TEC-i 350 milionë euro në Korçë merr statusin e investimit strategjik, do prodhojë energji dhe ujë të ngrohtë

16 Prill 2018, 09:15Politika TEMA

Ngritja e një termocentrali në Korçë tashmë nuk është më një sekret. Projekti, që u njoftua pak kohë më parë edhe nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë statusin e investitorit strategjik me kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Projekti parashikon realizimin në zonën e Korçës të një termocentrali me cikël të kombinuar me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike me 60% ose 5990 kj/kwh me kapacitet 480.9 MW.

“Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP në sasi 6.36 x 108 m3/vit (distanca 2 km në veri) sipas një kontrate që vetë subjekti propozues do të negociojë me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit. Energjia elektrike e prodhuar synohet të transmetohet tek nënstacioni elektrik Zëmblak duke dalë në treg të lirë me një qasje treg rajonal pa parashikuar si kusht nënshkrimin e një marrëveshjeje (PPA) me qeverinë shqiptare. Uji për kondensim (në sasinë 460 m3/orë) (128 l/s) parashikohet të merren nga impianti i pastrimit të ujerave të qytetit të Korçës ashtu sikundër parashikohet edhe hapja e dy puseve me kapacitet 20-30 litra/s secili.

Projekti në një fazë të dytë zhvillon konceptin e ngrohjes qendrore të qytetit të Korçës deri në 80 megavat energji termike për ngrohje dhe 6 MW për ujë sanitar. Zhvillimi i rrjetit të ujit të nxehtë në të gjithë qytetin synohet të bëhet nga Partneriteti Publik Privat që do të vendoset ndërmjet subjektit GPP Korçë dhe Bashkisë së Korçës”, thuhet në dokumentet zyrtare. Sipas projektit, synimi është që të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 909 182 metër në Korçë, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë, Barç, Zëmblak, Malavec, Nevicisht për realizmin e termocentralit, lidhjes me TAP, lidhjes me sistemin e ujit, ndërtimin e shtyllave të linjës së transmetimit dhe ndërtimin e shtresës së nënstacionit Zëmblak.

“Nga e gjithë sipërfaqja totale prej 909 182 metër2 sipërfaqja prej 245 208 m2 nevojitet për përdorim të përhershëm. Vlera e parashikuar e investimit të projektit “Gas Power Plant Korça” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 349.7 milionë euro. Përgjatë fazës së realizimit të projektit numri I personave të punësuar parashikohet të jetë 400 dhe gjatë fazës së operimit 123 persona” detajohet në projekt.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka dhënë me kusht statusin e investimit strategjik për tre vjet ndaj subjektit aplikues, ndërkohë që ka kërkuar që ky i fundit të plotësojë hallkat e tjera të nevojshme që lidhen me garancitë financiare, me marrjen e licencës për energjinë. Lidhur me pronësinë KIS ka bërë me dije se nuk mund të ndërhyjë në proces të paktën në këtë fazë fillestare dhe se subjekti duhet të hyjë në negociata me pronarët e tokave për të arritur një marrëveshje.

GPP Korça është një kompani e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më 3 janar 2017, ku aksioneri i vetëm i 100 për qind të kuotave është Ivicom Holding GmbH. Referuar faqes së saj zyrtare, kompania rezulton e krijuar në Austri në vitin 1991. Ajo ka zgjeruar praninë e saj në vende të tjera të rajonit si Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë apo Gjeorgji. Në Shqipëri, adresa e saj primare rezulton në Pogradec. Në fokus të aktivitetit, kompania ka konsulencën, punimet inxhinierike, mbikëqyrjen, menaxhimin e projekteve dhe ndërtimin e impianteve industrial si dhe ndërtime të tjera përfshirë ato infrastrukturore. (Monitor)

18 komente në “TEC-i 350 milionë euro në Korçë merr statusin e investimit strategjik, do prodhojë energji dhe ujë të ngrohtë”

  1. beni says:

    Jo ore tani ja dini vlerat se floriri nëntokës shëron infektetet e mbitokës?
    Ja u bëri Sali Karri demokracinë fush me lule e i nxori tër pa punë e i bëri tër recet te skaduara e të vjetëruara për t’u shitur e blerë energji nga të tjeret !
    Në ngroheshim tër dimrin pa limit,harxho sa të duash nat e dit te nxehta dhomat,tani vdiqën njerzit nga e ftohta!

  2. Punime te paperfunduara says:

    TEC – et , ne Korce apo dhe ne qytete te tjera padyshim qe nevojiten
    Por , ne qofte se do te kete fatin e TEC- it te Vlores qe ka 10 vjet qe eshte ndertuar dhe nuk funksionon ashtu sikurse shume rruge ne shqiperi qe kane shume vite qe kane filluar dhe nuk dihet se kur do perfundojne, atehere me mire mos filloj fare..

  3. Ai says:

    Neve bejme çudira mooooo…heci i korçes na dalka me fitime,ai i vlores jo…çudira moooo çudira.

    Thom une nashi; Heci i vlores qe te marri direkt gaz,do nje investim jo me shume se 2-3 mil euro.Do dhe dhjete mil qe te vihet ne pune…
    Ky i korçes na do 350 mil…vlores nja 15 mil,kush eshte me fitim- prures?!
    350+ milon qe te ngrohi korçen me 5 mije banor.
    16 mil qe te ngrohi 150.000 (mije) banor.
    Investim strategjik moooo.
    Apo kane menduar se vlonjatet jane gjaknxete vete e s’kane nevoje per ngrohje..

    1. AZ... says:

      “Ai” vlonjatet nuk Jane gjaknxehte Jane rrota K… RESH
      KU ESHTE ME AFER LENDA E PARE (GAZI) ATY NDERTOHET DHE TECI APO FABRIKA NE VLORE ESHTE LENDA E PSIKOPATEVE DHE JU KANE NDERTUAR CMENDINEN TA GEZONI E PRODHIM TE MBARE

      1. mirel says:

        Po ta gezojme ore. Prodhim vendas 100 %.

  4. Tan says:

    Shume mire. Por sa nuk eshte vone nese kemi kontroll apo qeveri te shikohet cilesia e naftes. Na u shkaterruan makinat dhe shendeti. Pse nuk veprohet kur dhe bufi e di se cbehet me to?

  5. paradoxal says:

    Bota po shkon drejt energjise se paster e te rinovueshme, sic eshte ajo diellore, ndersa ne Shqiperi ndertohen TEC-e. Sa keq!. Do ishim i vetmi vend pas Norvegjise ne Europe qe do kishte vetem energji te paster (hidrike dhe diellore). E sapo te arrije teknologjia e perparuar e makinave elektrike, Shqiperia do ishte nga vendet me ajrin me te paster.
    Epoka e naftes dhe e karburanteve te tjera fosile (qymyri, gazi natyror) po i le vendin epokes se energjive te rinovueshme. Njerezimi nuk doli nga epoka e gurit se i mbaruan guret po se gjeten nje burim tjeter me te efektshem, me te mire. Ato kombe, vende, shtete, apo edhe fise qe nuk i pershtaten kohes e peqafojne teknologjine e re e te perparuar, nuk mund te ecin perpara. Me keqardhje….

    1. beni says:

      Ne kemi floririn nën tokë e nuk ja di. Vlerën por kërkojmë tua a japim të tjerëve?

  6. Kuq e zi says:

    Pa parashikuar si kusht nenshkrimin e nje kontrate me qeverine shqiptare
    Nuk e kuptoj? Ma shpjegon kush nese nuk gaboj kush prodhon rryme ne shqiperi ka si kusht tja dorzoje shtetit shqiptar ndersa ky do e shese kujt te doje duke mbikaluar shtetin shqiptar
    Apo gabohem dhe ka nje tjeter kuptim?

  7. Dimeri says:

    Keta legenat e Korces,nuk lane tender pa derguar ne fshatin Korce,dhe fondet per turizmin,ja kane mare vendeve turistike te kategorise se pare Turistet qe Jane ne fundjave ne Pogradec,kalojne numrin vjetor te turisteve ne Korce dhe skerkat e saj.

  8. beni says:

    Ne kemi floririn nën tokë e nuk ja di. Vlerën por kërkojmë tua a japim të tjerëve?
    Një familje të paktën harxhon 6-10m dru por dritë kan vajtur 40mij more djalë i zgjuar pra të punoj minatori e të funksionoj Geci edhe ngrihesh edhe energji!
    Shtëllunga e tymit matanë kufirit nuk zgjat pak kilometra në Greqi dit e nat e ne duam ajër të pastër kur fryn era na i sjell tër tymin tek ne!!!

  9. Ujku says:

    Albanistanet egoiste ..Me mire hidhe ne det se tja japesh vellait

  10. Treviso says:

    Me kete shume lekesh vendi mbulohet me panele fotovoltaik duke kursyer dhe token pjellore. Ngrohja dhe gatimi behet me energjine e dalle m’ha natyra. Thone se ne dimer nuk ka delle te mjaftueshem. Ne dimer ka me shume nrendiment. Mesi i mait deri ne mesin e agitatori rendimenti eshte i ulet, dhe munde te arrije dhe 50% me pak se ne dimer. Jam dakort se mungojne fondet por privati Po tja dije rendesine ndihmon veten dhe shtetin.

    1. mirel says:

      Ashtu eshte. Privatet jane me te fuqishem nga shteti. Dhe me te zgjuar. Meqe kane qene dhe shofera transporti si ai i Kastratit.
      Sidomos kur perdorin parate e popullit, jane edhe me te zgjuar.
      E marrin 350 milioneshen dhe pastaj bejne investimin. Ne euro dhe jo ne leke.
      Edhe pae 350ecen do e paguaje populli, prape privati eshte pronari. Shtet apo bande hajdutesh, hajde merre vesh ti se 7ne e kam te qarte.

  11. AZ... says:

    “Ai” vlonjatet nuk Jane gjaknxehte Jane rrota K… RESH
    KU ESHTE ME AFER LENDA E PARE (GAZI) ATY NDERTOHET DHE TECI APO FABRIKA NE VLORE ESHTE LENDA E PSIKOPATEVE DHE JU KANE NDERTUAR CMENDINEN TA GEZONI E PRODHIM TE MBARE JO ME KOT U GRITE ME NJERI TJETRIN VRITENI PER DIT AND

    1. Genti says:

      Ti marrke vesh nga ekonomia o trap , teci i vlores eshte gati mjafton nje investim 2_3 milion euro per marrjen e gazit nga tapi ne fier e deri ne tec , kshu mund te kursesh 350 mln euro per tec te ri dhe mund ti investosh per gjera te tjera ato lek . Dhe e fundit vlonjateve tu rruash karin

    2. Arber says:

      Ti marrke vesh nga ekonomia o trap , teci i vlores eshte gati mjafton nje investim 2_3 milion euro per marrjen e gazit nga tapi ne fier e deri ne tec , kshu mund te kursesh 350 mln euro per tec te ri dhe mund ti investosh per gjera te tjera ato lek . Dhe e fundit vlonjateve tu rruash karin

  12. 17nentori says:

    Ky …Zhvillimi i rrjetit të ujit të nxehtë në të gjithë qytetin … me duket pak pordhe me rigon!

    Uje i nxehte mund te shperndahet ne nje ndertese apo ne nje pallat por rrjeti i nxehte per te gjithe qytetin do ftofet rruges!

    Qe te konvertosh gazin natural ne energji elektrike duhet vetem nje gjenerator… keto pordhet me energji termike me demek dhe me rrjet uji te ngrihte qe te ngrofi qytetin… me duken si perralla Nastradini!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje