Edi Paloka kërcenon Ramën për "ditë të zeza": Nuk ka qetësi pa lirimin e kuksianëve

16 Prill 2018, 12:54Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka kërcenuar haptas kryeministrin Edi Rama ku nënvizon se nuk do të ketë qetësi për të.

Teksa komenton mbledhjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, deputeti demokrat thotë “nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, deri në lirimin e kuksianëve që mbahen në burg”.

Sot Xhafa ka dalë me paturpësi të flasë për luftën kundër krimit, është gjë e mirë që pas 5 vjetësh në pushtet qeveria del e thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do i godasë.

Pas pesë vjetësh. Ky është një film që kemi parë që 5 vjet më parë ku u premtua se brenda 300 ditëve do të goditej krimi, po ajo që ndodhi ishte kanabizimi i vendit dhe një ministër i Brendshëm që ishte në krye të trafikut të drogës, dhe që sot në vend që të jetë në burg ai bredh i lirë e po bëhet gati të vijë të na mbajë fjalime në Parlament.

Sot Xhafaj duhet të japë të tjera përgjigje.

Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit mbahet pa të drejtë në burg. E pranoi me gojën e tij që ishte fajtori. Por ndërkohë të mbajtur peng e të grabitur në burg, janë qytetarët e Kukësit”, tha Paloka.(TemA)

 

9 komente në “Edi Paloka kërcenon Ramën për “ditë të zeza”: Nuk ka qetësi pa lirimin e kuksianëve”

  1. Tefa says:

    Po si mund te goditet krimi o Paloqe , kur ti vete je krimi me manat deputeti ne parlament. Sa per kuksianet mos ki merak se ata qe thyen , dogjen e vodhen nuk perfaqsojne Kuksin, por shpuren tende te paligjshmerise.

  2. I joti says:

    Po behu gati dhe ti bylyk dhe jep shpjegime per 8 hyrje ne pallatin rezedencial ne shengjin,me cfare parash i ke blere,ne emer te kujt i ke hipotekuar,kush ti administron,sa eshete qiraja ne sezon,pa filluar te te pyesin per pronat e tjera,qe ti i di shume mire ku i ke dhe me cfare lekesh i ke blere.Ka prap,po mos u merzit se me rradhe vjijne gjerat.

  3. Amerika says:

    Dje ne france mu duk sikur degjova qe ishin arrestuar mbi 60 protestues te dhunshem qe ishin te pa fajshem .Vetem ketu degjoj keto lloj gomarlleqesh.Protestues qe djegin e shkaterrojne te pa fajshem.Llogorite me qene ne pushtet cfar te bej e jerez si paloka nxoka etj.

  4. BUJAR says:

    NUK KA QETESI DERI SASALIU TE FUTET BRENDA KRIMI 1997, GERDECI 26 TEVRARE, TREBICKA ,HOXHA ,,4 TE 21 JANARI,OLLDASHI.VJEDHJET LLOGARITEN FAMILJA NGA VICIDOLLI VAJZA DHENDRI BIOLOGJIK DJALI NGA SKRAPARI DJALI I ADAPTUAR BASHKE 1 MILIARD DOLLARE.META FLORI DHE VJEDHJE PER CDO DEPUTET NE LSI, VASILI 2 MILION LEKE ME ILACET.BASHA VRASJE DHE VJEDHJE ETE JERE. NUK KA QETESI NE SE NOKA MALOKU NGA KUKESI KELYSH I SEBIT NUK DOREZON SHTEPITE NE SARANDE. PER PALOKEN NUK KAM CFARE THEM SE I LE PARATE ME PROSTITUTA DHE RAKI

  5. kulo says:

    Kush i perpilon keto pyetje Mul Noka Loqja me Ed Paloqen!!?

  6. arber says:

    Emiljano shullazi eshte shoku i ngusht i zenit o vllai , ke fol pa lejen e shef Sales ktu me duket.

  7. Melsi says:

    ore ky po punon edhe hallall i qoft se ca gjera i ka bere po ai Lulushi qe ishte Minister lart e posht edhe vetem per keq do mbahet mend.

  8. Kiqo says:

    Kta nuk dine as te bejn pyetje jo me te bejne opozite. A sa te lodhur jane ktaaaa

  9. Flori says:

    5 pyetje nga paloka quhen kto? Tete vjet e mbajti PD pushtetit dhe 1 kriminel nuk e skedoj jo me ta arrestontet. Tani dalin e na llomotisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje