“Qytetarit dixhital i iku zëri”, komentuesit tallen me Berishën pas çeljes së negociatave

Raporti i Komisionit Europian që rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë, siç duket nuk është pritur edhe aq mirë nga ish kryeministri Sali Berisha i cili reagon për çdo mesazh që i shkon dhe sot nuk gjen forcë të shkruajë disa radhë për këtë lajm pozitiv për interesin e vendit.

Kjo ka nxitur që mjaft komentues të nisin ta ironizojnë në postimet e tij të vjetra duke i kërkuar të reagojë.

“Qytetarit dixhital i iku zëri” i shkruan një qytetar në rrjetin social Facebook.

Ish kryeministri deri më tani nuk ka shkruar asgjë dhe postimi i tij i fundit ka qenë para 6 orësh. Po ashtu edhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka reaguar ende për vendimin e sotëm. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...