Dëshmia: Oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara… (dhe fotot e rralla të internuarve në kampe)

Ekskluzive / Dëshmia e 86 vjeçarit Lek Pervizi me banim në Belgjikë, i cili bashkë me familjet e vëllezërve të tij qëndruan në kampe dhe internime nga viti 1945 deri në 1991-in

Nga Dashnor Kaloçi

Pervizi: “Në kampin e Turhanit në gushtin e 1948-ës, vdiqën 33 fëmijë brenda një nate”

Në fundin e vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949 kur Shqipëria i prishi marrdhëniet me Jugosllavinë e Titos, pothuaj në të gjithë veriun e vëndit filluan arratisjet në masë. Si rezultat i kësaj situate dhe për ta frenuar sadopak fluksin e madh të personave që arratiseshin jashtë vëndit, qeveria komuniste e Tiranës e rriti menjëherë represionin dhe në atë kohë filluan internimet në masë. Si rezultat i atij represioni, kampi i Beratit dhe ai i Kuçovës që sapo ishte hapur u mbushën plot me të internuar. Nisur nga numri i madh i të internuarve që u grumbulluan në ato dy kampe, qeveria komuniste u detyrua dhe hapi kampet e Turhanit dhe të Memalijat në rrethin e Tepelenës. Në ato dy kampe ku jetonin rreth 6000 të internuar në kufijtë e mizerjes, që në ditët e para plasën epidemi të ndryshme dhe në gushtin e vitit 1949 në kampin e Turhanit brenda një nate vdiqën 33 fëmijë nga sëmundja e dizanterisë”. Njeriu që flet dhe dëshmon mbi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të qindra familjeve shqiptare nëpër kampet e ndryshme të internimeve, të cilat regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur “familje reaksionare”, është 86-vjeçari

Lek Përvizi me origjinë nga Skuraj i Kurbinit, që bashkë me familjen e tij ka vuajtur nëpër kampet e ndryshme nga viti 1945 e deri në vitin 1990-të. Ndonëse që nga viti 1991, Lek Përvizi është vendosur me banim në Bruksel të Belgjikës, ai nuk i harron lehtë vuajtjet që ka kaluar nëpër ato kampe dhe ka dëshirë të flasë jo vetëm për dramën tragjike të familjes së tij, por për ato dhjetra e dhjetra familje të tjera që patën të njëjtin “fat” me të. Lidhur me këtë periudhë kohe, pas viteve ’90-të Leka ka shkruar disa libra si dhe është botues i revistës “Kuq e Zi” që e nxjerr pa ndërprerje prej 20 vjetësh në mërgim në Bruksel. Gjithashtu Leka është i vetmi ish-i dënuar në kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili ka pikturuar mjaft skica nga kampi i Tepelenës dhe bashkëvuajtës të tij, duke i ruajtur ato me shumë sakrifica në vëndet e ndryshme të internimit ku ai ka qenë familjarisht deri në vitin 1991 dhe duke na i sjellë ato si një dëshmi e gjallë dhe e pakontestueshme e një prej periudhave më të errta të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Po kush ishin ato familje të mëdha që regjimi komunist i Enver Hoxhës i shpalli “Familje armiqsh e reaksionarë” dhe kur filloi kalvari i gjatë i vuajtjeve të tyre? Cili ishte kampi i parë i të internuarëve që regjimi komunist hapi në Shqipëri dhe cilat ishin familjet e para që u dërguan për të vuajtur dënimin aty? Kush ishin kampet e tjera që u hapën më pas dhe si u trajtuan të internuarit në ato kampe? Lidhur me këto dhe ngjarje të tjera nga kampet e internimit bën fjalë ky shkrim që është bazuar mbi dëshmitë e Lek Pervizit.

(Bashkangjitur këtij shkrimi po publikojmë dhe disa foto të rralla të internuarve në kampet e ndryshme të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku Lek Pervizi apo familjarë të tij kanë dalë me bashkëvuajtës të tjerë, nga familjet: Kupi, Gjonmarkaj, Bajraktari, Staravecka, Kola, Marashi, Dosti, Çelo, Dine, Dema, Koliqi, Trashani, etj etj.) Maj 1945, internimet e para të familjeve “reaksionare”

Ndonëse komunistët që erdhën në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, arrestimet ndaj kundërshtarëve të tyre politikë i kishin filluar që nga vera e atij viti, internimet e para të atyre familjeve që ata i shpallën “reaksionare”, filluan vetëm në majin e vitit 1945. Të arrestuarit e parë që ishin kapur pak kohë para mbarimit të luftës, të cilët komunistët i konsideronin armiq, u grumbulluan në një nga kazeramt e italianëve që ndodhej diku në malin e Dajtit dhe aty u mbajtën të izoluar deri nga

janari i vitit 1945. Në atë kohë ata i zbritën në qytetin e Tiranës dhe i izoluan kryesisht në Burgun e Ri dhe në Burgun e Vjetër. Ky ishte dhe kontigjenti i parë i të burgosurve politikë të Shqipërisë, ndërsa disa muaj më pas, në majin e vitit 1945, qeveria komuniste e Tiranës filloi dhe internimet masive ku “streha” e parë e atyre familjeve ishte qyteti i Beratit. Lidhur me këtë, Lek Përvizi, dëshmon: “Deri aty nga maji i vitit 1945, shumë nga familjet e mëdha që ishin shpallur rekasionare, si Gjomarkajt, Mëlyshajt e Bajraktarët e Mirditës, Kaloshët, Dinet, e Demët e Dibrës, Bajraktarët e Kukësit, Sokolët dhe Marashët e Shkodrës, Përvizët dhe Lalat e Kurbinit, ishin mbajtur të izoluar në Degët e Brendshme të rretheve të tyre. Në muajin maj të atij viti këto familje dhe shumë të tjera të cilat ishin njohur si familje zogiste, pa asnjë lloj vendimi gjyqësor u internuan të gjitha në qytetin e Beratit, i cili u bë qëndra dhe “streha” e parë e të gjitha familjeve “reaksionare” kryesisht të Veriut të Shqipërisë. Ndërsa në atë kohë qyteti i Beratit u “popullua” nga këto familje “reaksionare”, të Veriut të Shqipërisë, qyteti i Krujës u bë “streha” e shumë familjeve të tjera të Jugut të Shqipërisë. Familjet që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, ishin kryesisht nga qyteti i Korçës por kishte dhe nga Gjirokastra, Saranda dhe nga zona e Dropullit të minoritetit grek. Nga ato familje që u internuan në atë kohë në qytetin e Krujës, më kujtohen: Kokali nga Saranda dhe Kullajt nga Zëmbëlaku. Të gjitha ato familje që u internuan në qytetet e Krujës dhe të Beratit, më parë u ishin konfiskuar të gjitha pasuritë e tundëshme dhe të patundshme dhe ato kishin dalë nga shtëpitë e tyre vetëm me rrobat e trupit. Po kështu kishte dhe shumë familje që pasi ishin arrestuar dhe ishin sjellë në internim, komunistët u kishin djegur shtëpitë. Nga ato familje që iu dogjën shtëpitë ndër të tjera ishin: Gjomarkajt e Mirditës, Marashët e Shkodrës, Dinet e Demat e Dibrës, Kolat e Matit etj”, kujton 86-vjeçari Lek Përvizi, lidhur me periudhën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi internimet e para të atyre familjeve që i shpalli “armike dhe reaksionare”. Si u trajtuan familjet “reaksionare” në Berat e Kuçovë

Po si u trajtuan ato familje që regjimi komunist i dërgoi me dhunë për të vuajtur dënimin si të internuar në qytetin e Beratit? Lidhur me këtë, Lek Përvizi dëshmon: “Familjet e para që u dërguan në internim në qytetin e Beratit, ishin: Gjomarkajt, Mëlyshët, Bajraktarët, Përvizët, Lleshmarashët, Sokolët, Dinet, Demat, Kolat, Dodgjinët etj. Ato familje u vendosën kryesisht në lagjen “Kala”, por më pas ato u vendosën

edhe në lagjet e tjera të qytetit si “Mangalem”, “Murat-Çelepias” etj. Atyre familjeve fillimisht u jepej vetëm 500 gram bukë misri në ditë dhe ato ishin të detyruara që ta paguanin vetë qeranë e shtëpisë ku banonin. Shumë prej atyre familjeve që ishin të internuara në Berat, edhe pse banonin nëpër barake apo kasolle të improvizuara, e paguanin njëlloj qeranë e banesës si ato që ishin në gjëndje disi më të mirë. Të gjithë personat e familjeve të internuara në qytetin e Beratit, nuk kishin të drejtë të largoheshin nga qyteti dhe tre herë në ditë të gjithë: me gra, burra, fëmijë dhe pleq, paraqiteshin tre herë në ditë në apel pranë Degës së Brendshme. Që në ditët e para që ato familje u dërguan aty, pra në majin e vitit 1945, regjimi komunist u mundua për t’i poshtëruar ata duke përdorur të gjitha mënyrat. Një nga ato mënyra që u përdorën për t’i poshtëruar ato familje, ishte hapja e kanaleve të ujrave të zeza në mes të qytetit. Më pas të internuarit u dërguan për të punuar edhe në punë të ndryshme në bujqësi dhe sidomos në luftën kundër karkalecit në fushat e mbjella. Në atë kohë shumë nga familjet që nuk mund ta mbanin dot frymën gjallë me 500 gram bukë në ditë, detyroheshin dhe shkonin në mal për të bërë dru, që t’i shisnin ato në qytet për të fituar ndonjë lek për bukën e gojës. Përveç vuajtjeve fizike dhe urisë, në atë kohë shumë familje të internuara provuan mbi kurrizin e tyre dhe strese të shumta nga epshet e oficerëve të Sigurimit që kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja. Nga që asnjë prej atyre vajzave nuk ra “preh” e tyre, oficerët e Sigurimit u detyruan dhe i burgosën shumë nga ato vajza të reja. Ndonëse propaganda komuniste në atë kohë përdorte të gjitha mënyrat për t’i poshtëruar familjet tona që ishim të internuar atje, populli i Beratit u tregua tepër fisnik dhe mundohej me të gjitha mundësitë që kishte për të na i lehtësuar sadopak dhimbjet. Shumë familje beratase në atë kohë u dërgonin familjeve të internuara, ushqime dhe rroba e batanie për të fjetur. Po kështu dhe brenda për brenda familjeve të internuara në atë kohë kishte një solidaritet shumë të madh. Shumë prej familjeve që kishin ndonjë të ardhur apo krah pune më shumë, u gjendeshin dhe u jepnin gjithmonë atyre familjeve që nuk kishin krah pune për të punuar. Në atë kohë në familjet e internuara nuk kishte shumë arrestime dhe kur ndonjë i arratisur vritej, familjen e tij e lironin nga internimi dhe e kthenin andej nga kishte ardhur. Kështu ndodhi me familjen e Llesh Marashit që u ekzekutua në atë kohë në Shkodër. Por ajo gjë nuk ndodhte gjithmonë, sepse kishte raste si ai i familjes Gjonmarkaj, që ndonëse u vranë shumë prej tyre, ata nuk i liruan asnjëherë nga internimi. Nga fundi i vitit 1947 nga Berati shumë familje u dërguan në Kuçovë ku filloi ndërtimi i fushës së aviacionit. Ato

familje u vendosën në kazermat e italianëve dhe për të ngrënë u jepej vetëm bukë thatë pa gjellë. Pas Kuçovës shumë nga ato familje u sollën në Valias të Tiranës për të punuar në bujqësi, siç ishin Gjomarkajt, Demët etj”, kujton Lek Përvizi lidhur me trajtimin e familjeve të internuara në qytetin e Beratit e Kuçovës. Vdekja e 33 fëmijve në kampin e Turhanit

Pas qytetit të Beratit, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi t’i dërgonte të internuarit edhe nëpër qytete të tjera. Lidhur me këtë, Lek Përvizi dëshmon: “Aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimi i vitit 1949, kur Shqipëria i prishi marrdhëniet me Jugosllavinë, në Veriun e vëndit filluan arratisjet në masë. Për ta frenuar sadopak atë fluks arratisjesh, regjimi komunist në atë kohë rriti represionin dhe filloi internimet masive. Nga që Kuçova dhe Berati në atë kohë u mbushën plot me familje të internuara, për të mos rënë në sy, regjimi komunist u detyrua dhe hapi dy kampe të tjera në Turhan dhe Memalija të Tepelenës. Në ato dy kampe që u mbushën vetëm me familje të internuara të Veriut të Shqipërisë, kushtet e banimit ishin në kufijtë e mizerjes dhe të internuarit jetonin në kondita primitive. Atyre u jepej vetëm 500 gram bukë misri thatë e asgjë tjetër. Në atë kohë që u vra Bardhok Biba, numri i të internuarëve në dy kampet e Tepelenës, arriti në 6000 vetë. Nga mungesa e madhe e higjenës, aty plasën epidemitë e sëmundjeve të ndryshme dhe njerzit vdisnin në masë. Mesatarja e vdekjeve nga ato epidemi, ishte shtatë veta në ditë. Katastrofa më e madhe ndodhi në gushtin e vitit 1949 kur në kampin e Turhanit vdiqën 33 fëmijë brenda një nate dhe për këtë gjë është dëshmitar, Abdurrahman Kaloshi, i cili mund të tregojë më shumë. Të gjitha ata fëmijë vdiqën nga epidemia e dizanterisë sepse nuk kishte asnjëlloj ndihme mjeksore dhe buka e misrit ishte e mykur. Tmerrit të vdekjeve të asaj nate, iu shtua edhe më shumë ankthi sepse nuk premtonte koha për të hapurr varret për të gjithë ata foshnje. Një gruaje nga Vermoshi i Dukagjinit që quhej Cukalina, i vdiqën dy fëmijet binjakë, njëri në mëngjez dhe tjetri në darkë. Nga që ata ishin dhe mashkujt e vetëm të fisit, nëna e tyre vrau veten të nesërmen me gjithë motrën e saj. Kjo tragjedi e madhe shkaktoi bujë të madhe tek mjekët e Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilët patën kurajon dhe e bënë problem në Tiranë atë gjë. Qeveria komuniste e Enver Hoxhë u detyrua dhe dërgoi aty një grup oficerësh për të parë gjëndjen dhe pas atij inspektimi u vendos mbyllja e kampit të Turhanit dhe atij të Memaliajt. Të gjithë të internuarit e atyre dy kampeve, u dërguan në kampin e

Tepelenës ku kushtet ishin disi më ndryshe se aty, sepse u vendosën në kazermat e italianëve ku kishte dhe ujë për të pirë. Por edhe në atë kamp ku të internuarëve u jepej vetëm 650 gram bukë gruri me pak supe me krimba që ishte vetëm ujë, vazhduan përsëri vdekjet. Edhe në aty të internuarit nuk i shpëtuan dot të ftohtit dhe urisë. Ata dërgoheshin të punonin në pyll për dru, pleh, dhe për të mbajtur shtylla për ndërtim. Nga fundi i vitit 1949 shumë të internuar u dërguan në kampin e Porto-Palermos që sapo u hap në atë kohë. Në atë kamp ata u vendosën në Kala dhe shumë prej të internuarëve edhe sot e kësaj dite janë të verbuar nga errësira që ishte atje”, kujton Lek Përvizi, lidhur me tragjedinë e kampit të Turhanit ku në gushtin e vitit 1949, vdiqën 33 fëmijë nga kushtet e këqia të jetesës. Nga Tepelena në Myzeqe

Familjet e internuara në kampin e Tepelenës, qëndruan aty deri në vitin 1953, sepse në atë kohë shumë prej forcave të afta për punë u dërguan për të punuar në rrethe të ndryshme për ndërtimin e disa godinave të Degëve të Brendshme. Lidhur me fatin e mëtejshëm të familjeve të internuara, Lek Përvizi, dëshmon: “Aty nga viti 1954 kampi i Tepelenës u mbyll dhe të gjithë familjet që ishin aty i mblodhën dhe i sollën në disa kampe që u hapën në fushat e Myzeqesë, si në sektorët e Grabjanit, Çermës, Gradishtës, Dushkut, Plugut, Savërs, Xhazës etj. Po në vitin 1954 një pjesë të internuarve u dërguan në kampin e Kuçit të Kurveleshit që sapo u hap në atë kohë. Vetëm ndër 100 të internuar që u dërguan përnjëherë aty, 60 prej tyre kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, si Dom Mikel Koloqi, Ali Erebara, Ibrahim Sokoli, Nedim Kokona, Sami Kokalari etj. Kampi i Kuçit të Kurveleshit u mbyll në vitin 1958 dhe të internuarit që ishin aty u sollën përsëri në kampet e Myzeqesë. Në ato kampe, bashke me dhjetra familje si Dostët, Gjomarkajt, Çelët, Hoxhat, Bajraktarët, Dinet, Demët, Ndretë, etj, ne qëndruam deri në vitin 1990-të kur u shkri Komisjoni i Internim-dëbimeve. Një pjesë e të internuarëve qëndroi aty edhe për disa vjet të tjera pas 1990-ës, por për hir të së vërtetës dua të them se në ato kampe ka akoma disa nga familjet e internuara që nuk kanë se ku të gjejnë strehë tjetër”, e përfundon rrëfimin e tij 86-vjeçari Lek Përvizi, mbi fatin tragjik të shumë familjeve fisnike që regjimi komunist i shpalli “reaksionare” dhe i degdisi për 45-vjet me rradhë në kampet e internimmit që ishin hapur anekënd Shqipërisë.

18 komente në “Dëshmia: Oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara… (dhe fotot e rralla të internuarve në kampe)”

  1. hasan says:

    Zoti Kaloçi nuk e kuptoj manine per te sterrosur cdo gje per te cilen mundohesh te shkruash. Sigurisht lufta ka qene e ashper dhe vuajtjet e paleve kane qene te paimagjinueshme, deri sa edhe te vdekur ka pasur jo pak, sigurisht nga te dyja palet. Per nje gje dua te bej verejtje, si ka mundesi qe kur shkruan ja fut kot, apo mania per te nxire cdo gje, psh ne shkrim thua nje grua nga vermoshi i dukagjinit!!! apo te verbuarit nga erresira ne kalane e portopalermos!! etj., qe nuk po ti permend.
    Zoti gazetar, ne shkrimet tuaja mundohu te jesh korrekt dhe i besueshem dhe jo te perpiqesh qe te thuash sa me shume gjera te paverteta per ta bere te lexueshem shkrimin.

    1. Sali 21 janari says:

      O Kaloc
      Nje deshmi nuk eshte nje prove
      Je ne gjendje ta provosh?

  2. AMSTERDAMI says:

    LEKA KA PJERDHUR ME KOHE.PO JU MIRE BENI MBUSHNI RRESHTAT E GAZETAVE ME BROCKULLAT E KETIJ TE RRJEDHURIT.KA 28 VITE NE BELGJIKE LEKA.DO JU PYESJA JUVE GAZEKAREVE :TANI JU KUJTUAN LEKES E LEKAREVE TE TJERE TE MIRDITES KETO KUJTIME???????NA HAPET BARKUN ME SHKRIME TE TILLA.BEHUNI SERIOZE E MOS U MERRNI ME ISH SPIUNET E SIGURIMIT.

    1. Taku says:

      Edhe ti ke qene i interrnuar tek ai kamp?Meqe ky ja paska fut kot. Nese ja ka fut kot dil e jep dhe ti deshmine tende.

  3. santa quaranta says:

    Duhen ti kene nxjerre me zor, ashtu te lare, te krehur dhe te qethur… per te treguar se internimi eshte i mire!!!

  4. Naim Frasheri says:

    Ti Hani Rroçken Enver Hoxhes ,Rrac Shkerdhate mundohuni te Shkruani Vetem Keq dhe sdini Çfar shkruani. 1948 e 49 Malaria dhe Tifo ka bere kerdine ne gjithe Boten , e jo ne Shqiperi

  5. Cobo says:

    Tmerr I vertet ka qene komunizmi. Jepjani Pellumb Xhufit ti lexoje keto materiale. Mjer ata qe duan akoma Enverin dhe sistemin.

  6. Llum says:

    Ti qe ke pervetsuar emrin e Naim Frasherit duhet te jesh nje kafshe komuniste. Si guxon te flasesh ashtu mor tu shoft emri tu shofte.

  7. Toni says:

    Pershendetje . Keni harruar Familjen Sali Tahir Bajraktari, nje nder familjet me te perndjekura dhe me te shkaterruara ne ate regjim, Ka qene ne internim ne Tepelene, Saver, NB Clirimi, internim dhe vdekje ne burgun e Burrelit deri ne vitin 1991.
    Nje nder familjet me patriotike te Tropojes. Pra krahas bajraktareve te tjere Kukes e Miredite duhet te permendni edhe kete familje te nderua, por te shkaterruar nga Enver Hoxha, Bajraktaret e Shipshnanit, Tropoje.

  8. shqiptari emigrante ne Itali says:

    Te ben pershtypje “gjuha” me te cilen flasin perkrahsit e regjimit me te eger te Europes lindore qe instaloj KRIMINELI Enver.
    Nuk ka nevoje per komente ndaj tyre: Goja (apo fjala) “shpreh” boten e brendeshme te tyre!..
    Gjynah per ata vete dhe frymen qe u ka dhene familja e tyre!

  9. shqiptari says:

    Jan ngritur i gjith llumi i kti kombi dhe çfrytezojn rastin per te hedhur balt mbi ate shtet qe i tregoj vendin shkeleve te ligjit tradhtarve te vendit bashkepuntorve te duçes dhe hitlerit ne at koh , kta flliqsira vetem mashtrojn genjejn sa te munden me teorin qe diçka do ngelet ,esht koha kur llumi i kti populli po fshihet mas pjeses me te mir te kti populli , po fshihen duke mashtruar , kta kan qen shtresa me imorale e shoqeris SHQIPTARE ne vitet e socializmit , kta ishin mashtruset imoralet plerat dembelet pijanecet pa kultur dhe antishqiptaret , kta stononin me pjesen vitale te
    kti populli qe ne at koh punonte per ndertimin e vendit , kta ishin vemje pa bereqet , sot po dalin si te vujt se gjoia i kan ren ne qaf ,neper ato kape u futen bashkepuntoret e nazifashizmit , kush kishin lyer duart me gjakun e popullit ne interes te te huajve u pushkatuan me gjyq moren denimin e merituar , te tjeret qe nuk kishin vrar por qe kishin veprimtari dhe mardhenie me pushtusin dhe i kishin sherbyer atij u futen neper burgje , kta ishin antishqiptar tani po na kthehen ne heronj ,imagjinoni ta benin te njejten gje sot ne franc angli dhe ne shum shtete te europes shoket e ktyre tradhtaret dhe bashkepuntoret te nazizmit , do ishte ber nje mish mash qe nuk do e merte vesh i pari te dytin , por vendet e zvilluara i pushkatuan fill mas lufte tradhtaret e tyre dhe i buurgosen , sot ata as qe e imagjinojn qe mund te shfajsojn tradhtit e tyre e te lajn mutin me shurr si ktu tek ne , nuk guxojn as gojen te hapin kan ulur koken dhe nuk ndien , tek ne po dalin te gjith tradhtaret e atdheut bashkepuntoret e pushtusit dhe kriminelet e luftes heronj , hajde mere vesh çfar behet ne kte vend muti qe nuk do bej kurr prokopi , se ktu heronj po dalin llumi dhe pjesa me e felliqur e kti populli , heronjt e vertet po perçmohen dhe denigrohen ,hajde lufto e vritu per kte vend po deshe , vari k,,,,,,,,t , llumi dhe antishqiptaret e fituan betejen me pjesen tjeter , te tjeret mos han mut shum po ti mbajn me buk tradhtaret e kriminelet e vet se nuk meritojn me shum , popull halabak ,o sa turp me qen SHQIPTAR me kte moster popull.shtet kmplet piramid me nje popull komplet te shperfytyrum pa dinjitet e moral vari k,,,,,,,,,t.

  10. ceni boston says:

    Fotot tregojne te kunderten e historive te pinjolleve te krimineleve te veriut! Keto familje kriminele nga veriu kishin perhapur panik tek malesoret e zakonshem me kercenime dhe me vrasje, kunder vendosjes te pushtetit popullor dhe prandaj u internuan.Keto familje ishin ata qe krijuan me vone grupet e diversanteve prandaj edhe Enveri nuk ja u kurseu internimin. Nuk jam fara pro Enverit sepse edhe ky nje kriminel ishte, po ama keta ishkriminelet tani po na dalin viktima!Race e poshter keni qene o bajraktaret e verit, e moret ate qe meritonit sepse edhe juve para clirimit njelloj si Enveri jeni sjelle me popullsine e varfer vendase.

  11. Devolliu says:

    Ne zonen e Devollit, aty nga fillimvitet ’70 vdiqen femije motake per shkaqe te paspjegueshme. Nuk kishte as epidemi as kampe perqendrimi. Aso kohe u denua me pushkatim nje i aferm i Ridvan Bodes, infermier ne ate zone. Legjenda thote qe u helmuan nga ky infermieri.
    Prej tij Ritka nga Rakicka mban status te persekutuari.
    Baballaret e ketyre femijeve jane gjalle.

  12. taqo says:

    Kaloc ,nuk perjashtonen rastet e vecanta si negativitete ne cdo sistem shoqeror ……….por ti pergjithesosh ato ne syte dhe prezencen e njerezve qe jetojne akoma, dhe e njohin me mire realitetin e athershem, eshte njesoj sikur te shkelesh mbi veten tende …….nuk ja shton vetes vleren me tituj bombastike ,perkundrazi tregon cektesine e personalitetit ten……….

  13. Ali Peza says:

    Pjesa me e madhe e ketyre te internuarve kane qene kolaboracioniste me nazifashistet.E tere bota i ka denuar kapitalisht ndersa Shqiperia i izoloi per nje fare kohe dhe pastaj i liroi.Keta dhe pinjollet e tyre duhet te rrine urte dhe te bejne “meaculpa”.

  14. albani says:

    Zoti Kaloc, nuk nxine regjimin qe ti deshiro te nxish sepse fotot tregojne njerez nomarl, madje veshja dhe fytyrat e tyre jane me te mira dhe me te celta se ato te fshatareve te asaj kohe. Ne fakt, per cilindo qe di te lexoje ty dhe fotot, ti nxine veten.

  15. petrit says:

    Z.Gazetar, duhet te kesh shume kujdes kur shkruan, sidomos ne luften tende pa princip per ti fryre ne maksimum krimet e komunizmit. Sigurisht enver hoxha dhe kasta e tij kane bere krime nga me monstruozet, por sigurisht jo ne shkallen qe i paraqet ti, apo ndonje tjeter qe nuk njeh kufi ne tregimet e tij, qe sigurisht nuk jane te verteta. Marrim psh numrin e te internuarve ne kampin e tepelenes, 6000 te internuar, secili duhet ta kete patur 1 m gjeresi vend ne kazerme, pra 6000 m kazerme, duke gjykuar se ne kazerme te internuarit jetonin ne dy kate dhe nga te dy anet, i bie qe gazermat te kene qene 1.5-2.0 km te gjata, a thua te jete e vertete!!! Se dyti ne shkrim thuhet se cdo nate mesatarisht vdisnin 7 veta. Nje llogari e thjeshte, 7 vete x 365 dite x 7 vjet i bie qe te kene vdekur rreth 18 000 vete. Mire se 6000 te internuarit paskan vdekur te gjithe, po 12 000 vete te tjeret ku i mori z.Kaloci!!! E shume monstruozitete te tjera qe sigurisht nuk i bedon njeri.

  16. petro says:

    p o te degjohej e folura e qenit nuk behej duva ne xhami.lumi fle hasmi nuk fle leri ketA te derdellisin bashke me keta gazetare te kujtojne fajet e tyre q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *