bashën ytetar nderi. Ky i fundit do e ketë shkelur Mitrovicën vetëm kur mblidhet fakte në kuadrin e Gjykatave të UNIK-ut, ku edhe shërbente.

Ka edhe komuna të tjera që e kanë bërë këtë, e jo rastësisht, menjëherë pasi u emërua si lideri politik i PD-së. Ishte dhe është si një investim në të ardhmen, nëse ndonjëherë ky njeri, Basha, do të drejtojë këtë shtet, dhe përmes “qytetarllëkut” do të kenë përfitime financiare.

Shpallja e Pacollit qytetar nderi mund të ishte për gjithçka tjetër, por jo për këtë rast, jo për këtë ngjarje madhore përbashkuese të shqiptarëve, rast në të cilin, i nderuari, Pacolli, as nuk ka patur kontribut, as nuk ka qenë pjesë dhe, për më tepër, asaj kohe ai ishte kundër ndërhyrjes së Natos në Kosovë.

Nuk ka mbetur gjë tjetër , veçse edhe “Shtëpia e Verdhë”, diku në Mat, të shpallë “Banor nderi” pikërisht Lulzim Bashën, sepse , përmes operacioneve të tij, e bëri të njohur.

1 komente në “Bexhet Pacolli “qytetar nderi”… kush?”

  1. beni says:

    Pacolli nuk është nacionalist ekstrem si shum nga kta te Uck hajdut e kriminel të pa gjykuar nga drejtësia korrekte e jo drejtësi e imponuar për interesa politike e ekonomike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje