VIDEO/ U përdhunua dhe lindi fëmijën e 55-vjeçarit, flet minorenia: Ndihem shumë e frikësuar, kam hall se më vrasin

17 Prill 2018, 12:34Kronika TEMA

Frika dhe pasiguria nuk kane fund për familjen Biba, edhe pasi vajza e tyre vetëm 15-vjeçare ra pre e një përdhunimi dhe solli në jetë një fëmijë. Prej muajit dhjetor e mitura lindi foshnjën, fryt i një përdhunimi mizor nga 55-vjeçari Ligor Biba.

Me gjithë përpjekjet e 55-vjeçarit për të fshehur të vërtetën e tmerrshme, analiza e ADN-së e vërtetoi atësinë e foshnjës. Në familjen Biba në një banesë gati të rrënuar në Velçan të Pogradecit përveç kushteve të mjerueshme ka pllakosur turpi, heshtja dhe frika si pasojë e kërcënimeve nga familjarët e Bibës, që 55-vjeçari të lirohet nga hekurat dhe të fitojë lirinë.

Madje në këmbim të lirisë së Ligor Bibës familjaret iu kanë ofruar edhe para. Ankthi dhe frika e detyron 15-vjeçaren të mos qëndrojë në asnjë moment vetëm dhe larg shtëpisë.

“Kam hall se më vrasin andej. Për këtë arsye nuk vete në shkollë. Ai le të rrijë atje. Ndihem e frikësuar, ja erdhën sot, erdhën nesër, për këtë ndihem e frikësuar. A do ta lirosh, ne kemi thënë jo dhe jo. Për këtë shkak ata vijnë këtu. Natë për natë i ke këtu. Thanë ata 10 milionë lekë dhe falje. Dhe ne thamë jo nuk kemi nevojë për lekë. Tani e ka shteti në dorë”, tregon 15-vjeçarja.

Mes dhimbjes për dramën e shkaktuar familjes së saj, nëna e 15-vjeçares tregon kërcënimet e vazhdueshme të familjes së 55-vjecarit. Ajo kërkon dënim maksimal për atë që shkatërroi jetën e vajzës së saj vetëm kur ajo ishte 15 vjeçe.

“S’po na lënë rehat. Po vijnë në shtëpi, në 12 të natës dhe s’po na lënë rehat. Të motrat, shtëpia e tij e gjithë po na vijnë. Unë nuk e liroj, atje le të vdesë. S’ka jetë prej meje. Unë e futa në burg, atë që i bëri çupës sime. Unë deri këtu, po erdhën do t’i vras. Nuk i dua hiç në shtëpi. Erdhën këtu, unë do t’i bie në kokë. Mua mu mërzit jeta dhe po rrimë me frikë”, thotë nëna e 15-vjeçares.

Për shkak të kushteve të vështira dhe turpit për të rritur foshnjën që lindi si pasojë e marrëdhënieje të padëshiruar, nëna e mitur ia ka besuar foshnjën e saj një qendre jetimore në Tiranë.

“Foshnja është në Tiranë, në një jetimore. Unë nuk e dua fëmijën. Fëmija le të rrijë atje e ta shikojnë të tjerë. Unë nuk dua ta shikoj. Le ta paguajë ai që e polli, unë nuk mbaj përgjegjësi”, thotë më tej nëna.

Vetëm pak ditë më analiza e ADN vërtetoi që 55-vjeçari Ligor Biba është babai i fëmijës së ardhur në jetë, si pasojë e një përdhunimi. Në udhëkryq mbetet fati i një foshnje të pafajshme, ndërsa problemet mes dy familjeve vazhdojnë të jenë prezente teksa procesi gjyqësor ende vijon ne Gjykatën e Korçës.BW

9 komente në “VIDEO/ U përdhunua dhe lindi fëmijën e 55-vjeçarit, flet minorenia: Ndihem shumë e frikësuar, kam hall se më vrasin”

  1. aa says:

    Familja e vajzes nuk duhet te ndihet e turperuar, vajza e saj nuk ka bere gje te turpshme, ajo ka rene pre e nje bastardi. (megjithese e mirekuptoj pasi jeton prane nje komuniteti te vogel dhe te pakulturuar).
    I turperuar duhet te ndihet ky palo burre qe perdhunon. (as familjaret e tij nuk kane faj per aktin e tij te ulet, por ata duhet ta denojne njelloj si shteti aktin e te afermit te tyre e ta lene te vuaje ne qeli legenin)
    Shteti duhet te kete institucione qe ti vijne ne ndihme vajzes dhe familjes se saj dhe te denoj cdo te aferm te te burgosurit qe mund ti bejne presion psikologjik vajzes apo te afermve te saj.
    Qytetaret e vendit nevojitet te soldarizohen me vajzen e perdhunuar dhe familjen e saj.

    1. Fatlumi says:

      Ne ka Zot ne kete Bote ndaj keti sojesezi duhet te marre hak. Beje o Zot per te miren e te mireve coja shpirtin ne ferr atje ku ai e meriton. Po cfaj ka i pafajeshmi o ndyresire e kesaj bote. Perse nuk shkove o kafshe te soi yt ,rraca jote ,por edhe ata ndjehen pa faj. Le te kalbet ne burg se qelb gjithe dyjane jasht.

    2. Vdekje pedofilit says:

      Ke te drejt Po atje esht albanistan, keshtuqe te gjitha kto qe the ne albanistan nuk vlejn

    3. Albani says:

      Jam I te njejtit mendim aa
      Te ishte ndonje djale I ri,prape e pafalshme do te ishte,por te jesh “burre”55 vjec e te shkosh me nje femije?
      Te kalbet brenda kelyshi I kurves,.
      Shpresoj ta tredhin atje.

  2. az says:

    Ai burre eshte fajtor se ka shkuar me nje minorene sipas ligjit, por sipas natyres ajo mund te kete dashur vete te shkoje me ate njeri.

    1. Alban Psikologu says:

      Mund te jete natyra e nenes tende ajo, jo e gjithe femrave. Femrat ne moshe te vogel, nuk e kane mendjen si meshkujt te kruajne veshin, sepse dihet qe deshirat fizike rriten me vone. Pastaj ca i ka dash asaj me nje plak 55 vjecar qe e ka kapur me dhune? S’ka gje me te shpifur se deficentet si ty, qe shohin histori e nje plaku 55 vjec dhe nje femije 15 vjec qe eshte kapur me dhune, dhe thote ‘ qe mund te kete dashur vet’. Ju jeni te gjithe te semure psiqiki, e pastaj themi pse s’behet ky vend.

  3. Nyc says:

    Nuk e kuptoj perse familjaret kerkojne qe ta fali viktima. Ai tani eshte ne burg dhe prej andej vendimet i merr gjykata ne baze te legjislacionit shqiptar. Avokate dhe seksesere mos shtoni viktima ne kete ngjarje: sepse nena e vajzes thote qe do ti vras nese me vijne dhe me ofrojne leke per te falur perdhunuesin. Nese ata kane leke le ti japin ne qendren ku vajza ka dorezuar femijen, ne menyre qe shoqeria te mos paguaje per meshkujt qe nuk e mbajne dot zinxhirin e pantallonave mbyllur.

  4. Ela says:

    ne cfare jetimore eshte foshnja? Ka familje qe do ishin shume te lumtura te adoptonin dhe te shpetonin jeten e kesaj foshnje.

  5. Antea says:

    Fatkeqesi e madhe per vajzen dhe sidomos per femijen e shkrete.

    Femija i shkrete qe nuk ka asnje faj ne kete bote.

    Ndihmoje kete femije o Krisht, te rritet prane zemres tende dhe pa komplekse.

    Ndihmoje te lutem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje