SHBA e Britania akuzojnë hakerat rusë për një fushatë kibernetike globale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Hakerat rusë të mbështetur nga qeveria ruse janë përpjekur të rrëmbejnë hardware kompjuterikë anembanë botës, thonë agjencitë e inteligjencës të SHBA dhe Britania e Madhe.

Ata thonë se Rusia ka nisur një fushatë kibernetike spiunazhi që kishte në shënjestër agjencitë qeveritare dhe bizneset.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC), FBI dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshuan një paralajmërim të përbashkët për një fushatë globale.

Metodat e detajuar të njoftimit përdoren për të marrë përsipër pajisjet hardware të rrjetit.

“Sulmet mund të jenë një përpjekje nga Rusia për të fituar një pikëmbështetje për përdorim në një ofensivë të ardhshme”, thuhet në deklaratën për media.

Kjo fushatë kibernetike spiunazhi thanë ata, mundet që në të ardhmen të ndihmojë një ofensivë sulmesh të tjera.

Në një konferencë shtypi në lidhje me alarmin, koordinatori i sigurisë kibernetike i Shtëpisë së Bardhë Rob Joyce tha se SHBA dhe aleatët e saj kishin “besim të lartë” se Rusia ishte pas kësaj “fushate”.

“Inteligjenca e mbledhur nga SHBA dhe Britania e Madhe sugjeroi që miliona paisje që drejtojnë të dhëna rreth rrjetit ishin në shënjestër”, tha ai.

“Kur shohim veprimtari kibernetike me qëllim të keq, qofshin ato nga Kremlini apo nga aktorë të tjerë kombëtarë të dëmshëm, ne do ti sulmojmë”, tha Rob Joyce.

Shtëpia e Bardhë në shkurt fajësoi Rusinë për sulmin kibernetik “NotPetya” shkatërruese në 2017, duke u bashkuar me qeverinë britanike në dënimin e Rusisë për lëshimin e një virusi që paralizoi pjesë të infrastrukturës së Ukrainës dhe kompjutera të dëmtuara anembanë globit.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska ka ndërhyrë në fushatën presidenciale të vitit 2016 dhe një prokuror federal po heton nëse fushata e Presidentit Donald Trump u mbështet nga rusët për të ndikuar në votim. Të dy Moska dhe Trump kanë mohuar akuzat, raporton “Reuters”.

Qeveritë amerikane dhe britanike thanë se kishin planifikuar të lëshonin një raport të përbashkët të hënën pasdite duke dhënë detaje teknike mbi sulmet në mënyrë që organizatat të mund të përcaktojnë nëse janë sulmuar dhe penguar përpjekjet e ngjashme të sulmit në të ardhmen.

Ciaran Martin, kreu i NCSC i Britanisë së Madhe, tha se lëshimi i alarmit shënoi një “moment të rëndësishëm” pasi dy qeveritë nuk kishin dhënë kurrë këshilla të përbashkëta se si të merren me sulmet.

“Shumë prej teknikave të përdorura nga Rusia shfrytëzojnë dobësitë themelore në sistemet e rrjetit”, tha Martin.

Sipas BBC, sulmet ruse prekën një gamë të gjerë organizatash, duke përfshirë ofruesit e shërbimeve të internetit, firmat e sektorit privat dhe ofruesit e infrastrukturës kritike. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *