VIDEO/ Pamje të tmerrshme nga sherri në burg: Vdiqën 7 të burgosur dhe u plagosën 17

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këto pamje filmike brenda një burgu në SHBA tregojnë një konfliktit të dhunshëm që ndodhi mes të burgosurve.

Një i dënuar ka filmuar korridorin dhe qelitë e burgut ku duken trupa të shtrirë në tokë e të gjakosur.

Përleshja e përgjakshme nisi mbrëmjen e së dielës në një burg në Karolinën e Jugut, duke shënuar trazirat më të mëdha në burgjet e SHBA që prej vitit 1993.

Të paktën 7 të burgosur humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur pas gati 8 orësh përleshje në burg.

Drejtori i burgut tha se sherri kishte nisur për kontrollin e territorit mes bandave në burg.

“Ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me kontrabandën, ka të bëjë me celularët. Këta persona po luftojnë për para, për territorin edhe pse janë të burgosur”, tha drejtori i burgut. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *