Tirana, Karabeci: Ze Maria duhet të vazhdojë te Tirana, do të doja një sulmues si Guri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ka folur dje në mbrëmje në lidhje me kthimin e skuadrës bardheblu në elitën e futbollit shqiptar, pas një viti në Kategorinë e Parë. Në lidhje direkte me “Supersport”, ai ka prekur tema të ndryshme, që nga objektivi i realizuar, trajneri Ze Maria dhe merkatoja.

Karabeci është i mendimit se trajneri Ze Maria është shumë i aftë dhe me përvojë, ndaj duhet të vazhdojë ta drejtojë Tiranën:

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që ia arritëm qëllimit, të rikthehemi menjëherë në Kategorinë Superiore. Tani duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë makth dhe të mendojmë për rikthimin, pasi do të synojmë të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze, që i shkon për shtat fanellës së Tiranës. Është e vërtetë që e kam nisur karrierën me Partizanin, ku kam luajtur për rreth dy sezone, por te Tirana po luaj sezonin tim të 9 dhe më duhet ta pranoj se jam tifoz bardheblu.

Superiorja

Mund të flas më shumë për Kukësin, sepse e njoh disi më shumë, kjo ngaqë jemi përballur dy herë kundër tyre. Unë besoj se ata kanë një rritje kohët e fundit, por kur janë ndeshur me ne, nuk kanë treguar shumë nivel të lartë loje. Mendoj se në dy ndeshjet kundër tyre, ne kemi qenë dominues, po mendoj se kanë lojtarë që bëjnë diferencën në Superiore, sepse fillimisht ishte Bakaj dhe tashmë është bërë protagonist Guri. Personalisht, mendoj se ai sulmues do të ecë shumë përpara, sepse është një nga lojtarët më të talentuar të Superligës. Sa i përket titullit, mendoj se Skënderbeu jo vetëm që do ta fitojë këtë sezon, por mund të them se e meriton tërësisht, pasi dominon shumicën e ndeshjeve në Superiore. Partizanin nuk e kam ndjekur në asnjë takim këtë sezon, por mua më duket se grupi i të kuqve është shumë i plotë dhe skuadra i ka të gjitha mundësitë të bëjë mirë ndaj çdo kundërshtari.

E ardhmja

Është pak herët për të menduar për projektet e ardhshme, pasi ne kemi ende edhe 4 ndeshje, para se të mbyllim sezonin në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, për të qenë i sinqertë, për të garuar ashtu siç duhet në Superiore, duhen edhe disa afrime cilësore, pasi nuk është e njëjta gjë me Kategorinë e Parë. Gjithsesi, unë besoj se me merkaton e duhur dhe me një ekip konkurrues, do të jemi në gjendje të bëjmë më të mirën.

Ze Maria

Nuk më takon mua të flas për këtë. Ai do të ulet me presidentin dhe do të diskutojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët, pasi si trajneri, edhe presidenti kanë pretendimet e tyre për të vijuar bashkëpunimin. Nga ana ime personale, por edhe e djemve të skuadrës, do të donim të vijonim, pasi kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me të. Ze Maria është një trajner shumë i aftë, por edhe shumë me eksperiencë, ndaj do të donim të vazhdonim, pasi ai mund ta drejtojë Tiranën drejt sukseseve. Gjithsesi varet edhe nga pretendimet e tij dhe sa I gatshëm është presidenti që t’ia plotësojë. Nuk pati asnjë problem, por ishte pak i mërzitur për mënyrën se si i morëm golat. Ishte pak i irrituar edhe në dhomat e zhveshjes, pak edhe me Hoxhallarin, por nuk ka asnjë gjë më tepër sesa shkaqe sportive, në lidhje me sjelljen tonë në fushë.

Guri

Unë do të doja të kishim në ekip një sulmues si Guri, jo vetëm prej cilësive, por edhe për moshën, pasi është shumë o ri dhe ka të ardhme të ndritur”, – tha mes të tjerash Karabeci.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *