Ringritja e Teutës, mbrojtja siguri, tashmë vinë dhe golat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

U konsiderua një takim vendimtar për mbijetesën dhe Teuta me cinizimin  e duhur arriti të triumfonte përballë Vllaznisë duke i dhënë një goditje “knock-downi” shkodranëve.

Durrsakët nuk zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit, por në këtë pikë të kampionatit kjo nuk ka edhe aq rëndësi, vlerë kanë vetëm pikët dhe asgjë tjetër. Fytyra e Teutës ka ndryshuar shumë, sidomos në 3 javët e fundit.

“Djemtë e Detit” deri në përpara sfidës me Laçin kishin pësuar 42 gola duke qënë mbrojtja e dytë më e dobët, nga ai çast iu vendos një bllokadë kuadratit, 0 gola të pësuar dhe një sistem difensiv për notën 10. Në një takim ku ngarkesa emocionale ishte në dozat maksimale, Teuta ia doli të mos e lejonte thuajse asnjë moment Vllazninë të rrezikonte seriozisht portën e Moçkës, natyrisht u ndihmua edhe nga apatia e kuqebluve që u paraqitën të mpirë në një takim ku duhet të jepnin maksimumin

. Begeja për herë të parë në këtë sezon mund të qëndrojë më i qetë dhe jo më me frikën që çdo aksion në zonën e Teutës mund të përfundojë në rrjetë. Problemi kryesor i kësaj skuadre mbetet finalizimi i sulmuesve, megjithatë për momentin edhe këtë hall e kanë zgjidhur mbrojtësit, 2 fitore në 3 ndeshjet e fundit, 3 gola të shënuar dhe të 3 nga futbollistë që detyrë primare kanë të mos lejojnë të tjerët të realizojnë. Shkalla me Laçin dhe Hrkaç e Hakaj kundër Vllaznisë kryen edhe rolin e goleadorit.

Dikush mund ta quajë edhe “handikap”, por nuk ka fjalë më të drejta se ato të tajnerit Begeja pas fitores me Vllazninë, ” Për mua mund të shënojë sërish edhe Moçka, mjafton të marrim pikët”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *