FOTOT/ The Guardian kthen sytë nga Shqipëria: Destinacion europian për turizëm aktiv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pushimet verore nuk duhet të nënkuptojnë detyrimisht detin dhe rërën.

Mund të shkohet me pushime mes maleve dhe në liqene të qeta, aktivitet i cili u përshtaten dashamirësve të ecjeve të gjata, turizmit aktiv ose thjesht vizita përgjatë lumenjve.

The Guardian liston një sërë vendesh të cilat konsiderohen ndër më të favorshmet për të pushuar këtë vit në Europë, në mesin e të cilave është Shqipëria.

Ajo që bie në sy në këtë artikull është se destinacioni i zgjedhur në vendin tonë është ai malor: bëhet fjalë për kulturat e zonave lokale.

Nga ana tjetër, vendi ynë qëndron karshi destinacioneve prestigjioze si alpet franceze, austriake, zviceriane, apo edhe vende të njohura për turistët në Itali, Irlandë, Spanjë, Portugali etj.

Specifikat për Shqipërinë”:

Qëndrimi: Bujtina dhe shtëpiza fshati
Veshja: kostume për Alpinistë

Me disa nga peizazhet më të pacënuar të Evropës, traditat e lashta baritore të pakësuar nga jeta moderne dhe një titull që kap shpesh imagjinatën, vargmalet e Shqipërisë konsiderohen një kategori pushimi ‘ i egër’, me elemente që duket sikur po udhëton në kohë.

Këto maja, që përhapen në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë qenë më të lehta për t’u eksploruar që nga viti 2012, kur u hap një rrugë për hiking, ‘Peaks of Balkan” (Majat e Ballkanit), që tërhoqi shumë aventurierë.

Të takosh njerëzit malorë të bën të mësosh më shumë rreth kulturës së tyre të ruajtur mirë në fshatrat e izoluara, gjë e cila është bërë një pikë e mirë tërheqjesë për turistët.

Akomodimi bëhet në fermat e vjetra prej guri, ku ushqimi i gatuar në shtëpi përfshin fasule, byrek me spinaq dhe qengj të pjekur, çaj natyral , qumësht deleje, Kafe turke ose raki kumbulle, në varësi të disponimit.

Detaje të udhëtimit për të interesuarit: Rreth 875 pounds për 10 ditë në një udhëtim në grup duke përfshirë vaktet e plota dhe transfertat në destinacion, por jo fluturimet, sugjerohet të udhëtohet nga Britania në Podgoricë, Mal të Zi dhe më pas, me mjet deri në alpet shqiptare.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

3 komente në “FOTOT/ The Guardian kthen sytë nga Shqipëria: Destinacion europian për turizëm aktiv”

  1. Kombi says:

    Gardhi vazhdon te mbetet si ne mesjete me purteka . Turistet do te cuditen me kulturon primitive te malsoreve tane . Ndertojne shtepia dhe e prishin per nje gardh .
    NDRYSHONI MORE TE MJERE GARDHET .

  2. Labi says:

    ….dhe mendoni sikur te ishte xhami c’ poshterim natyror do behej se islami eshte vetem shkretetire pluhur dhe hi. Mbrekulli kjo kishe , fatkeqesi xhami.

  3. Vasil Gjika says:

    Keto jane fotot me te bukura qe keni gjetur online?
    Pak foto fanstastike kemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *