EUObserver: Ja vendimi që pritet të marrë KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Europian do rekomandojë nesër hapjen e negociatave për Shqipërinë’. Kështu e nis shkrimin EUObserver, ndërsa ka siguruar edhe një pjesë të draft raporti të KE që pritet t’i dorëzohet Shqipërisë nesër.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë” thuhet në draft raporti.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë.

Rekomandimi vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s. Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin.

Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Kujtojmë se nesër pritet të mbërrijnë në Tiranë, shefja e politikës së Jashtme Frederica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn për t’i dorëzuar qeverisë progres-raportin që rekomandon hapjen e negociatave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “EUObserver: Ja vendimi që pritet të marrë KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    jo me kot edhe ilustrimi me kete foto qe tregon ”avancim” drejt Evropit………!
    kjo ne kohen kur birazeret turq po i largohen Evropit ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *