Rama shfaqet i emocionuar: Sot fitoi Shqipëria, krenar që kaluam sprovën historike

17 Prill 2018, 17:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një konferencë për shtyp ai ka treguar se sot është tejet i emocionuar pasi ka marrë lajmin për kalimin e provimit të vështirë.

Shefi i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe rolin e opozitës në këtë proces ku nënvizon se ka “lënë kockat” për ta penguar sa më tepër.

“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe popull.

Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE, si një vend që mund dhe duhet ët ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE.

Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë.

I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës dhe të sotmes. Kaluam sprovën historike, u ngjitëm në një shkallë të re.

Është e qartë që kaluam në një hap historik. Sapo e përpjetë, sado e vështirtë, e gjatë, ishte e gjitha e hapur përpara nesh.

Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia varet nga ne, nga të gjithë ne. Jam i emocionuar pasi sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë për këtë 30 vjeçar përpjekjesh ngritjes e rënies e ringritjesh.

Respekt e mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që para nesh dhanë një dorë për të ndryshuar një pjesë për të vetmen rrugë, drejt BE.

Por jam njëkohësisht krenar se me shumë besim dhe vendosmëri, që përmes reformave të guximshme.

Kemi rrezikuar jo pak dhe ja kemi dalë që në 4 vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne, në dy arritje të mëdha. Në mandatin e parë e bëmë Shqipërinë kandidate për çeljen e negociatave, ndërsa këtë mandat morëm rekomandimin e pastër të qartë për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Këto nuk janë dhurata as gjeste bamirësie nga KE, Brukseli është makinë e pamëshirshme, që sheh dhe njeh meritat.

Është njohja e meritave tona në betejën për të bërë shtet me reforma reale dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit.

Nuk është fundi i këtyre betejave, as fundi i hesapeve me krimin e korrupsionin, por futja në një fazë të re edhe më të vështirë të reformave.

Shembulli më kuptimplotë për të gjithë që të bëjnë dallimin për fazën që sapo mbyllëm dhe sapo ka nisur është Reforma në Drejtësi. Nëse duhet të ligjëronim Vettingun, vitet që kemi përpara duhet të provojmë fuqinë ndëshkuese të sistemit të drejtësisë.

Gjykatësit dhe prokurorët që përjashtohen se nuk kalojnë vettingun, politikanët që i kanë ikur një drejtësie të korruptuar, keqbërësit apo çdo i fortë qytetet e lagjesh, duhet të paguajë si çdo fajtor i të gjitha niveleve në çdo vend të BE.

Periudha e çeljes së negociatave është periudha e ndarjes së shapit nga sheqeri. Do të jetë një periduhë ne ngarkuar me sfida për të gjithë.

I bëj thirrje opozitës me kryetarin e saj, që kur flasim në gjuhë të huaj, por ti dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.

Por do kemi kohën e nevojshme për të folur mbi sfidat e kësaj periudhe të re të historisë së përbashkët. T’i gëzohemi kësaj dite të shënuar, për përpjekjen tonë thuajse 30-vjeçar,” tha Rama.(TemA)

12 komente në “Rama shfaqet i emocionuar: Sot fitoi Shqipëria, krenar që kaluam sprovën historike”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Eh mër Ed Piktori
    o ty të lumtë ,
    palla
    për Ne u hap Evropa
    por për t’a hongër,
    e ha Dhalla.
    ***
    Festoni o femra shqiptare
    si për 8 Mars,
    pa frena
    i hiqni brekë
    sutjena
    por për ta hongër
    e ha Rovena.

    1. ¯\_(ツ)_/¯ says:

      … Dhe domethina është … ?

    2. Grigor says:

      Ha ha ha
      Shumë e bukur, me motive te Viktor Hygo tek Të Mjerët. Poezia e Gavroshit para se te vritet, Ka te njejtin tingëllim.
      “Dhe fajin e ka Rusoi”.
      Po ku e gjete dhe e sajove more burre?
      “Per ta ngrene, e ha Rovena”. Ha ha ha.

    3. i paemer says:

      Respekt gopist.

    4. Kujtimi says:

      Bravo RAMES
      QENTE LE TE LEHIN

  2. TOn says:

    Arritje e madhe! Te gjithe duhet te gezohemi. Por Edi nuk ke shume merita. Vetem reforma drejtesi. Por ne administrate ke bere mbrapa… kudo eshte katastrofe.

  3. Salesh Birusha says:

    Ça është Sprova ? Kaluam Provën nuk mjafton ?

  4. taqo says:

    Lamtumire historike per turqine anadollake…… te shqiptareve anadollake………. , mer fund endra orjentale…….. ,Erdhi momenti historik i shkeputjes orjentale dhe fillimi i kthimit gradual ne europe…….(sot e tutje do te ulet numuri i priftrinjve dhe hoxhallareve ,dhe do te shtohet numuri i mesueve e specialistave ).Respekt per Turqine dhe popullin turk ,per ndihmat e saj . Por politikanet Turq duhet ta kuptojne me mire se kushdo tjeter …… shqiperia nuk eshte me nje gogel te cilen mund ta manipulosh dhe te trajtosh si te duash …….tashme shqiptaret me nje profil dhe personalitet me te spikatur kaluan stadin e lirise te jashteligjeshme ,amullise ,endrave dhe paqertesise e tranzicionit ………Nje ere e re filloi…………….,pergjegjesite do te jene me te medha ,sakrificat gjithashtu……….. ,karoca e vjeter shqiptare u fut me veshtiresi ,dhe ndoshta pa deshiren e politikaneve tane ne shinat e trenit Europian te shohim sa do te jete e afte europa dhe shqiptaret per ta shndruar kete karoce ne nje pjese funksionale te trenit europian ………

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      O taqo katunar leshi, cfare lidhje ka Turqia ne ket histori hajdar i mutiti???

      Si eshte kjo puna me ju katunaret e trashe te shqiperise, militantet e trashe, kanc i ketij vendi mer ja qr???

      Turqia me Shqiperine nuk kane pasur ndonjehere lidhje….. Shqiperia moderne u krijua ne 1912, Turqia ne 1923…. te 2 shtetet moderne luftuan kunde rKalifatit Osman …. nese e ke fjalen per perandorine osmane eshte tjeter gje…. ne fund te fundit shqiptaret elite sunduese ishin atje dhe vet u konvertuan…

      As nuk ka lujatur ndonjehere Turqia me Shqiperine, pervecse i ka nderuar dhe respektuar shqiptaret jet e mot dhe ka kohe qe ka futur edhe gjuhen shqipe me zgjedhje duke dhene biles edhe bonuse ne rroge kush kalon provimin e gjuhes shqipe…

      Sa gjysma e Turqise te ishim ne qe eshte superfuqi ushtarake me industrine e vet te armeve dhe centralev berthamore,,,, me turizme miliarda dollare dhe nder hekurudhat me te mira ne bote dhe spitalet me te zhvilluara….

      Nuk kane qene as hoxhallaret dhe perifterinjte ndonjehere problem i shqiperise….

      as nje ere apo rruge e re nuk ka filluar…. shqiperia do vazhdoje te mbetet e korruptuar, pa ushtri, pa industri, me emigracion masiv dhe e vetmja gje qe do ndodhi eshte qe do shtohet degjenrimi edhe me shume ( sic ndodh ne Europe), do shtohen edhe me shume divorcet, problemet sociale dhe morale qe ndodhin ne europe do pllakosin shqiperine shume shpejt…. dhe kompanite e medha europiane do marrin tortet e tyre te madhe ne tregun shqiptar

      dhe kombi shqiptar do zhfuket nga harta shuem shpejt….

      PER ME TEPER SHIKONI PROJEKTIN ” IRELAND 2040′

      BE-ja do sjelli ne Irlane diku tek 1 milione emigrante aziaitike dhe afirkane ne 2040

  5. zi says:

    Te tere e kishim brenda,
    ahenk bente Rovena
    tani dhe po ta haje nje cike
    ka lek e pasuri,s’ka frike.

    Po ti mbaroje pasuri e shkrete,
    te haje sytjena dhe breke.

  6. Qytetari durrsak says:

    Z. Kryeminister,
    urime per kete dite te madhe te Shqiperise dhe shqiptareve, kudo ku ndodhen ne bote ! Hapja e negociatave na ben jo vetem te ndjehemi krenare, por edhe me te pergjegjshem per sfidat e veshtira qe na presin, sidomos ne Reformen ne Drejtesi, si dhe ne ndertimin e institucioneve te niveleve bashkohore te shtetit ligjor. Urime, suksese te metejshme ! A nuk do te jete perseri nje dite e madhe e vitit 2025, nese arrijme te behemi shtet anetar i BE-se ? Ia vlen t’i perkushtohemi ketij qellimi dhe objektivi madhor !

  7. Dibrani says:

    Gomari me atlete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje