“Policia do t’ju nxijë jetën”, Fatmir Xhafaj paralajmërim të fortë grupeve kriminale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatmir Xhafaj ka dërguar një paralajmërim të fortë për grupet kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë duke i thënë se ‘policia do t’ua nxijë jetën’.

Kreu i Ministrisë së Brendshme bëri një bilanc ku nënvizoi se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale.

“Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë takim që u pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët, me komunitetin.

Ky forum nuk është një institucion. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi.

Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit.

Jo vetëm që i kemi evidentuar por me bashkëpunimin e Prokurorisë kemi goditur një pjesë të rëndësishme të këtyre.

Kemi goditur 7 grupe kriminale me persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale.

Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit.

Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli.

Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë.

Krijojnë shqetësime për rendin, për sigurinë, për jetën e qytetarëve. Jemi në një betejë pa kompromis”, deklaroi Xhafaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në ““Policia do t’ju nxijë jetën”, Fatmir Xhafaj paralajmërim të fortë grupeve kriminale”

  1. Axho says:

    Ai Rama kte xhafen duhet ta kishte vendosur qe ne mandatin e pare.

  2. HA says:

    Hahahahaha na kenaqe.Njerin e ke ne krahun tend te djathte.Eshte Don Corleone i Elbasanit.Pse nuk e dime ne? Ke do arrestosh ato qe bene represion gjate fushates elektorale qe ti te zgjidheshe minister i rendit.Ne qarkun e El keto grupe kriminale jane perdorur masivisht dhe sistematikisht ne zgjedhje.Don Qazim Corleone duhet fut i pari brenda bashke me dhendrin e tij qe kush e di sa here duhej denuar dhe sot leviz me blind pa targa neper qytet dhe se ndalon kush.Apo djemte e Petrit Celes qe u bene copa bashke me ushtaret e vet per zgjedhje pas PDIU dhe Qifit e Bujarit. Hahaha c’na kenaqe o Xhaf Simitja

  3. Lapsi says:

    Qe gjerat po ndryshojn nuk do as mend as kalem se po e ndjejm cdo dite vet.

  4. Etan says:

    Qe kur ka ardh ky ne MB vallaj kane ndryshuar gjerat.

  5. ergesa br says:

    Ky vallaj eshte nder te vetmit qe po punon ne qeveri

  6. Kismeti says:

    Une jam vet nga Elbasani dhe e shoh ndryshimin qe eshte bere tek siguria.

  7. kasem gahinji says:

    Jo Zoti Fatmir,jo keshtu.ka thene ish minitri i leshit te likes ti pyesim kriminelet tiu marre doren policia:-ju lutem,zoti krimiel,a mund tiu shqetesojme me nje vizite ne shtepi?ne c’ore eshte e pershtateshme per ju?ja,keshtu duhet folur,ndryshe eshte rrembim personi.

  8. Sp says:

    Respekt per policine dhe ministrin Xhafa.Kemi shumr besim dhe shpresa.

  9. rrema says:

    po Agron Xhafa a bon pjes te kto grupe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *