SHBA, Olta Xhaçka takime zyrtare në Senat e Kongres: Mbështetja amerikane e rëndësishme për axhendën europiane të Shqipërisë

17 Prill 2018, 12:35Politika TEMA
SHBA, Olta Xhaçka takime zyrtare në Senat e Kongres: Mbështetja

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në ditën e parë të kësaj vizite, ministrja Xhaçka u prit në takime të veçanta në Capitol Hill nga senatori Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern.

Në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi në vendin tonë, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për axhendën europiane të Shqipërisë.

Me senatorinTom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz e Jim McGovern, ministrja Xhaçka diskutoi gjithashtu mbi partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen e qeverisë amerikane për Forcat tona të Armatosura.

“Kënaqësi takimi në #CapitolHill me Senator Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz e Congressman Jim McGovern, me të cilët diskutova marrëdhëniet e shkëlqyera dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Falënderova të zgjedhurit e lartë amerikanë për mbështetjen qe qeveria e tyre ka dhënë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe reformën në drejtësi.

Mirëpresim me kënaqësi të njëjtën mbështetje edhe për axhendën europiane të Shqipërisë”, shkruan Xhaçka ne rrjetin social.

Gjatë qëndrimit të saj në Washington, ministrja Xhaçka u takua me përfaqësues të kompanisë amerikane elitë në industrinë ushtarake në bote, Lockheed Martin, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë në muajin nëntor të vitit të kaluar për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare.

Gjatë takimit me përfaqësues të Lockheed Martin, ministrja Xhaçka u shpreh e interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka e cilësoi Sistemin e Integruar për Vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë Aleancën.

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka do të pritet në një takim të veçantë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

2 komente në “SHBA, Olta Xhaçka takime zyrtare në Senat e Kongres: Mbështetja amerikane e rëndësishme për axhendën europiane të Shqipërisë”

  1. moni says:

    Shume mire qe do e survejojme hapsiren ajrore, po larg qofte (se goja s’ben gje), na shkelet hapsira ajrore dhe ne e shohim me kete sistem. Si vazhdon historia?
    Nuk kemi as sistem kunder ajror dhe as avione gjuajtes qe te ndalojne shkelesin. Per ca na duhet sistemi i radareve ne kete rast? Apo qe te jemi te informuar dhe te bejme statistika. Patetike!

  2. kanuni says:

    Hahahahahahaaaaaaaaa……., vetëm për shqipot që s’i ka njeri në tefter, ndodh kjo gjë…! Ministren tonë të Mbrojtjes e fton Ministri Amerikan i Mrojtjes, ndërsa … në Vashington e presin dhe takohet me ca Senatorë e Kongresmenë…(???!!!) Ndërsa “do të pritet në një takim të veçantë (?!), nga Ministri i Mrojtjes”…. (si padroni me shërbetorin)… Dhe ne, … gati u shkrimë e po pshurim brekët nga kënaqësia…!!!!!!! Lolo….!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje