Çelja e negociatave, çudit ish-ministri i LSI: Rekomandimin nuk e solli Mogherini, duhet falenderuar….

Ditën e djeshme Shqipëria mori rekomandimin për çeljen e negociatave me BE-në, nderkohe qe politika ka qene e ndare ne falenderimet e saj .

Një përgjigje e shumëpritur kjo, ndërsa ish-ministri Ylli Manjani bën falenderimin e tij ndryshe nga te tjerat, duke tentuar ti jape nota ironike.

Në fakt falenderimi i Manjanit është mjaft i pazakontë. Ish ministri nuk falenderon Mogherinin, as KE, por shkrimtaren Ornela Vorpsi, e cila sollli furtunë në opinionin publik shqiptar, pas deklarateve për fëmijërinë e vështirë dhe dashurinë platonike për kryeminitrin Rama.

Manjani ironizon thellë se sipas tij duhet falenderuar Vorpsi pasi ajo solli rekomandimin.

“Sugjeroj të falenderojmë Ornela Vorbsin, shkrimtaren me famë në Paris, Francë e gjithë Shqipërinë, për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave!

Hapen s’hapen negociatat, tashmë ska rëndësi! Ajo na solli rekomandimin…

Ndërkohë kemi në burg nja 11 të arrestuar politikë!!!

Ata presin drejtësinë!”, shkruan Manjani.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...