G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Industrializuara, të njohur si G7, i bënë thirrje Rusisë që të ofrojë “informacione të plota” për helmimin e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar, në Sallsbëri të Anglisë.

Ministrat e G7-ës thanë se pajtohen me vlerësimin e Britanisë se Rusia, me siguri, është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia, me agjentin nervor Noviçok.

Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë më 12 prill se pajtohet me gjetjet britanike rreth llojit të toksinës të identifikuar.

“Ne ndajmë dhe pajtohemi me vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se ka shumë gjasa që Federata Ruse të jetë përgjegjëse për sulmin dhe se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm”, tha përmes një deklarate G7-ta.

“Rusia duhet të ofrojë llogari të plotë për programin e saj të padeklaruar Noviçok, në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare”, tha po ashtu G7-ta./rel/

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal”

  1. ben says:

    Simbas gazetes ” the sun” ne Duma te sirise nuk ka pasur sulm kimik por helmimi i leshqenve ka ardhur si rezultat i mungeses se oksigjenit ne tunelet nentokesore ku jetojne per shkak te stuhise se reres.
    Ndersa nga analiza gazit qe helmoi skripalin ne nje laborator ne ZVICER rezultoi se ky gaz helmues ishte i prodhuar nga ushtria angleze dhe ishte ne inventarin e kesaj ushtrie.
    Ne epoken e internetit eshte shume e veshtire te genjesh me shume se 1 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *