“Shqipëria e Madhe, synim i shqiptarëve që nga Lidhja e Prizrenit”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat sipas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lindore’.

 

 

“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”- deklaroi Daçiç.

Madje sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’- tha ai.

Daçiç u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dimë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiç.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Shqipëria e Madhe, synim i shqiptarëve që nga Lidhja e Prizrenit””

  1. Para Laci says:

    Serbia po mundohet te veproje si Izraeli… Serbet thone se Shqiptaret duan te krijojne Shqiperine e madhe, kur ne te vertete jane ata qe duan te krijojne Serbine e madhe (Shqiperia e Madhe eshte vetem nje justifikim per ta). I vune tanket gjith ballkanit per te krijuar Serbine e madhe.
    Ku flet me nje Izraelit, ai thote se duam te krijojme Izraelin e Madh (The Great Israel) duke i marre toka Palestines, Libanit dhe gjith rajonit perreth.
    Vucic e ka thene dhe me pare se Netanjahun e ka “mik te mire”.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Keto qe thote derri serb, jane kundra sulm, pra ti krijon shqiperine e madhe prandaj edhe une bej reaksion…por nuk ka byth servia ta bej me kete sepse mbush ballkanin me kurva serve dhe servet po vdesin cdo dite si komb….

      por vucici po ashtu si edhe rama jane zioniste dhe padyshim kane amrdhenie te mira ma cifutet

      Nuk ka ma para amerikane tani qe mbanin ekonomine falloc jugosllave ne pune… edhe tanket e viteve 90 ishin te blera me sponsorizime amerikane kundrejt titos

  2. salem junior says:

    kam kaq vite qe nuk e kuptoj ca ndryshimi ka nese je shqiptar, serb, turk, anglez etj
    te gjithe njesoj jane
    te gjithe hane edhe dhjesin dhe genjejne veten sikur jane rrace me e mire ……..

  3. Ata nuk synuan te krijojne Shqiperine e madhe more zoteri por Shqiperine reale, ne tokat qe banonin Shqipetaret pas shfarosjes nga serbet e greket, armiqte tane shekullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *