Ish-shefi i FBI: Trump, i papërshtatshëm për të qenë president

16 Prill 2018, 09:14Bota TEMA

Donald Trump është moralisht i papërshtatshëm për postin e presidentit të SHBA-ve dhe mund të jetë vulnerabël ndaj shantazheve të Rusisë.

Kështu shprehet ish-numri një i FBI-së, James Comey, në intervistën e parë që prej shkarkimit nga detyra.

“Presidenti ynë duhet t’u përmbahet dhe të mishërojë vlerat që janë baza e këtij vendi.

Më e rëndësishmja është e vërteta.

Dhe këtë presidenti nuk është i aftë ta bëjë.

Është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, ka thënë Comey, i cili e krahason Trump-in me “një pyll në flakë”.

“Mund të bëjë dëme të jashtëzakonshme, mund të dëmtojë rëndë vlerat që qëndrojnë në themel të shoqërisë amerikane”, tha ai.

Trump e ka pushuar nga puna Comey-n në maj të vitit 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje