Kukësi, Rrumbullaku në dyshim për sfidën ndaj Laçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kukësi do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit përballë Laçit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë dhe mesa duket edhe në këtë takim do të ketë një mungesë të rëndësishme në mbrojtje ku në dyshim mbetet Simon Rrumbullaku.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka ndierë shqetësime në këmbë gjatë stërvitjes së fundit dhe me shumë mundësi nuk do të rrezikohet nga trajneri peter Pakulti, i cili mund të përdorë si alternativë Eni Imamin.

Mbetet për tu parë gjendja e Rrumbullakut deri të mërkurën, por edhe Imami ka treguar një formë mjaft të mirë duke qenë një siguri më vete në krah, ku shpesh herë ndërmerr edhe aksione sulmuese.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e plotë, me përjashtim të sulmuesit Amido Balde, që u dëmtua pas vetëm 10 minutash në ndeshjen ndaj Kamzës, e fituar nga verilindorët me rezultatin 0-1.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *