Veliaj në Verona, takon homologun Sboarina: Projekte të përbashkëta në fushën e ndriçimit dhe transportit publik

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e pastrimit të qytetit, Bashkia e Tiranës dhe ajo e Veronës do të konkretizojnë shumë shpejt dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e transportit publik dhe ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Itali, me ftesë të kryebashkiakut të Veronës, Federico Sboarina, me të cilin diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, si dhe për pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë në eventin më të madh ndërkombëtar të verës, “VinItaly”.

Veliaj u shpreh se bashkëpunimi mes Tiranës dhe Veronës do të vijojë me modernizimin e flotës së autobusëve. “Po studiojmë mënyrën se si edhe me ndriçimin e qytetit, edhe me transportin publik, të ecim përpara. Ashtu siç kam premtuar, nëse privatët nuk do modernizojnë flotën e mjeteve, duke i kthyer ato në elektrike, bashkëpunimi me Veronën është prova konkrete që kemi nisur për të zëvendësuar shumë prej linjave private. Ashtu siç bëjmë më mirë pastrimin e qytetit, ashtu do të bëjmë edhe transportin publik”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Veronës, Federico Sboarina u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim të ri me Tiranën, të cilën e vlerësoi si një qytet që po rritet me shpejtësinë e dritës. “Në Tiranë pata një mikpritje të pabesueshme. Munda të shoh për herë të parë një qytet me një energji të madhe, që po rritet vërtet me shpejtësinë e dritës. U takuam edhe me Presidentin e rajonit të Venetos, Luza Zaia, me të cilin diskutuam projekte të rëndësishme. Gjëja më thelbësore është se u krijua një raport i vërtetë mes dy kryetarëve të bashkive, të cilët e duan tokën e tyre dhe kështu mund të ndërtojnë së bashku diçka të rëndësishme”, tha Sboarina.

Veliaj nënvizoi se tashmë dy qytetet kanë një histori suksesi në pastrimin e qytetit. “Shumë prej italianëve, por dhe të tjerëve që vijnë në Tiranë, shikojnë një qytet shumë herë më të pastër dhe nuk e besojnë që janë dy ente publike, në Tiranë dhe në Veronë, që bëjnë një punë me shumë cilësi të lartë. Duam që kjo të vazhdojë”, vijoi ai.

Një takim i rëndësishëm i kryetarit Veliaj ishte edhe ai me Luca Zaia, Presidentin e Rajonit të Venetos, një prej zonave më të zhvilluara të Italisë. Duke i cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, Veliaj nënvizoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Ndërkaq, Luca Zaia, siguroi për një bashkëpunim të gjatë mes Tiranës dhe Venetos. “Më bëhet qejfi që takova kryebashkiakun e Tiranës dhe pashë dikë që do të punojë, ndaj ju uroj për këtë. Folëm për mundësinë për t’i bashkuar bashkë dy komunitetet tona në Veneto. Komuniteti shqiptar zë vendin e dytë në Veneto, ata janë integruar, janë pjesë e jona dhe e sfidave

tona. Kështu që, nuk ka se si mos të biem dakord për t’u siguruar që Tirana dhe Veneto të bashkëpunojnë”, deklaroi Zaia.

Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiaku i Tiranës vizitoi edhe panairin “VinItaly”, i cili zhvillohet çdo vit në Fiera di Verona dhe është një vend i rëndësishëm takimi midis prodhuesve dhe blerësve. Veliaj u shpreh se ky panair është një mundësi fantastike për të inkurajuar bizneset dhe sipërmarrjet shqiptare në zonat rurale për t’u përfshirë në prodhimin e verës. “Patëm një privilegj të veçantë që gjatë panairit, i cili është panairi më i madh i verës, të takonim disa nga ata që bëjnë biznes në Shqipëri. Është e nevojshme të inkurajojmë edhe sipërmarrjet shqiptare që merren me vreshtari, se si mund të bëhen pjesë e këtij tregu”, u shpreh ai.

3 komente në “Veliaj në Verona, takon homologun Sboarina: Projekte të përbashkëta në fushën e ndriçimit dhe transportit publik”

  1. Erjon , puno me specialiste says:

    Erjon, ai kryetar qe ke takuar , pra i Verones , ka levizur vet ne qytet per dy muaj rresht bashke me disa specialiste, per te studiuar lehtesimin e trafikut sidomos ne hyrjet dhe daljet nga qyteti , per stacionet e autobuzave ku nevojiten , per daljet e rrugeve majtas ose djathtas, per vendqendrimet e taxive etj etj detaje te tilla
    Kurse ne tirane keto stacione, daljet e rrugeve, taxit, etj etj jane vendosur qe kur ishte Rama
    Mos harrojme qe tirana eshte shumfishuar dhe duhet nje stdim i mirefillte per te lehtesuar trafikun, por jo me vendime nga zyra dhe jo me njerez pa nivel qe nuk kane idene e sinjalistikes rrugore se ku nevojiten
    gjithashtu autobuzet fizarmonike nuk mund te lejohen ne tirane pasi bllokojne teresisht trafikun

  2. Llanua says:

    Po, po. Biseda per plehrat italiane qe do, sjellin ne Tirane

  3. Ardi says:

    Ejoni ska dite mos nxjerri foto me keta mafiozet e italise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *