Grigja uron rekomandimin për hapjen e negociatave!

17 Prill 2018, 19:41Antena TEMA

Pas lajmit për rekomandimin për hapjen e negociatave, Grigja nxitoi të sqarojë demokratët për rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe cili është kontributi i tyre.

“Të dashur demokratë!

E di që shumë prej jush janë sot të hutuar nga kjo që ndodhi në Bruksel, por dua t’ju sqaroj se kjo është një fitore e jona dhe jo e qeverisë. Në marrëveshjen mes Lulit dhe Ramës vitin e kaluar, u ra dakord që në rrugën e integrimit evropian të punohet në dy fronte. Një palë të bëjë sikur plotëson kërkesat e Brukselit, tjetra të bëj sikur kundërshton.

Ne morëm barrën më të rëndë në këtë proces, të bënim rolin e “gogolit” për të trembur Evropën.

Përgjatë një viti lufte e pune të përditëshme, për të trembur Evropën, se ne jemi të lidhur me rusët, se vendi do zhytet në anarki, se ne do djegim Shqipërinë, nëse Evropa bën reformën në drejtësi, e deri tek beteja e fundit me miell në Parlament e heroit tonë kombëtar Flamur Noka, në bëmë sakrifica ekstreme për të arritur kjo ditë.

Nga burimet tona të besueshme në Burksel, kur u mblodhën javën e fundit për progres-raportin, eurodeputetët peshuan punën tonë dhe punën e Ramës. Në fund ata vlerësuan se po të mos ishim ne si opozitë, po të mos ishte puna jonë kundër rekomandimeve të Brukselit, po të mos ishin betejat tona kundër reformës në drejtësi dhe dhuna në Parlament, Brukseli nuk do t’i hapte kurrë negociatat.

Falë punës sonë, ata u bindën se Shqipëria nuk e meriton që të hapen negociatat, por ata do t’i hapin ato me zor për të na disiplinuar se ndryshe do t’u iknim nga duart si Gruveski në Maqedoni.

Kjo pra është një fitore e madhe e opozitës, pasi me pak punë, dhe me mjete të kufizuara ka arritur të bindë Evropën që mund të rrezikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe kanë dhënë Rekomandimin për hapjen.

Ne duhet të jemi krenarë që e bindëm Evropën plakë me dhunë t’ia arrinim kësaj dite. Po të mos ishim ne, me reformat e Edi Ramës, as për pesëdhjetë vjet nuk na i hapnin negociatat”!

 

4 komente në “Grigja uron rekomandimin për hapjen e negociatave!”

  1. ce says:

    A i ka mare leje Strazos dhe kryegangsterit te Shqipërisë Mulit , Grigja para se te shprehe falënderimet per celjen e negociatave,,

    1. anonim says:

      Po lejen nga Baxhella a e ke mare se ajo ka gati grupin e shoreve ne parlament qe me dick ne dore jane gati te dalin ne rruge dhe te nisen ne shenje proteste kundër hapjes se negociatave deri ne haremin veror Te Jales dhe te fillojnë

  2. Johani says:

    Sa kisha dashur ta dije se me qfar shkruan grida keto dite,me kalem te salijanit apo luc te lulit se sa per salon ati ka vite qe i eshte thare boja.

  3. Turi says:

    TI I CMEND KETA MERO. DO I COSHE NE VEDVRASJE KETA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje