“Eksod ’99”, nis nga Mitrovica marshimi simbolik drejt Kukësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në kuadër të aktiviteteve të përkujtimit të “Eksod ’99”, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ishte në Mitrovice ku u prit nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Gjatë takimit mes dy kryetarëve u bisedua edhe për situatën në Mitrovicë dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët ndërsa vlerësuan si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Kukësit.

Kryetari Shehu i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Mitrovicë, Agim Bahtiri, bëri homazhe në vendin ku u pushkatuan dhe masakruan qytetarë të Mitrovicës në 15 Prill 1999 dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Gjithashtu Kryetari Shehu së bashku me Kryetarin Bahtiri dhe Kryetarin e Komunës Skenderaj, Bekim Jashari vendosën buqeta me lule dhe zhvilluan homazhe në memorialin e Heroit Legjendar Adem Jashari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Eksod ’99”, nis nga Mitrovica marshimi simbolik drejt Kukësit”

  1. like says:

    lavdi gjakut te pafajshem e liridashes shqiptar. dita e eksodit prej Millosheviçit te cilit sot i ngrihen buste, duhet te shpallet dite manifestimesh shqiptare ne te gjithe kryeqytetet e botes ku ka komunitet shqiptar. te mos harroet as Maqedonia, ku shqiptaret priten e ndihmuan njeri tjetrin.
    uroj te marrin zemer edhe shqiptaret e çamerise per te bere te njejten gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *