Armiqtë e votës pro negociatave, janë miqtë e Lulzim Bashës!

18 Prill 2018, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha mund ta na e kishte kursyer sot konferencën për shtyp. Nuk është e thënë që duhet të shikonim patjetër një njeri aq të tronditur në fytyrë, aq të tendosur dhe të shqetësuar, sikur të ishte dita më e zezë e jetës së tij. Nuk është se nuk e mirëkuptojmë për lodhjen e kot kundër hapjes së negociatave, por dhe ai nuk është se nuk e dinte përfundimin.

Tri javë më parë, ditën që protestuesit i vunë flakën Kalimashit, ai e priti në zyrë të ngarkuarin për Shqipërinë në Bruksel dhe ai ja bëri të qartë, se negociatat do të hapen dhe se përpjekja e Bashës për të krijuar një fraksion deputetësh lobistë të tij në CSU gjermane, është mundim i tepërt.

Lulzim Basha mund ta shmangte këtë skenë sot. Së paku për dy arsye.

E para është qëllimi i vizitës në Gjermani.

Njerëzit që takoi Lulzim Basha në Gjermani, janë miqtë e Lulzim Bashës dhe janë të njohur në Shqipëri. Gunther Krichbaum, është trajnues i PD, një politikan që ka marrë përsipër t’i ndihmojë në punët e tyre dhe kjo është një arsye që e vë në pozitë të vështirë Lulzim Bashën. Kur ai nuk ka mundur t’i mbushë mendjen dhe të vetmit mik që ka në Gjermani, kujt tjetër ka shkuar t’i mbushë mendjen, pasi të tjerët janë pro.

Fjalimin e Gunther Krichbaum jemi gati ta botojmë në çdo kohë, pa e pyetur, se e dimë cili është. Mund të vijë këtu dhe javën e parë të majit dhe ta recitojë përsëri. Nuk kemi asnjë surprizë prej tij.

Surpriza do ishte sikur Lulzim Basha të shkonte në Gjermani, dhe t’i mbushte mendjen këtij gjermanit të mos dilte kundër negociatave. Nëse do ta bënte këtë, mund ti quanim një farë ndihme. Dhe kjo nuk na duhet sot, por kur të votohet në Parlamentin gjerman. Kurse ky ka shkuar tek i vetmi deputet gjerman që është kundër hapjes së negociatave, vetëm se është mik i Bashës dhe vjen në Shqipëri, e na thotë u mundova, por i kemi punët keq.

Në fakt i vetmi mundim do të ishte sikur t’i thoshte Gunther Krichbaum që, këtë radhë nuk qe nevoja të përsëriste kasetën e tij, pasi ai nuk është se e bën për bindje të tij, por e bën si nder për Bashën atë deklaratë. Boll ti thotë atij se këtë radhë nuk e dua këtë nder dhe kjo histori qesharake mbaron.

Fytyra e zymtë dhe e tendosur e Lulzim Bashës dhe përpjekja për të na treguar se ai në Gjermani, nuk ka shkuar kundër negociatave por pro hapjes së tyre, e bën dhe më tragji-komik portretin e tij.

Arsyeja e dytë përse Basha duhej të mos fliste sot është vetë bilanci i dështuar i PD, në betejën për të mos u hapur negociatat. PD u mundua gjatë dhe pa kuptim kundër tyre. Ajo e humbi këtë betejë siç mund të humbasësh një gjë të pavërtetë, pasi ajo shpiku një betejë, që në fakt nuk është as në interesin e saj. Hapja e negociatave, nuk e dëmton PD, përkundrazi e fut Shqipërinë në një kornizë më demokratike dhe  problemetikat e vendit në një standard më të përgjegjshëm. Vetë hapja e negociatave nuk është se ka ndonjë impakt elektoral, por forcon detyrimin e Shqipërisë për të avancuar si një shtet Perëndimor. Dhe sikur qeveria të ishte kundër negociatave, opozita duhet të luftonte që ato të hapeshin, se kështu mund ta kenë më lehtë betejën me qeverinë.

Kështu që Lulzim Basha e ka humbur këtë betejë, pa qenë nevoja të dilte humbës, pasi mund të mos përfshihej në të. Tani që u përfshi dhe u mund, në sytë e shqiptarëve janë vetëm fytyra e tij e zymtë sot, kur u kthye nga Gjermania, si refugjat që nuk i ka ecur puna.

Tani është mirë të na i kursejë veshët me rrezikun që i vjen Shqipërisë nga miku i tij Gunther Krichbaum, që nuk do të votoj pro nesh. Fakti që armiqtë e votës pro Shqipërisë janë miqtë e ngushtë të Lulzim Bashës, dhe janë pakicë, është i vetmi argument që skeptikët e negociatave kanë sot për to. Por kjo nuk është një pakicë që na mund, por një pakicë që mundon veten.

21 komente në “Armiqtë e votës pro negociatave, janë miqtë e Lulzim Bashës!”

  1. shoku i klases says:

    Parate ruse e kane kryer misionin ne Luluja i saliut!

  2. Toni says:

    Bravo Mero! Shume bukur. Esadistet dhe patriotet dallohen se sillen ndaj atdheut. E tradhetojne si Esat Pasha apo e mbeshtesin si Avni Rustemi!

  3. REZI says:

    Të lumtë pena Mero Baze, më qartë nuk ka ku të vejë.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ooo Zot sa shumë,
    sa shumë janë munduar
    mishmashi opozitar
    “Shpellarët e Bashkuar”
    Sa shumë u munduan,
    u lodhën, por më kot
    të ndalnin negociatat,
    por nuk i ndalën dot!
    *
    Ooo Zot sa mund,
    ooo Zot sa mund
    por çdo fillim e ka një fund!
    ***

    1. Pellumbi says:

      Bravo Zoti Mero:C’do lulashi ne gjermani .Kerkon te ndimoj vendin per hapjen e negocjatave.Lulashi vetem per kete nuk ka shkuar.ai nuk gezone respekt ne oopull dhe ne arenen nderkomtare .Ky nuke barazohet as me Ben llapen.Mjer vendi qe qane per kryetar opizite.

      1. Timi says:

        Populli nuk duhet to votoje me keto antishqiptare pd e lsi…parti banditesh antishqiptare…nuk duan Europen sepse e dijne qe i vjen fundi i pret burgu.

    2. @ says:

      @Gopisti
      Bejtet e tua jane te “kendshme”, por shkeputu nga militantizmi qe te marrin vlere me shume..

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        OK @
        thanks
        po un’ sjom
        Hunrrens?

  5. Cuku says:

    Mero fantastik
    E the mbreme
    -‘Idiotet ndonjehere jane te dobishem
    Shume e sakte,,,,,,

  6. Meto says:

    LULZIM BASHA !
    HARRAM QUMËSHTI I SAT-ËME ,
    HARRAM PARAT E SHQIPËTARËVE!
    LANET U BËFSH NË DHE TË HUAJ, QË LUFTOVE DERI NË FUND ME ÇMUNDE, KUNDËR VENDIT TËND! ????

  7. Dimeri says:

    Nuk dua ta besoj se PD eshte parti kurvash,por kur i shikon tek “mullixhiu”tregon lidhjen e re.

  8. Shqiptari says:

    Bukur Mero !

  9. Jimi says:

    Shqiptar! Distancohuni nga keta horra qe e mbajne veten per politikan ! Thirrje te tilla antikombetare nuk kane patur guximin ti bejne edhe njerezit me keqdashes te ketij vendi edhe ne kohet me te errta te historise!? Keta horra, keta ordinere te cilet aksidentalisht ndodhen ne kupolen e politiokes, historia ka per ti damkosur me vulen e turpit ! Mallkuar qofshi brez pas brezi ju shushunjat e ketij vendi qe nuk e late nje dite te qete qe edhe sot ti gezoheshin ketij oguri te mire te ardhur nga Europa! Shqiptari nuk e ka patur zakon qe ne mes te gezimit te ndjell kobin, e kete vetem ju jeni te zotet ta beni!? Ndeshkimi nuk do te vonoje, kete mos e harroni!

  10. BERLINI says:

    THJESHT RESPEKT TI “QEROSI” LABE..hhhaaaa..hhaaa…MIRE BERN MERO QE I SHKRUAN KETO…POR SPIUNI LULIC BASHOVICI E KA PER MISJON TE INVESTOJ NE FAVOR TE SERBEVE..kete e dime tani..lol

  11. Koba says:

    Celja e Negociatave duke shperfillur Opoziten E Korruptuar Tregon qarte qe Partneret e Shqiperise e kane marre vesh se cfare “Zogjsh Pa Pupla” jane dhe i la ne Kanalin e Ujrave te Zeza.le te mbyten atje bashke me Sali Gerdecin dhe Mona Baxhellen se nga keneta e qelbur e kane origjinen.
    FLM.Zoti Mero dhe FLM Gopistit te NSHRAKUT

  12. Tala says:

    Pjesa me e bukur e autorit eshte
    ‘Luli u kthye nga Gjermania si emigrant qe nuk i eci puna’. Hahahaaa, me bukur nuk shprehet.
    Respekte Baze per buzeqeshjen qe na jep ne keto kohe te veshtira.

    1. lizga says:

      qe,kur kam filluar te lexoj shkrimet e tua kam ndryshuar mendim per ty….respekte

  13. taraboshi says:

    Aman me tregoni nga na ka ikur ajo anetarja e shume komisioneve parlamentare e P .D se qe e ka gojen si byth lope e turinin si gurille qe nuk po del me fol per hapjen e negocjatave qe e ka emrin AlbanaVokshi aman se ka kohe qe nuk ka fol dhe duhet degjuar ajo se ka mendime “te vyera” shume .

  14. **** says:

    Lere mo, e marka per hundesh Lulezim Basha ket gjermanin..
    Akoma me kete skenar komunist o Mero?
    Cdo perpjekje e Bashes eshte nje fllucke tjeter sapuni, nder 100 flluckat e tjera.
    Problemi eshte qe sa e ka pagen Luli kur ju fryn flluckave ..14 milione euro e dime, po sa do vijojne me tej nuk e dime.
    Pavaresisht ketij hartimit tend si ne kohen e dulles, ti e di mire se kryeministri ka oferte te hapur per Lulin, “te punojne se bashku”.
    Dhe zotrote tallesh me emigrantet e kthyer, jo se nuk ju del mire puna, por se i kthejne per zverku dhe me shqelma si rezile.
    Ke ndonje ofeze tjeter me te hidhur? Se dhe kaq pyeti ata qe i kthejne di ndihen. Dhe jam i bindur se do te pergjigjen mire.
    Te pakten nje dru e meriton per kete tallje.
    Vuajtjet e tyre jane fatura qe i paguan populli ketij shteti horr.
    Qe ti ke marre rolin e qehajait duket qarte. Po do e paguash dhe ti tradhetine per sherbimet qe i bere Greqise me ane te varrezave greke.
    Ta hapshin koken ato kockat greke qe bien me shiun ne Peshtan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje