Reagimi i Ramës për çeljen e negociatave: Opozita la kockat t'i pengojë, ja mesazhi për kryetarin e saj

17 Prill 2018, 17:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar rekomandimin për çeljen e negociatave, nuk ka nguruar të përmendë edhe rolin e opozitës ku nënvizon se ka “lënë kockat” për ta penguar sa më tepër integrimin e Shqipërisë.

“Nuk është fitorja e partisë që u investua me mish e shpirt për këtë ditë kundrejt partisë që bëri gjithçka për të shtyrë këtë ditë!

Nuk është fitorja e qeverisë mbi opozitën që la kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv.

Sot ka fituar atdheu unë i përçmuar prej shumë vitesh nëpër Europë. Sot kanë fituar shqiptarët që të gjithë, pa asnjë dallim. Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve europiane”, u shpreh kreu i Qeverisë.

Shefi i qeverisë ka adresuar edhe një mesazh edhe për kryeopozitarin Lulzim Basha.

“I bëj thirrje opozitës me kryetarin e saj, që kur flasim në gjuhë të huaj, por ti dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.

Por do kemi kohën e nevojshme për të folur mbi sfidat e kësaj periudhe të re të historisë së përbashkët. T’i gëzohemi kësaj dite të shënuar, për përpjekjen tonë thuajse 30-vjeçar,” tha Rama.

Fjala e plotë e Ramës:

Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri, të historisë së saj si shtet.    

Nuk jemi më thjesht një vend që aspiron të bëhet një ditë si gjithë Europa, siç ishim për 24 vjet me radhë, qysh prej dhjetorit ‘90; as vetëm një vend me statusin e kandidatit për në BE, siç ishim prej vitit 2014 e deri sot.

Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re, si vend dhe si popull. Jemi rekomanduar, pa asnjë rezervë, nga Komisioni Europian, si një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e negociatave, për të hyrë në familjen e shteteve anëtare të Europës së Bashkuar.

Jam i emocionuar, – ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë – dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi të stërvështirë.

I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm, më në fund, nga një tjetër udhëkryq, mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Tanimë është e qartë për të gjithë, se rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim deri sot, sado e përpjetë, sado e vështirë, sado e gjatë, është e gjitha e hapur përpara nesh.

Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe shpejtësia e mbërritjes në atë stacion, varet në radhë të parë nga ne, nga të gjithë ne!

Jam i emocionuar, sepse sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë ndërkombëtar të thuajse një tridhjetëvjeçari përpjekjesh, arritjesh e dështimesh, ngritjesh, rëniesh dhe ringritjesh.

Respekt dhe mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që përpara nesh, kush më shumë e kush e më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të të vetmes rrugë të ardhmërisë shqiptare, rrugës drejt Bashkimit Europian.  

Por jam, njëkohësisht, shumë krenar sot, sepse me besim, vendosmëri dhe mundime të mëdha, përmes reformash të guximshme e rezultatesh të pamohueshme, (por edhe momentesh posaçërisht të vështira ku kemi rrezikuar jo pak e ndonjëherë dhe gabuar në emër të qëllimeve të mira) ia kemi dalë.

Ia kemi dalë që në katër vjet ta kthejmë besimin e popullit tek ne në dy arritje të mëdha, të një rëndësie të madhe historike për të ardhmen.

Në vitin e parë të mandatit tonë të parë, ne e bëmë Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Në vitin e parë të këtij mandati të dytë, ne sapo bëmë realitet marrjen e rekomandimit të pastër, të qartë, të drejtpërdrejtë, për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian.  

Këto nuk janë dhurata. Nuk janë as gjeste bujarie të Komisionit Europian ndaj Shqipërisë. Europa e Bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Rekomandimi për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, është njohja e meritave tona, në fushën e betejave të vështira për të bërë shtet, me reforma reale dhe luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë e të shtetit, krimit e korrupsionit.

Rekomandimi për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, nuk është fundi i këtyre betejave, as fundi i hesapeve me krimin e me korrupsionin, por futja në një fazë të re, edhe më të vështirë, të reformave dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës kundër krimit e korrupsionit.

Besoj se ndër shumë shembuj që mund të merren, shembulli më kuptimplotë për të gjithë që të bëjnë dallimin mes fazës që është mbyllur dhe asaj që sapo ka nisur, me dhënien e rekomandimit, është Reforma në Drejtësi.

Nëse për të marrë rekomandimin e sotëm për të hapur negociatat, ne duhet të ligjëronim Vetting-un dhe të jepnim provat e para, të vullnetit tonë për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar, vitet që kemi përpara, duhet të provojnë pa ekuivok fuqinë ndëshkuese të sistemit të pastruar të drejtësisë mbi këdo që duhet të paguajë, për zullumet në kurriz të vendit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Gjykatësit e prokurorët që përjashtohen nga sistemi sepse nuk kalojnë dot Vetingun, politikanët që i kanë ikur me sukses për kaq shumë vite me radhë, një drejtësie të korruptuar e të kapur prej tyre për fyti, keqbërësit e mëdhenj të botës së krimit të organizuar, që duart e përgjakura i kanë larë me sapunin e drejtësisë, apo çdo “i fortë” qytetesh e lagjesh, që është mësuar të hyjë nga dera e komisariatit e të dalë nga penxherja e gjykatës, duhet të paguajnë njësoj siç kanë paguar e paguajnë fajtorët e të gjitha niveleve, në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian.

Periudha e negociatave është periudha e ndarjes përfundimtare të shapit nga sheqeri, në çdo aspekt të jetës së një vendi që synon anëtarësimin në familjen e përbashkët europiane. Eshtë periudha e thellimit të modernizimit të saponisur të shtetit dhe e konsolidimit të institucioneve demokratike të shtetit të së drejtës. Eshtë periudha e marrjes së plotë të përgjegjësive, nga të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, për të përmbushur detyrat e tyre në çdo nivel të pjesëmarrjes në jetën e përbashkët shoqërore.

Si e tillë kjo është larg së qeni një periudhë e lehtë, përkundrazi, do të jetë një periudhë e ngarkuar me sfida e ngarkesa të mëdha për të gjithë, në radhë të parë për të zgjedhurit e popullit natyrisht. Për qeverinë e për opozitën, po sigurisht në radhë të parë për qeverinë.

Dora jonë është sot e shtrirë përsëri ndaj opozitës dhe unë e ftoj sot, përpara të gjithë shqiptarëve, socialistë e demokratë, po mbi të gjitha në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë pa asnjë dallim, opozitën e kryetarin e saj, që të mos ngatërrojmë përplasjet shqip për gjithçka na ndan së brendshmi, me këtë sfidë të përbashkët kombëtare, e cila, sot më shumë se kurrë, kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj, të mos tregojmë me gisht njëri-tjetrin, po t’i dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

 Por do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të folur, kuptuar, reflektuar mbi sfidat dhe ngarkesat e rënda të kësaj periudhe të re të historisë sonë të përbashkët.

Le t’i gëzohemi të gjithë sot kësaj dite të shënuar, e cila hyn në historinë e përpjekjes sonë thuajse tridhjetëvjeçare për Shqipërinë si gjithë Europa, si një ditë me një shënim të veçantë.

Padiskutim, që si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ndjehem shumë i privilegjuar që jam këtu, sot, në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë që duam.

Por unë nuk e lexoj rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike.

Sepse kjo nuk është fitorja e partisë që luftoi me gjithsej për këtë ditë, ndaj partive që luftuan me gjithsej për ta shtyrë këtë ditë në pafundësi. Kjo nuk është as fitorja e qeverisë që u angazhua me mish e me shpirt dhe u baltos deri në kockë, në përpjekjen drejt këtij objektivi strategjik për Shqipërinë, mbi opozitën që la kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë objektiv.

 Sot ka fituar atdheu ynë i paragjykuar dhe i nënçmuar prej shumë e shumë vitesh dhe i përgojuar larte e poshtë nëpër Europë, me gjysëm të vërteta që shpeshherë, janë më të hidhura se sa vetë gënjeshtrat.

Sot kanë fituar shqiptarët, që të gjithë, pa asnjë dallim e kufi, këtu në atdhe e kudo që janë në emigracion.

 Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve europiane dhe që gjendet shumë më pranë Europës se dje.

Sot është shtiza e flamurit kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, që është ngjitur një shkallë më lart, në të përjetën ende të gjatë e të mundimshme, drejt Odës së Familjes së Bashkuar Europiane.

 Dhe lejomëni të guxoj sot e t’ju them, me bindjen time më të fortë se asnjëherë, se siç i’a dolëm në këto dy sprova njëra më e jashtëzakonshme se tjetra, duke kapërcyer pengesa të pazakonshme, nga ato që dihen e nga ato që as nuk thuhen, do t’ia dalim edhe në të tretën – më të vështirën ndër të treja.

Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeut, rilindasve, heronjve e dëshmorëve të luftës, martirëve dhe viktimave të diktaturës, të të gjithë atyre shqiptarëve të njohur dhe të panjohur që rrojtën në këtë vend e dhanë çfarë kishin për këtë vend, pa e parë dot në vendin që i takon.

Jam i bindur dhe të jeni të bindur ne do ta bëjmë Shqipërinë pjesë përbërëse, përgjithnjë të pandashme, të botës ku dielli lind aty ku perëndon.

Në kohën e sotme, kjo do të thotë, Shqipëria shtet anëtar i Bashkimit Europian. (TemA)

34 komente në “Reagimi i Ramës për çeljen e negociatave: Opozita la kockat t’i pengojë, ja mesazhi për kryetarin e saj”

  1. Miri says:

    Urime Edi, mirenjohje dhe falenderime per fitoren historike !

    1. Kujtimi says:

      Bravo RAMA JA ARITE QELLIMIT E AFROVE SHQIPERIN ME EVROPEN
      BASHA ADOLESHENT MONA LIKE FLORIRI DHE BERISHA QENI
      U MUNDUAN SHUM PO NUK ARITEN DOT TA LARGONIN DOT SHQIPERIN NGA EVROPA
      ROFT SHQIPERIA
      RAMA
      BEJ NJE MITING MADHESHTOR NE TIRAN
      TE SHOI LULI SALA LIKJA DHE MONA

      1. adi says:

        Per rilindasit qe nuk mesojne kurrrre. Qe cdo njeri me te dale njehere ne tv ose gazete tall trapin rendshem per 1 vit rrjesht.
        1) Kjo eshte hera e trete qe shqiperia rekomandohet per celje negociatash. Dhe por si 2 heret e tjera prape per shkakun tuaj te gjithe ne do marim te gjatin.
        2) mbas ketij REKOMANDIMI e ka rradhen keshilli i europes qe voton.
        3) nese miratohet edhe ketu atehere ceshtja shkon ne parlamentet e te gjitha vendeve anetare dhe nese qofte edhe nje vend i vetem nuk e miraton negociatat nuk celen.
        Pra shkurt rilindas truthare thjesht vazhdoni ti mbushni mendien me shume ,cdo njeriu normal te ketij vendi dhe gjithe botes qe e meritoni qe te tallin trapin perdite me ju.
        Dhe e fundit kur negociatat nuk do celen qe eshte me shume se 100% e sigurt rilindasi i gjate do talli trapin prape me ju me armiq te brendshem dhe te jashtem. Mbase dhe ai nuk e do te talli trapin kaq shume por deshira juaj eshte kaq e madhe sa nuk i reziston dot.
        Vari lesht vend i mbaruar me njerez te mbaruar.

        1. Pd rumpalla says:

          Adi..kok thumi une kam mendimin qe po nuk u celen negocjatat, te celim gopin e sateme…je dakort?

        2. E verteta says:

          Adi je nje qen bir qeni. Mbylle me mire gojen e mos fol.

          1. EU / Freedom H PR says:

            Mlitantat e PS sic duket e kane marre te paster nga Kolumbia qe jane kaq te lumtur.

            Ju e dini shunme mire qe asnje kusht nuk eshte pltoesuar:

            1- Droge ne gjithe vendin
            2- Korrupsion masiv ne te gjitha instancat e administrates dhe qeverise
            3- Reforme qe ska prekur asnje mafjoz dhe te korruptuar
            4- “Veting” qe as peshqit e vegjel (gjyqtare e prokurore) nuk po kap.
            5- Kryeminister dilerant, koleg i Tahirit dhe Xhafajt, dhe mbi te gjitha pasuruar shume ne pushtet.
            6- Drejtesi ende e kapur nga pushteti mafjoz dhe Parlamenti i korruptuar.
            7- President mafjoz dhe hajdut i floririt shqiptar
            8- Opozita, nje Bande Kriminale dhe me perberje Hajdaresh.

            Mos u gezoni nga Propoganda e Pushtetit po vetem per Reforma dhe konfiskim te pasurise se Peshkaqeneve.

            Fameminderit.Shpresoj qe komenti te lejohet.

        3. pellazgu says:

          Te gjatin merre dhe t’a gezosh familjarisht,or mik muti…
          te tjeret mos i ngatrro me vehten dhe plerat e sali qenit,ok?

        4. E says:

          Nuk e kuptoni sndi është sali berisha krimineli

        5. Aleanca Shqup-Lesheli says:

          Ti ose je saliu vet ose tyc vicidoli qe ate pak tru te vockel qe ke ta ka mbushur saliu plot me mut.

        6. Sorge says:

          Ti qenke nje filo serbo-rus antishqiptar qe duhet te denohesh.
          Ti ke prejadhje te dyshimt si puna e pordhes saliut dhe esat toptanit.
          Jeni para virdiktit popull qe do ju fshij nga faqha e dheut e te te uajn ckul (mut kur ke bark)

    2. shvejku says:

      Bravo Rama,se ia mbushe mendjen Europes sic ia mbushi Berisha kur na futen ne NATO pas tragjedise se Gerdecit!
      Europa i hapi negociatat me Shqiperine,por ti si kryeminister NUK I KE HAPUR NEGOCIATAT ME POPULLIN TEND!
      Sot nuk ka nje institucion,qe nga kryeministri e deri poshte qe te bej takime me popullin per hallet e tij,pa pranine e kamerave si show!
      Sot nuk te zgjidh asnje institucion ankesat e qytetareve ,sepse o jane te pa afte,ose jane urdheruar te punojne jo me ligje por me urdherat e “maliqit”!
      Rrogtaret qe ke vene gjoja per t’u marre me ankesat e popullit, tallen me popullin ne menyren me te poshter!
      1 milion votat nuk t’i dhame qe ti dhe qeveritaret e tu te behen delirante,arrogante e poshterues ndaj atyre taksapaguesve dhe votuesve tuaj!
      Se ti Rama e ke rrenuar PS-ne!
      Ne seline qendrore ne Tirane nuk gjen kembe njeriu,pervec rojes qe te ankohesh ndaj rrogtareve te partise tende!
      Ju kujtoheni per ne vetem kur ju vjen “veza” e zgjedhjeve!
      I jeni sulur te gjithe llokmave te pushtetit dhe keni harruar njerezit e thjeshte hallexhinj!
      Ju na trajtoni thjesht si numura votuesisht e jo njerez!!
      Se fundi,terhiqi veshin atij adoleshentit delirant te Bashkise se Tiranes,Erion Veliajt,qe i kane marre mendjen servilet dhe shkrimet e paguara,sikur ai eshte kryebashkiaku me i mire ne bote!
      Per mua ai eshte nje njeri qe i trajton qytetaret e vet ne disa kategori,njelloj si sklleverit dikur!
      Qytetare te dores se pare ka ata qe banojne rrreth sheshit Skenderbej.
      Qytetare te dores se dyte,ata qe banojne tek Pazari i Ri,.
      Qytetare te dores se trete jane ata qe banojne ne njesine administrative nr.5.
      Qytetare te dores se katert jane fshataret e Pezes.
      Qytetare te dores se peste jane atra qe banojne sipas percaktimit te tij racist,ata e banojne ne rrethinat.
      Qytetaret e dores se fundit jane ata qe banojne ne Yzberisht (KMY)!

  2. Tirana e bukur............ says:

    Rrofte Shqiperia jone e shenjte,rrofshin Shqiptaret brenda e jashte saj per kontributin me shpirt e zemer ,qe edhe Ne te jemi te barabarte ne familjen Europiane ashtu sic e meritojme.Ju faleminderit edhe qeverise per punen e pa ndaleshme ,megjithe opozitarizmin e saj tejet dashakeqese dhe reaksionare ,vetem per tia hedhur vetingut dhe krimeve te tyre duke plackitur e grabitur Shqiptaret dhe Shqiperine tone te dashur si mall pa ZOT.

    1. Po Neser!!! says:

      Arritje e madhe. Urime! Po tani çfare do bejme me kete “arritje”? Sa e shijeshme kjo luga bosh! Mbi 70% e popullsise ne Greqi, Portugali, Spanje, Kroaci, Itali, France, Irlande, Slloveni, Rumani, Bullgari ishin te varfer kur iu bashkuan Komunitetit Evropian por, NUK ishin te zhytur ne borxhe marramendese nga Banka Boterore apo FMN. Urrime dhe nje here per lugen BOSH. Kur te merrni pasaportat e reja fringo te KE, ÇMIMI qe do paguajne njerezit e munduar te ketij vendi do jene plazhet e privatizuara, nafta e privatizuar, pyjet qe s’egzistojne me, ujerat e privatizuara, minierat e privatizuara, bujqit me toka te konfiskuara nga Bankat “dashamirese” qe japin borxhe ndihmash me perqindje marramendese per farat e modidikuara gjenetikisht, DHE femijet e te varferve qe vazhdojne te sklaverohen dhe te vuajne si kudo neper bote dhe ketu – nga oligarket politikanet dhe ideatoret qe vetem zgjidhin problemet e tyre por me kryesorja vazhojne qe te ushqejne njerezit me lugen bosh… Urime!

  3. mirel says:

    Fitore per ty si legen qe te vjedhesh sa me shume. Dhe me duartrokitje.
    Tani populli para marsh per te paguar dhe njehere rruget nga e para.
    Tani e bejne me qef shqiptaret se do shkojme ne Be
    Ka budallenj dhe me budallenj kjo bote

    1. Flamur says:

      O Mirel vetem komente negative ke dhen deri tani. Po gezohu si gjithë të tjeret more cop m..i. Se hyrja në BE është mire per popullin e thjesht.

    2. ben says:

      O mirel-po su ngope duke ngrene mut a derezi?
      Boll o koqe kandari se na e shpife. Del si gogol dhe ha mut per cdo gje pozitive qe behet ne vend.

    3. syri blu says:

      O mirel , o shpirt mut , llap tani sa te duash , je nje qen i rahur dhe i qelbur a or kopil rrugesh , gje e poshter …..

  4. Shkodrani says:

    Brrava kryeministri ma i mir i te gjithkti 25 Vjecarit Tranzicion fitoj Shqipria FItoj Shqipria me Tralltart e Kombit Sali Berisha Lul BashA Monika Cizmja Fitun Shqiptaret me Ruset Serbet Me greket E Pd e Leshelis ..

  5. ELENA GJIKA says:

    HAHA KJO CE THOTE RAMA ESHTE E VERTETE PER OPOZITEN POR MOS TE HARRON SE EDHE AI ISHTE CE I LA KOCKAT KUR ISHTE NE OPOZITE NJE SHEMBULL- PARA SE TE BEHEJ LIBERALIZIMI I VIZAVE U FUTET NE GREVE KUNDER SALES DHE PASI U LIBERALIZUAN VIZAT GREVA U NDERPRE DHE KJO BUDALLAKI E SHQIPTARVE VAZHDON KUSH ESHTE NE OPOZITE CE TA PENGON MAZHORANCEN BEJ NJE PYETJE PSE NUK BEHET KJO NE SERBI?

  6. Kujtimi says:

    Bravo RAMA JA ARITE QELLIMIT E AFROVE SHQIPERIN ME EVROPEN
    BASHA ADOLESHENT MONA LIKE FLORIRI DHE BERISHA QENI
    U MUNDUAN SHUM PO NUK ARITEN DOT TA LARGONIN DOT SHQIPERIN NGA EVROPA
    ROFT SHQIPERIA
    RAMA
    BEJ NJE MITING MADHESHTOR NE TIRAN
    TE SHOI LULI SALA LIKJA DHE MONA,,,,,,

  7. aleko says:

    Urime shqiperi!..Sot lindi nje drit jeshile e ndezur per te arthmen tone… qe po e kerkojme prej shekujsh…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shqiperia, zonje e bukur !!

  9. Cobo rrapushi says:

    Shqiperia po behet. Rrofshin shqiptaret! Zoti e bekoft Ameriken!

  10. Lumi A says:

    Urime per kete hap te madh perpara.

  11. IVONI says:

    Mos u mburni me luge bosh ..! Shikoni ekonomine e vendit , vini para ligjit ata qe e shkateruan , ndani ” shtepine e lopes” nga ajo e qytetarit {ose fshatarit me gjuhen tuaj , pasi ne asnje vend te B.E.-se nuk perdoret fshat apo fshatar}, displinoni ujrat e zeza pasi ne qendrat e banuara ku dje { para mbi 30 vjetesh} kundermonte era e kendeshme e trendafilave dhe jargavaneve , sot kundermon “era e fekaleve”.. ! Kryeministri duhet ta dije , pasi jam shume i sigurt qe i ka shkelur ato vende , sikurse dhe turistet e shumte nga europa dhe vende te tjera te botes , ne vitet “e erreta ” te komunizmit . Jepuni driten , ndricimin rrugor qe e kishin sigurruar me djersen e ballit keto qendra , me drita neoni , qe sot i keni kethyer ne mizerje , ne terr , jepuni kinemane , qendrat sanitare , cerdhet , kopshtet , lulishtet , terenet sportive ,qe dje i kishin , pemet e te gjitha llojeve , plepat qe sot as me gishta nuk numurrohen , kurr ne” erresiren ” komuniste ishin me mijra ..! .. Sigurojuni ujin e pijeshem qe ka 30 vjet shume problematik , kurr ne vitet e ” erresires ” ishte i rrjedheshem dhe kurre nuk nderpritej ..! Ne Europe ai qe behet antar ka dhe pak krenari dhe thote “eja te me shohesh se kush jam “..! Me parate e vjedhura keto do te ishin bere te gjitha ..! Sepse jetojme ne Eurore dhe e njohim shume mire ne dhe femijet tane qe u linden , u rriten , u shkolluan me universitete , e shohim se ” europa ka shume te perpjeta “..!

  12. "BOHOTINA" says:

    Per Adin dhe Mirelin! Po ta shikoni realitetin pa syzet e Sales, Lulit, Mones, Vasilit e shpures bashibozuke te kazanit do ta thoshit nje fjale te mire. S’ keni faj. Qeni leh aty ku i japin ndonje kocke. Salihu bertiti mbi 20 vjet per reforma dhe nuk beri asnje. Truri i tij diabolik e kufizoi ne goditje kundershtaresh, ne vrasje, shkaterrim dhe tere shteti i korruptuar punonte per familjen e tij.
    Rama qe diten e pare me 19 shtator 2013 vendosi qe ne zyra te jete babai i kombit Ismail Qemali dhe jo cdo president sharlatan.
    Beri reformen teritoriale qe nga 384 njesi vendore i beri 61. Nuk po ti zberthej avantazhet , por vetem do ti radhis telegrafisht.
    Beri reformen arsimore e zhduku universitetet qe u bene ne cdo lagje e prodhonin diploma.
    Ristukturoi policine e shtetit.
    Ndaloi pirjen e duhanit ne ambiente te mbyllura.
    Rigjeneroi tere qytetet e vendit.
    Reforma ne ekonomi dhe ndertim e infrastrukture.
    Bllokoi me moramendum prerjen e pyjeve dhe gjuetine.
    Thjeshtesio marrjen e dokumenteve nepermjet sistemit elektronik.
    kryereforma ne drejtesi, qe beri qe mjaft hajdut te largohen pa filluar vetingu e implementimi.
    Reforma e ujit e dritave… E mjaft te tjera.. Suksese! rrofte Atdheu yne i dashur.

  13. Pd rumpalla says:

    Adi..kok thumi une kam mendimin qe po nuk u celen negocjatat, te celim gopin e sateme…je dakort?

  14. ish diplomat says:

    Rama dhe ekipi i tij kane patjeter merita, sic ka merita Basha ne perpjekjet per ta frenuar deri ne minuten e fundit. Konflikti i ashper i njerit nga perfaqesuesit e CDU diten e djeshme me Bashen, eshte teper deshperues. Nder te tjera perfaqesuesi i CDU i eshte hakerryer Bashes (ne koridor)duke i thene se “eshte i vetmi rast ne Bote qe nje perfaqesues i nje partie politike vjen per te lobuar dhe penguar ecjen e vendit te vet perpara” dhe ne fund te debatit (ne koridor) i eshte hakerryer Bashes duke i thene “Shko ne vendin tend dhe dil para qytetareve e thuaja keto qe po te them ty…e pabesueshme…prandaj ne kemi marre persiper te perkrahim Shqiperine…”. Prezent ka qene dhe nje gazetare, krah i Bashes.
    Kete informacion e dha nje ish diplomat gjerman i cili e ka djalin e vet ate qe i eshte hakerryer Bashes ne kete menyre.

  15. sapa says:

    Fakt eshte qe te gjithe popujt qe nuk kane lidere te afte per te ndertuar shtet ju lepihen shteteve te medhaja.Aty ku funksjonon shteti si psh.Hungaria e Polonia nuk pyesin fare per europen biles i tregojne asaj se me ta nuk luhet kollaj.Sigurisht edhe politikanet e famshem shqiptare si Rama ka kaq kohe qe kercenojne europen me fjalet:po nuk na moret ju erdhi rusi.Fakt eshte gjithashtu se deri ne kete moment shqiperia nuk ka shtet.

  16. Loni says:

    Urime Shqiperia ! Bravo Qeveria Socicliste! Nje Bravo te Madhe,Great, Kryeministrit Edi Rama per punen e palodhur dhe te ndershme!

    1. Goni says:

      Perseri , fjale per fjale me gjithe fuqine e zemres, urim in e Lonit.

  17. Al Nakba says:

    Shqiperia nuk do hyje ne BE se do Rama apo nga puna e mire e Rames dhe qeverise tij te kanabisit.
    Perkundrazi Rama dhe Basha e kane frike ate, se nuk do ti lejoje te mbjellin hashash dhe vjellin paret e rruges.

    Gezohuni vetem kur ti konfiskohet pasuria ketyre demagogve te ripjelljes komuniste. Mos lejoni te shkojne ne burg, vetem pasurine merrjani dhe ajo do jete fitorja e vertete.

  18. tir says:

    Dita qe me gezoi pa mase ! Lajm qe te rrenqeth, por edhe te ule kembekryq qeverine dhe opoziten reale , te diskutojne e debatijne vetem per te luftuar korrupsionin , krimin. Opozita sidomos ka rastin te tregoje vullnet dhe jo te zhvishet apo te derdhe bereqet ne parlament. Nese rrobat e trupin dhe ushqimet i ka teper ben sevap pi tua jape fukarenhve. Te varfer ka kudo, nuk eshte turp te jesh i tille, turp eshte kur je hipokrit e kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje