FOTOT: Djali autik ndërton Titanikun më të madh me Lego: Më ndihmoi të pranoja veten

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një 10-vjeçar islandez ndërtoi anijen më të madhe me Lego. Brynjar Karl Bigison-it iu deshën 700 orë pune dhe 56 000 pjesëza “Lego” për të rindërtuar “Titanikun” me gjatësi 7.62 m dhe lartësi 1.5 m, me të gjitha detajet.

Djaloshi ka çrregullime të spektrit autik.

Ai është tashmë 15 vjeç dhe vepra e tij do të vendoset sot në Titanic Museum Attraction, në Tennessee, SHBA.

Qëkur ishte 5 vjeç, Brynjar, i cili jeton në Reikiavik, luante për orë të tëra me Lego.

Pasioni i tij për anijet zuri fill kur babai e çoi për herë të parë në Legoland, ku pa anije të ndërtuara me Lego. Në moshën 10-vjeçare, falë ndihmës së familjes dhe miqve, ai bleu Lego-t e nevojshme për të realizuar projektin e tij.

Ai thotë se ky projekt e ka ndihmuar të njohë veten dhe të pranojë autizmin. Brynjar shprehet se ka pasur vështirësi në komunikim, çka e bënte të vetmuar dhe të palumtur.

Por tashmë, ai ka fituar besim në vetvete dhe jep intervista për arritjet e tij. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *