Prestigjozia amerikane: Shqipëria një vend jo i zakonshëm me një lider të pazakonshëm që po kërkon t’i bashkohet Europës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Revista prestigjioze amerikane ”Forbes” i kushton një shkrim të zgjeruar Shqipërisë, që e konsideron ”një vend jo i zakonshëm” si edhe kryeministrit Edi Rama, të cilin po ashtu e konsideron ”një lider të pazakonshëm”.

“Tani Shqipëria kërkon t’i bashkohet Europës”, thekson revista.

Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë nxjerrja e vendit më të varfër dhe të konsideruar më të korruptuarin në kontinentin europian nga epoka e errët, në bisedimet që më shpresë mund të çojnë në hyrjen eventuale të vendit në Bashkimin Europian gjatë valës tjetër të zgjerimit, të planifikuar për në 2025-ën.

Kryeministri shqiptar  Edi Rama mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për një intervistë, i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e tij të pikturës”- këmishë dhe pantallona xhins, me ngjyra të lehta, shkruan revista prestigjioze amerikane ”Forbes”.

Rruga drejt BE-së

Në periudhën e ndërmjetme, BE-ja e bëri të qartë se Shqipëria pritej të bënte ndryshime për të hapur bisedimet e anëtarësimit: reformën e administratës publike dhe reformën në drejtësi, të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar – që nënkuptonte luftën kundër trafikimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe të përmirësonte të drejtat e njeriut, përfshi mbrojtjen e minoriteteve dhe respektimin e së drejtës së pronës.

Nga ana tjetër, “Forbes” thekson duke vazhduar  intervistën me kryeministrin, se BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe miratimin e 28 vendeve të BE-së. Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani.

Duke u mbështetur tek Vettingu si hallka kryesore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka bërë që Shqipëria të parakalojë ballkanin perëndimor në rrugën drejt BE-së, “Forbes” thekson se: “Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar”, më tregoi Rama gjatë intervistës.

“Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë djepi bosh se me djallin brenda”.

Edhe pse reforma e taksave dhe bankat nuk janë pjesë e kësaj faze të reformës, Rama gjithashtu po punon për përmirësime në këto fusha, shkruan prestigjozja amerikane.

Lidhur me reformat e tjera kyçe të kërkuara nga BE , sa i përket luftës ndaj kanabisit, “FORBES” shkruan se  masat e marra nga institucionet kundër kultivimit të kanabisit e kanë pakësuar në mënyrë drastike këtë produkt që përdoret për t’u shitur dhe gradualisht po e zëvendëson me bujqësinë, me shpresën se do të zhvillojë biznesin e agroturizmit.

Grante për turizëm

Turizmi është një sektor i rëndësishëm në të cilin Shqipëria po investon.

Tashmë, turistët nga vendi fqinj i Italisë kanë qasje me traget nga qytetet e Brindisit dhe Leçes, dhe së shpejti do të mundësohen fluturime më të drejtpërdrejta nga Europa.

“Ne do të kemi kompaninë tonë ajrore, Air Albania, këtë verë”, konfirmoi Rama.

“Ne do të zgjerojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet fqinje të Ballkanit dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug të Greqisë, ku ndodhen dhe plazhet më të mira.
Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction”, shtoi ai.

Tashmë, Shqipëria, në një farë mënyre është një destinacion për buxhetin apo udhëtarët në kërkim të aventurës (gati katër milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të turizmit), por Rama ka pikëpamjet e tij për tregun me pesë yje.

”Four Seasons” dhe ”Marriott” thuhet se janë duke shqyrtuar mundësinë për blerjen e pronave dhe vendeve në kryeqytet.

“Ne duam që vendi ynë të jetë një destinacion i ngjashëm me Italinë përpara disa viteve. I vogël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”, deklaroi Rama, shkruan “FORBES”

“Procesi i respektimit të listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë, por e rëndësishme për vendin tonë”, deklaroi gjithashtu Rama.

“Ato kanë shërbyer si një udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve dhe të dobishme për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk qëndron nëse anëtarësimi në BE është një rrugë e drejtë apo jo; kjo është rruga e vetme”, tha ai.

Ndërsa, duke folur për jetën e tij Rama thotë për “FORBES” se:

“Rruga e parë ishte arti”,  thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai për FORBES.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.

Shijen?

Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Prestigjozia amerikane: Shqipëria një vend jo i zakonshëm me një lider të pazakonshëm që po kërkon t’i bashkohet Europës”

  1. beni says:

    Të lumtë goja,kështu e duam edhe në ameriken,vetëm krishterimi do t’a shpëtoj Shqiprin nga kthetrat islamike!!

    1. Kujtimi says:

      BRAVO RAMA COHE PERPARA SHQIPERIN
      DO MBETESH NE HISTORI
      NE HISTORI DO MBETET LULI BERISHA LIKE FLOLIRI MONA QE NUK LANE GJE PA NXIRE
      NUK JA DOLEN DOT
      SHQIPERIA SHKOI PERPARA
      LE TE BLLOKOIN RUGET BANDITET

    2. Savon says:

      Po ta krahasosh Ramen me Hitlerin,Mussolini dhe Sali Berishen keshtu eshte sic shkruan “Forbes”!
      Po t a shikosh se cfare ka bere per shumicen e popullit bshqiptar Rama eshte e kunderta!
      Edhe kur shpertheu Gerdeci dhe u vrane 26 vete dhe na pranuan ne NATO,keshtru shkruan te gjithe gazetat e medha!
      Kur pushkatoi Berisha 4 protestues me 21 bjanar e bene “burre shteti”!
      Kur vodhi votat ne zgjedhjet bashkiake,mbyllen goje.
      Kur emeronte gjyqtaret dhe prokuroret jeniceret e vet besnike Berisha,te gjithe heshten!
      Me keto mburrje e mat veten Rama,se edhe ai kujton se ne e votuam se ai eshte kryeministri i duhur per te gjithe shqiptaret,por harron se ai u votua se populli nuk donte te kishte me sundimtar kriminelin Berisha!
      Ju e quani kryeminister te pazakonshen,se ju ka mashtruar me reklamat qe i ben vetes!
      Le te vije gazetari i “Forbes-it” ne rrethinat e Tiranes,pjese e Bashkise Tirane dhe do habiten se kryebashkiaku model i Rames nuk ka shpenzuar asnje lek aty,duke i ndare qytetaret ne disa kategori!
      Harron ky Veliaj,se nuk kane me shume te drejta banoret afer sheshit “Skenderbej” se sa ato te Saukut,Dajtit,Kasharit apo me keq akoma Yzberishit!

  2. henri cili tip kopili says:

    Nje kryeminister qe synon te behet rrobaqepes ose kuzhinjer ne fazen e trete te jetes, do te thote qe eshte i shteruar si njeri.

    1. Tahyp Lala says:

      Ka nje lloje bagetije ne kete vend qe vetem ferra e vet u pelqen. Shkoni more zagare,komentues te se keqes,ju te quajtur te pd.bashkohuni me Erisa Zikon ne Bruksel dhe bllokoni rrugen te mos vijne ata te Brukselit ne Tirane. Vetem kete dini te bwni o qeoazet e ketije vendi.

    2. Harilla says:

      henri! me sa duket te vjen inat.Edi Rama eshte kryeministri me i mire deri tani.Punen qe ka bere ai per pese vejet,nuk e beri dot Saliu yt per 20 vjete.

  3. mirel says:

    Po, drejt Evropes me Cengiz turkun.
    Parteritet publik privat. Publiku jep, privati merr.

  4. rrema says:

    edhe bythelepirja ka pak karar.ju e keni leshu pa frena fare

  5. undefined says:

    skllavpronari i ben qefin skllavit dhe skllavi gezohet
    hahaha mish me dy sy!!!!!!!
    tani LGBT hidhet ne sulm

  6. undefined says:

    skllavpronari i ben qefin skllavit dhe skllavi gezohet
    hahaha mish me dy sy!!!!!!!!!!!
    tani LGBT hidhet ne sulm

  7. gazmori says:

    po keta sikur than ndryshe

  8. gazmori says:

    po keta sikur than ndryshe ……

  9. Ali Pashe Tepelena says:

    Shqiperia ka 10 here me shume rrenoja Ilire se helenike qe ishin te fuatr nga iliret te vinin dhe xhamite nuk jane ” turke” por osmane te tipit persian te dnertaur nga vet besimtaret shqiptare.

    Dhe Shqiperia moj idiote gazetare injorante, nuk ka qene kur vendi me i varfer ne europe….

    moldavia, ukraina, bosnia, kosova, fyrom-i kane qene gjithmone me te varfra

Lini një Përgjigje te beni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *