BE vulos fatin e Shqipërisë: Hapen negociatat, do të jetë pjesë e BE

Komisioni Europian rekomandoi sot zyrtarisht hapjen e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini deklaroi se Këshilli vendosi të rekomandojë hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme.

Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë.

Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat.

Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët.

Ky është momenti që njohim arritjet pozitive.

Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin.

Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh.

Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë.

Sot KE vendos që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën.

Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë”- tha Federica Mogherini.  (TemA)

Lexo edhe:

Çelja e negociatave, Hahn sqaron vendimin: Kemi parë rezultate të prekshme, ja mendimi për vetting-un dhe reformën në drejtësi

HISTORIKE/ “Shqipëria hap negociatat me BE”

BE jep lajmin historik për Shqipërinë: Arsye për të qenë të gëzuar sot

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...