Çelja e negociatave, Balla: Njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë

17 Prill 2018, 16:40Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se rekomandimi i KE për hapjen e negociatave është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Statusi i plotë

Rekomandimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE është njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës: reformën e gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ne e shohim këtë rekomandim si vlerësim, por edhe si inkurajim për arritje të mëtejshme.

Vlërësimi i sotëm për gjithçka kemi arritur, na rrit angazhimin tonë për të forcuar më tej punën për zbatimin e reformave.

2 komente në “Çelja e negociatave, Balla: Njohje e qartë arritjeve të Shqipërisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Me ne fund!
    Ne fakt o Palle,KE ka theksuar arritjet e Malit te zi dhe Serbise!Apo e the per konsum Fshati?!
    Gjatë fjalës së saj italiania Mogherini ka njoftuar se BE ka vendosur të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Ish-Jugosllavinë.
    “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kryer një përmirësim dhe kanë mjaft ecuri sidomos Mali i Zi dhe Serbia”.

  2. Tini says:

    Po ky ca do????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje