Përballja e Mehmet Shehut me Hamit Matjanin

17 Prill 2018, 12:49Politika TEMA

Nga Auron Tare

Plot 65 vite të shkuara si sot u dha vendimi për Gjyqin e famshëm që Qeveria Komuniste bëri kundër grupit të dërguar nga amerikanët nën pseudonimin “Apple” apo i njohur si Grupi i Hamit Matjanit.

Në fakt me deklasifikimin e arkivave amerikane mund të themi se Matjani ishte një pjesëtar jo shumë i rëndësishëm në këtë operacion dhe drejtuesit e vërtetë ishin oficerët e Zogut, Zenel Shehu dhe me vonë Halil Branica, të dërguar nga ai personalisht për drejtimin e një rebelimi antikomunist.

Ky grup i rekrutuar nga radhët e njerëzve më të besuar të Zogut, i cili qëndronte në Egjipt dhe kishte filluar një bashkëpunim me operacionet klandestine të amerikanëve për një “kundër revolucion të mundshëm në Shqipëri” u trajnua dhe u përgatit në fshehtësi të madhe nga amerikanët në stacionin e tyre në Kifisia, Athinë.

Për vite me radhë një operacion shumë sekret, por mjaft i përfolur në qarqet profesioniste të inteligjencës vuri përballë njeri-tjetrit dy fuqitë më të rëndësishme të spiunazhit botëror.

Amerikanët e CIA-s dhe KGB sovjetike, e cila ishte këshilltari i fshehtë i Sigurimit.

Por duket se ishte  Kundërzbulimi shqiptar, i cili me një profesionalizëm të dukshëm udhëhoqi një operacion kundër CIA-s amerikane duke shkaktuar kthesën e rëndësishme në vazhdimësinë e këtyre operacioneve. Ashtu si në një loje shahu ku kundërshtarët planifikojnë lëvizjet e ardhshme, ky Operacion mbajti të mbërthyer në këtë lojë nervash të gjithë oficerët e angazhuar në të për gati 16 muaj nga dita kur grupi i Zenel Shehut u tradhtua nga njerëzit e tij dhe u kap nga grupi special i Sigurimit.

Tashmë me deklasifikimin e arkivave amerikane dëshmi shumë interesante dalin mbi këtë operacion jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili për nga mënyra e ekzekutimit dhe profesionalizmi i treguar nga oficerët shqiptarë të kundërzbulimit kanë marrë vlerësimin në heshtje nga kundërshtarët e tyre, amerikanët. Operacioni ‘Apple Team” ishte kthesa e rëndësishme e përfshirjes amerikane në operacionet klandestine shqiptare, pasi grupi i përbërë nga agjentë të kalibrit të lartë, të pa përfshirë në bashkëpunim me italianët apo gjermanët gjatë Luftës dhe me mbështetje amerikane konsiderohej si mundësia më e madhe për krijimin e trazirave në Veriun shqiptar me shpresën e një rebelimi dhe rrëzimin e qeverisë Hoxha. Nëse ky operacion do të ishte i suksesshëm do të kishim modelin e parë të rrëzimit të një qeverie komuniste nëpërmjet operacioneve klandestine. Për këtë arsye duket se edhe sovjetikët mobilizuan personel të rëndësishëm për të këshilluar shqiptaret në infiltrimin e këtij operacioni.

Nga arkivat del se Gjenerali sovjetik, Dmitri Kurbatov ishte këshilltari i parë në këtë operacion dhe duket se kanë marrë pjesë aktive në Radiolojën e njohur si “Liqeni i Vajkalit”.

Ndërkohë Grupi Apple i drejtuar nga nën Koloneli George Mason, më vonë shefi i stacionit te CIA-s në Holandë dhe në Uashington, nga Koloneli Yasetvich për 16 muaj me radhë furnizoi nga ajri grupin e kontrolluar nga Sigurimi shqiptar i cili eliminoi çdo rrjet rezistence në Veri si dhe mundi të kapte gjallë Hamit Matjanin, një personazh tejet i famshëm për rezistencën e tij anti-komuniste.

Hamit Matjani majtas

65-vjet më vonë historia duhet ta kujtojë këtë përpjekje të rëndësishme të kampeve opozitare ideologjike por me pasoja për historinë e Shqipërisë. Grupi Apple duhej kujtuar si një grup njerëzish idealistë, besnikë të traditës së ndjekjes së prijësit por  fatkeqë, të cilët të larguar prej kohësh nga Shqipëria nuk e kuptonin ndryshimin e madh që i kishte ndodhur shoqërisë shqiptare. Të futur në lojë nga Zogu me besimin e verbër tek prijësi, ata u angazhuan në këtë Operacion të rrezikshëm, por sipas dokumenteve, me t’u kapur nga Sigurimi bashkëpunuan me të ndoshta të zhgënjyer nga fati i keq. Tahir Preçi, radisti i grupit një antikomunist i vendosur, i cili me besnikëri i qëndroi detyrës duke u përpjekur të njoftojë amerikanët për radiolojën dhe si përfundim humbi jetën.

Amerikanët që drejtuan operacionin, që me pa mundësinë profesionale që treguan morën në qafë të tjerë njerëz të cilët u hodhën me parashutë apo u infiltruan me kërkesën e Sigurimit.

George Mason i cili pagëzoi edhe grupin me emrin e koduar “Apple”, i cili u nda nga jeta vetëm disa vite më parë, në shënimet e tij pranon dështimin e madh të operacionit që drejtonte. Aq të zemëruar ishin amerikanët me këtë dështim saqë në dokumentit e deklasifikuara shikohenqartë edhe tentativat për të eliminuar fizikisht çdo kënd që mund të kishte dekonspiruar këtë operacion.

Zenel Shehu, i cili bashkëpunoi me Sigurimin, u pushkatua pa asnjë mëdyshje së bashku me shokët e tij duke dërguar një mesazh të qartë të egërsisë së regjimit për këdo që i kërcënonte pushtetin. Zogu vdiq në mërgim i survejuar nga Sigurimi i Shtetit.

Majtas Peter Mangelli, shqiptaro amerikani Komandant i Kompanisë 4000 një kompani e krijuar nga CIA për Operacione Klandestine në Shqipëri.

Ndërkohë nga Grupi Special dy drejtuesit kryesorë të Radiolojës, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, vite mëvonë u pushkatuan edhe si agjentë amerikanë. Anëtarët e tjerë te grupit special të Sigurimit dikush vdiq në vetmi i zhgënjyer thellësisht nga regjimi për të cilin kishin kontribuar aq shume. Një nga Oficerët e rinj të këtij grupi, Pilo Shanto, i cili botoi edhe një libërth shumë interesant për Operacionin e kaloi pensionin në qetësi të plotë në rrethinat e Uashingtonit, jo shumë larg selisë së CIA-s, betejat me të cilën ai i kishte kushtuar pjesën më të madhe të jetës.

Deri me sot nuk ka asnjë dëshmi mbi fatin e Gjeneralit sovjetik Dmitri Kurbatov. Ndoshta arkivat ruse mund të sjellin më shumë dritë mbi rolin sovjetik në këtë ngjarje.

Operacioni Apple Team apo Liqeni i Vajkalit  është një dëshmi historike shumë interesante e betejës politike të pasluftës  që duhet njohur dhe studiuar më shumë për të kuptuar më qartë dinamikën e asaj kohe. Jo në llogore ideologjike, por si një dëshmi e rëndësishme historike e pjesëmarrjes së Shqipërisë në majat më të larta të operacioneve klandestine dhe rëndësisë që Shqipëria kishte në atë kohë për politiken globale.

Më poshtë disa nga pseudonimet e Grupit Apple

1) Airtight, 2) BNPutlog,

3) BE: Domino, 4) Airëise, ORECertain, 6) Airometer.

The guide Airmail.

Zenel Shehu, Halil Branica, Tahir Prenci, Gani Malushi, Hamit Matjani. (dita)

20 komente në “Përballja e Mehmet Shehut me Hamit Matjanin”

  1. ilir says:

    Po dokumentat e sigurimit te shtetit nuk jan deklasifikuar?
    Lili Bare ne librin e tij i referohet shum faksimileve nga dokumentat e sigurimit te shtetit.Asnje nja keto referime nuk permendet.
    Pilo Shanto vazhdon ta kaloi i qete pensionin e tij ne Washington.Ai si shum bij emigrantesh, ishte dhe shtetas Amerikan kur punoi ne sigurimin e shtetit.

    1. Bato says:

      O Ilir, c’i kerkon dokumentet e Sigurimit ti? Nuk e di qe ne tani punojme me dokumenta amerikane? Vete keta ish punonjesit e Sigurimit ne ato te amerikaneve mbeshteten. Ku t’i gjeje Auroni i gjore?

    2. ELIOT says:

      KY TARE OSE ESHTE I PICKUAR NGA HELMI I KOMUNIZMIT …OSE ESHTE NAIVE ..OSE IDIOT …. MORE SHKOKU TARE ???? PO ME THUAJ PAK MORE FILLOZZOF …SE AMERIKA NE VITET 50 … 1960 E KISHTE NJE BOMBE AUTOMIKE NE BYTHE .. I KISHTE RUSET ME FIDEL KASTRON NE KURRIZ … DHE SIPAS LLOGJIKE TUAJ DO TE MARRESHIN ME NJE MIZE SI SHQIPERIA …KUR RUSET CUAN NENDETSE DHE ARME BETHAMIKE NE CUBA … ..PO I ZINTE KOKA NGA SIKLETI NGA … … DO TE HARXHONIN KOHEN ME NJE KRIMB TE ZGJEBUR SI ENVERI …PO NA BEN PER IDIOTA MORE … HA HA A . SMA HA MENDJA SE C I A DO TE KISHTE KOHE TE MIRRESH ME DIKTATORET E EUROPES SI ENVERI SI CAUCESKU SI TE TJEERET…JO C I A SGJETEN DOT KUSH E VRAU KENDIN DHE TE MIRRESHIN M DISA SPIUNA SHQIPTARE …… TE RRONI VETE SHOKU TARE … SE ENVERI TE PASKA VURE NJE COPE KAUCUKU NE VEND TE TRUNIN …

  2. 53 says:

    Ti mor djale qe shkruan per keto ngjarje, je nje kelysh i paster i komunistave shqipetar. Kur tu tregosh njerezve se c’ka ndodhur ne ato kohe, mos i trego perrallat qe te kane thene prinderit, apo sigurimi shtetit.
    Te gjithe informacionet qe merrte Sigurimi i Shtetit, ofroheshin nga KGB-ja, te gatshme, ku agjenti i MI6 Kim Philby (nga 5-ja e Oxfordi-t), i rekrutuar qysh ne vitet 30′ nga KGB-ja,) kishte informacione te absolutisht te sakta per hedhjen e parashutave apo agjenteve ne ate kohe. Te gjitha keto deri ne 53′, pastaj CIA vendosi te nderpriste operacionet, sepse cdo gje dekonspirohej nga brenda. Vetem ne vitin 1962, CIA dhe MI6 arriten te zbulonin agjentin Rus Kim Philby, qe arriti te arratisej per ne Rusi nga Libani, me anije. Idiot. Keto perralla me sigurimin e shtetit, tregoja familjes tende mor Qen bir Qeni. Rrace ordinere komunistesh je, dhe ashtu do vdesesh.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Qetsoju or 53.
      Aurori ju referohet fakteve dhe dokumentave Ha-merr-ikone ?
      Se komunistat e fituan lojen se i sherbenin atdheut te tyne dhe e kishin popullin me vete .

      1. XBoom says:

        Komunistët, aq mirë i sherbyen shtetit dhe popullit të tyre, sa që me vdekjen e tijë, populli nuk mundë te paramendonin jetën pa te, dhe i mësyen Botës. Na trego ku je ti ne keto fotot me poshtë.
        http://www.gazetatema.net/2018/04/17/perballja-e-mehmet-shehut-me-hamit-matjanin/

        1. XBoom says:

          Kete mendova:

          https://www.google.de/search?biw=1097&bih=548&tbm=isch&sa=1&ei=cjDWWpiLB-PF6ASp37foAw&q=eksodi+shqiptar+1991&oq=eksodi+shqiptar+1991&gs_l=psy-ab.3..0i19k1j0i8i7i30i19k1.9879.14237.0.15407.15.15.0.0.0.0.189.1452.11j4.15.0….0…1c.1.64.psy-ab..0.15.1450…0i7i30k1j0i7i5i30k1j0i8i7i30k1.0.X3aJshjmCbs

    2. hasan says:

      Ke gabime ne informacionet qe jep!
      Kim Filby si agjent i dyfisht ka patur rol deri ne 1952, me vone nuk ka qene pjese e Sherbimit Sekret Britanik, deri ne 1963 ashtu eshte siç thua ti iku ne Moske nga Bejruti pasi u zbulua agjentura e tij e dyfishte, ama kishte vite qe Filby ishte shkeputur nga MI6 dhe punonte si gazetar. Me pak fjale Filby u dha informacion Sovjetikeve deri ne 1951, midis ketyre te dhenave ishin edhe informacione per operacionet e desantimit ne Shqiperi, por radioloja e famshme ka vazhduar deri ne 1953 dhe kjo vetem ne saj te aftesive te Sigurimit te Shtetit.

  3. TIRANA says:

    Autori nuk flet fare per Kontributin e agjentit (spiunit Kim Fillby) ne sabotimin e operacionit te CIA dhe M6 .
    Ky Super spiun punonte per llogari te KGB sovjetike. Kim Fillbi punonte per M6 dhe CIA por njekohesisht spiunonte tek Ruset. Keshtu Sigurimi mori vesh nga Ruset planet e zbarkimit ne Shqiperi. Shiko https://fr.wikipedia.org/wiki/Projet_Valuable.

  4. Syplasuri says:

    Kjo fotografia e komandantit Mangelli qe sterviste diversantet ne Komp 4000 Gjermani me Taren, me kujton ndeshjet e egra te futbollit ku pas mbarimit kundershtaret perqafohen dhe dalin bashke ne Foto. Po ky lojtari yne e boton foton po i ka qendruar larg sa eshte rritur me ndjenjen e Luftes Klasore. Ore Auron, po edhe Mehmeti i pushkatuar qenka?

  5. Arber says:

    Gazetar leshi. Perpiqet shume te duket profesionist dhe i pavarur por vjen shume era komunist. Te qelb fare.

  6. IP says:

    Ti zoti 53 ke nevoje te lexosh librin e Kim Filbit per jeten e tij. Ai sqaron shume mire aty se cfare ndodhiAto qe ti I thua me bindje nuk jane te verteta. Shkund urejtjen dhe meso te jesh objektiv. Librin e gjen “used” ne Amazon. Autori I shkrimit eshte teper objektiv.

  7. Sigurimi i Shtetit ishte dhe mbetet filiali i KGB……. keto ´suksese´ ne deshtimin e quajtur ´Operacione´ i dedikohen
    B.Sovjetik (KGB) i cili investohej qe Shqiperia te mos ndryshonte kurs drejt perendimit,tezat e Tares i rrezon edhe vet ish diktatori kur ju drejtua SIGURIMIT TE SHTETIT SE :-Te gjitha Gruper Armiqesore i ka zbuluar Partia…………….

  8. shigjetari says:

    SIGURIMI dhe kunderagjentura SHQIPTARE e ENVER HOXHES ne at koh e shkatrroi totalisht planin angloamerikan ne bashkepunim me bashkepuntoret e nazifashizmit tradhtaret dhe kriminelet gjakatar te kti vendi , i futi ne kurth agjenturat a huaja me an te radiolojes dhe i nxori te ter perpara drejtesis tradhtaret dhe ish kriminelet e kti vendi , i nxori para gjyqit te popullit dhe i dha denimin e merituar te terve , forca sikurimit te shtetit dhe ish agjentures ton , ishte tek dashuria qe kishte populli per regjimin e ENVER HOXHES ne at koh , kjo esht e verteta nese doni te degjoni mashtrime genjeshtra degjoni gjoja kundeshtaret sot te ish regjimit ton , se die ne at koh te ter kta qe preken dhe shajn ENVER HOXHEN kan qen bashkepuntor te regjimit te shkuar edhe nese kan qen pasardhes se kolaboracionisteve bashkepunonin me sigurimin ne ate sistem , se spiunonin njeri tjetrin , sot te ter te persekutuarit kot kerkojn dosje , te ter neper burgje njerzit e farefisit te tyre i kan futur e i kan spiunuar , mos kerkoni kot komunist mbas historis se persekutuarve , hapni dosjet njeri tjetrin kan futur ne burg kta mostra ,komunisteve i ndalohej me statut te beheshin bashkepuntor te sigurimit te shtetit , flasim per nivelin e rruges qe spiunonin njeri tjetrin , ju qe shani me shum e mbajtet ENVERIN 50 vjet , sot beni si karderra kot , mbyllni gojen dhe mos u ndjeni me mir , ne at koh çeço kishte biçak te bente synet po ta gerricje bythen. historit e kim filbit jan perralla me hirushen .

  9. Injoranti says:

    Kushdo qe ben te diturin per gjithçka, ne menyre modeste them se kjo nuk
    ka qene thjeshte problem komunizmi e kapitalizmi, po ishte perballje mes
    sherbimeh sekrete dhe natyrisht se ne keto ndeshje,ca me teper ne ate kohe,
    burimet e informacionit ishin shumefaktoriale, pra edhe nga sigurimi sovjetik.
    Por ama kontributi i sigurimit shqiptar ,mesa kam lexuar, eshte vleresuar nga disa prej aktoreve te
    kohes, shefa te niveleve te ndryshme te CIA-s apo dhe sherbimit sekret britanik.
    Mire ose keq tek e fundit ,sigurimi i asaj kohe, i sherbente atdheut,Shqiperise.
    Edhe sot e kesaj dite mes sherbimeve inteligjente,madje te vendeve aleate, kryhen
    veprime spiunazhi edhe ndaj njeri-tjetrit,pavaresisht se jane me te zbutura se sa ne ate kohe.
    Nejse xhanem me mire i marin vesh keto gjera ata qe kane sherbyer, e mbase ne kete
    mes personat qe komentojne ne detaje , mund te din gjera me shume!

  10. Dulla says:

    O ju bolet e sigurimit,c’fare zbuloj partia,Mehmet Shehun poliagjent ?Kadri Azbiun Armik.
    Ku i keni dokumentatat e “agjentures se huaj ” qe zbuloje sigurimi i trapit

  11. labi says:

    haha perballja mehmetit me matjanin po ku kane bythe verioret te perballen me jugun oreeeeeeee ej ej debila

  12. shqiptari nga Shqiperia says:

    Dolem qe ishim te zgjuar dhe ja hodhem dhe CIA -s , me ke ?? me Mehmet Shehun ?? apo me Kadriun ?? dhe diktatura thuri elozhe se gjoja kishim nje kundrazbulim madheshtor , peralla me mbret dhe per kalamajte . Te jete mire Kim Philby qe i jepte informacionet Moskes dhe ajo , dmth Moska bente sevap dhe na jepte dhe ne ndonje informacion , se per ndryshe jo Hamit Matjani me kompani , dhe liqeni i vajkalit por asnje hajdut xhepash nuk do zinim , me cfare do i zinim ?? me opinga ?? apo me thashetheme ??? Kim Philby , atij ti beje bustin diktatura , po te llogaritesh qe informacionet e tij nepermjet Moskes tek ne ishin teper te rendesishme , atehere veprimtaria e tij behet shume gjigante . Per pluralizmin , per permbysjen e diktatures , dhe per ardhjen ne Shqiperi te nje sistemi tjeter qe keshtu sic erdhen punet tani ndoshta do te qe me mire per shqiptaret , veprimtaria e tij qe negative , se mos te ishin pikerisht ato informacione , veshtire se do qendronte ne fuqi Enver Hoxha , varet se ne cprizem mund ta shikoj dikush veprimtarine e tij , per dike beri mire , per dike tjeter qe desh tjeter sistem , beri keq ……..ne Shqiperi jemi ku te drejten , veshtire se e gjen pa u zene , ofenduar dhe denuar tjetrin ……….tung

  13. drino says:

    Komente idjotesh,SIGURIMI I SHTETIT JA KA FUT CIAS, KGB, UDB, MI6 e plot te tjereve dhe ky eshte nje fakt konkret prandaj ai rregjim ndenji aq gjate bile keni harruar dhe XHEVDET MUSTAFEN qe e dergoi CIA, ki inat sa te duash por jepi hakun o te pa diturai ish shtet qe te trithe koqet,….

  14. 53 says:

    The agents we sent into Albania were armed men intent on murder, sabotage and assassination … They knew the risks they were running. I was serving the interests of the Soviet Union and those interests required that these men were defeated. To the extent that I helped defeat them, even if it caused their deaths, I have no regrets.
    Keto jane fjalet e Kim Philby-t. Prandaj ky komunisti mos na derdellisi shume per punen e sigurimit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje