Zvarritja e çështjes "CEZ", Romeo Karaj: Teatët absurd i Prokurorisë, Berisha dhe Ruli duhet të ishin në burg

16 Prill 2018, 17:20Kronika TEMA

Dëshmitari kyç i dosjes CEZ Romeo Karaj ka reaguar ashpër pas njoftimit se Prokurosia ka shtyrë hetimet për skandalin e supergrabitjes së privatizimit të OSSH.

Juristi që zbërtheu për herë të parë mega-skandalin thotë se Prokuroria është ende e kapur nga politika dhe nuk po vepron siç duhet.

Karaj nënvizon se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri Genc Ruli duhet të ishin në burg nëse drejtësia do të kishte bërë drejtësi.

Teatri absurd i prokurorise, prej më shume se nje viti, lidhur me investigimin e çeshtjes se privatizimit te OSSH-se, flet per nje prokurori te kapur e sterkapur nga politika, krimi e frika.

Çeshtja iu la ne dere prokurorise se Tiranes nga Prokuroria e Pergjithshme dhe tani Prokuroria e Tiranes, duke mos pasur kellqe per t’a çuar çeshtjen ne gjykate, sillet verdalle duke shtyre afatet, pasi edhe per t’a mbyllur, e ka te pamundur kete çeshtje.

Sistemi yne i drejtesise, gjithmone ka çaluar ne sektorin e tij te hetimit, gje qe presupozohet te rikuperohet nga ngritja e Byrose se Hetimit, si dhe nga kapja prej politikes dhe krimit.

Duke menaxhuar me fanatizem procese te tilla, si ky ne fjale, mundet fare mire te evidentohen dhe pastrohen nga sistemi i drejtesise, te gjithe ata qe nuk kane mendere te perballen me krimin e politikes se larte, apo jane vete te perfshire ne afera te ndryshme.

Prokuroria ka marre kosto te larte per veten si dhe per gjithe sistemin politik.
Nese megahajdutet nuk denohen, atehere prokuroria duhet t’i vere celesin vetvetes.

Sot autoret e aferes CEZ, te kryesuar nga Sali Berisha dhe Genc Ruli, duhej te ishin ne burg dhe pasuria e tyre e sekuestruar.

Fakti qe keta superhajdute, livadhisin te lire e te pushteshem, te afte per te ndikuar ne keqmbarevajtjen e procesit, tregon se prokuroria ka deshtuar, ka humbur integritetin ajo vete si dhe mbi te gjitha procesi.

Prokuroria eshte perpara nje sfide historike dhe jetesore te saj.

Ajo duhet qe ne zbatim te ligjit, te thyej mitin e politikaneve te paprekshem nga ligji, dhe urgjentisht jo vetem te pyese, por te arrestoje Sali Berishen.

Asnje presion apo kosto politike nuk duhet te marre parasysh prokuroria ne kete rast.
Nese ajo merret me riskun politik, duke rrenuar raportin me ligjin dhe integritetin e saj, atehere mund te themi se prokuroria ka falimentuar plotesisht.

I bej thirrje prokurorise qe te gjej forca dhe te zbatoje ligjin”, nënvizon Karaj. (TemA)

2 komente në “Zvarritja e çështjes “CEZ”, Romeo Karaj: Teatët absurd i Prokurorisë, Berisha dhe Ruli duhet të ishin në burg”

  1. Http says:

    Edhe Arta Marku,
    E KORRUPTUAR.
    Te shporret menjehere! Nje kryeprokuror qe eshte peng i kultures se fisit, te klanit, te tribuse, te kryebajraktarit, te nje mumje, te nje ambasadori apo te qeverise, nuk mund te perfaqsoje nje institucjon kombetar.
    Po ti shtosh edhe faktin qe nuk di te lidhi as dy llafe, me nje dialektike mediokre, duket se e sajuan vetem per te hequr Llallen, por jo per te vendosur drejtesi.
    Lu, Rama, Saliu, Arta bejne politike sipas interesit me drejtesine. Jemi ne qe duhet te djegim prokorurine dhe kryeministrine, qe mbrojne korrupsionin ne kurrizin tone.
    Revolte!

  2. Patrioti says:

    Keryeprokurorja Arta Marku,perderisa nuke ka reaguar deri me tani ndaj shume gjykimeve te mbyllura per efekt kalim kohe apo me justifkimin se nuke ka prova,kur cdo gje eshte vertetur me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionae,aqe dhe me shume popullore e medjatike,po e verteton vehten katerciperisht peng i politikave bastare,korruptive e kriminale te Tiranes zyrtare ne dite e vite.Nese ka moral kjo kryeprokurore duhet me e pakta te jape dorheqje,dhe me e shumta te largohet nje here e pergjithmone nga te punesuarit ne drejtesi.Ndrushe jo shume vone mund te behet pale me krimin si bashkepuntore dhe abuzuese me detyren ne bangen e akuzes.Besoni,dhe binduni rruge te mesme nuke ka,o bej dretesi,o largohu nga drejtesia sa nuke eshte vone,doni apo nuke doni ju zonja kryeprokurore Drejtesia do te BEHET,se e ka kerkuar me force populli,USA dhe BE-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje