Gjukanoviçi i pamposhtur sërish president, mesazhi i fortë për opozitën: Ky rezultat është…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri veteran, Millo Gjukanoviç ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Malin të Zi, duke korrur keshtu nje fitore historike.

Te dhenat i ka bere te ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi), nderkohe qe mediat bejne me dije se vete lideri tashme i pamposhtuar ka pershendetur gjithe ata qe i dhane besim perseri.

Gjukanoviv në fjalen e para pas fitores per mbështetësit e tij në selinë e zgjedhjeve të DPS, tha se nuk do të zhgënjej pritshmerine e qytetarëve.

“Kjo është një mundësi për të falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur kandidaturën time. Kjo është një mundësi që të them se unë e vlerësoj entuziazmin dhe besnikërinë e qytetarëve, të cilët mbështesin këtë politikë gjatë gjithë kohës,” tha Gjukanoviç.

Ai falënderoi partnerët e koalicionit, qe sipas tij, demonstruan përkushtim ndaj DPS, duke dërguar mesazh gjate gjithe kohes qe kolaicioni eshte i pamposhtur.

Në vend që të dërgonte mesazhe për kandidatët kundërshtarë, Gjukanoviç iu drejtua udhëheqësve të opozitës.

“Ky rezultat është aq bindës dhe fitorja aq e madhe sa kjo është një mundësi që të rishqyrtojë çfarë janë pikat kryesore te politikes suaj, qe nuk mund te jete mohimi per ate qe Mali i Zi ka arritur” – tha Gjukanoviç.

Ai tha se Mali i Zi përballet me shumë sprova, por prioritet e zhvillimit ekonomik, mbetet ne krye qe duhet të garantojë rritjen e standardeve të jetesës dhe të kapërceje ndarjet në shoqëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *