Flamurtari, të gjithë në heshtje para ndeshjes me Skënderbeun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jo vetëm futbollistët, edhe trajneri Shpëtim  Duro nuk do të flasë për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Klubi vlonjate ka vendosur heshtjen për shtyp që para ndeshjes me Lushnjën, por të paktën trajneri Duro ka folur, ndërsa sot edhe ai do të qëndrojë “pushim”.

 te Flamurtari i druhen shumë ndeshjes së nesërme, edhe pse shanset e kualifikimit janë të mëdha për ta, pas fitores 0-1 në Korçë dy javë më parë. Të gjithë duan të shmangin deklaratat për këtë ndeshje, që vlen shumë për sezonin. Synohet finalja dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë, ndaj dhe klubi ka kërkuar që gjithë vëmendja të jetë te fusha.

Nëse Flamurtari nuk kualifikohet, sigurisht që pasojat do të jenë të mëdha për një ekip që ka investuar jashtëzakonisht shumë këtë sezon. Atmosfera është prishur pak edhe nga çështja “Veliu”, ndërsa fitorja me Lushnjën nuk ndryshoi asgjë dhe vendimi për heshtje shtypi mbeti në fuqi.

Vetëm kualifikimi ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë do t’ua hapte gojën vlonjateve. Në dy ndeshjet e deritanishme me Skënderbeun në Vlorë, Flamurtari ka një barazim dhe një humbje. Kjo ecuri ndoshta i frikëson më shumë vlonjatet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *