Çelja e negociatave, Kaç Islami sulmon raportin pozitiv të KE: Vlahutin s’ka raportuar me realizëm gjendjen, fajin e ka veç Rama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kaç Islami ka bërë një shkrim ku analizon raportin pozitiv të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Ish ministër i Jashtëm ndryshe nga diplomatët e lartë të BE-së, e sheh me skepticizëm rekomandimin për çeljen e negociatave duke hedhur hipoteza se ambasadorja Romana Vlahutin nuk ka raportuar siç duhet gjendjen në Shqipëri.

Ai parashikon se në qershor mund të bllokohen negociatat me BE-në dhe mbase nuk do të ketë integrim europian.

Nëse ngjarjet rrjedhin sipas parashikimit të tij, Islami nënvizon se  ai do të bëjë fajtor Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.

Më poshtë do të gjeni shkrimin e plotë të tij, i cili siç mund të pritej nuk mund të pasqyronte gjë tjetër përveçse dëshirës për të penguar integrimin apo nxirrë edhe ato pak lajme të mira që ndodh të marrin shqiptarët.

Shkrimi i plotë

Frederica Mogherini, në fakt Komisioni Europian, e tha “fjalën e mirë”, pra na e dha dhuratën…Nuk ka rëndësi se nëse raporti pasqyron realisht gjendjen e vërtetë, rëndësi ka që propozimi është në favor të hapjes së negociatave, sepse mund të ishte edhe ndryshe… Dikush mund të pyeste se përse vendimi në qershor mund të jetë i ndryshëm nga rekomandimi në prill? Apo nëse është vendimi i qershorit më afër realitetit, atëherë si duhet klasifikuar propozimi i prillit? Sepse do të ishte e vështirë, madje  e pamundur, që një vendim i qershorit të ishte i ndryshëm nga propozimi i prillit, dhe të dy të pasqyronin gjendjen me të njëjtin realizëm.

***

Nejse; në do rast do të duhet të falënderojmë Mogherinin apo më saktë burokratët e Brukselit për propozimin optimist. Edhe sikur të kenë thënë fjalë më të mira se ç’meritojmë.

Edhe thjesht si dhuratë! Është e sigurtë se në Bruksel, Berlin, Paris apo gjetiu e kanë shumë të qartë se cila është realisht gjendja në Shqipëri. Po ashtu raporti nuk është bërë i tillë se “duan fort Ramën” apo se “Vllahutin nuk ka raportuar me realizëm gjendjen në Shqipëri…”.

Arsyet janë disa të tjera. Një prej tyre e tha Presidenti francez në fjalën e tij në Strasburg: “Jam dakord që vendet e Ballkanit duhet të bëhen pjesë e BE për shkak të rrezikut që ju vjen nga Rusia apo Turqia, por BE duhet të thellohet para së të zgjerohet…”. Sa i real është rreziku i faktorëve të tretë për Shqipërinë është çështje që “ha diskutim”.

Por vendet e rëndësishme të BE ose më saktë disa vende të BE, po përdorin si argument për rritjen e shpejtësisë së integrimit të Ballkanit, pikërisht rrezikun e faktorit të tretë.

Por ndërkohë janë të frikësuar se vendet e Ballkanit pasi të bëheshin anëtare të BE mund të mos shpëtonin nga ky rrezik dhe të vazhdonin të kishin lidhje të dyfishta, prandaj Macron, duke kritikuar autoritarizmin e disa vendeve kërkoi që para zgjerimit të forcohen rregullat e funksionimit të BE.

***

Pas propozimit të Mogherinit, fjalën e kanë kryetarët e shteteve të BE për të marrë vendimin në qershor 2017.  Analiza dhe vlerësimi i tyre mund të jetë i ndryshëm nga ai i burokratëve të Brukselit.

Sepse së pari, ata janë personazhe politikë që iu duhet të vendimin, ndërkohë që burokratët e Brukselit, përfshi edhe Mogherinin e Hahn, vetëm propozojnë, prandaj dhe raportet e hartuara prej tyre mund të bazohen në një analizë dhe vlerësim ndryshe.  Le të shpresojmë që vendimi i kryetarëve të shteteve të ndjekë logjikën e propozimit.

Së dyti, kryetarët e shteteve, kanë mbi kurrizin e tyre përvec zgjerimit edhe forcimin e Bashkimit aktual Europian. Brexit ishte një sinjal që duhet marrë në konsideratë. Zgjedhjet në Itali po ashtu. Macron u shpreh se zgjerimi i BE drejt Ballkanit duhet të paraprihet nga forcimi i Bashkimit Europian përmes thellimit. Një debat permanent në BE, për të gjetur modulacionin adekuat mes zgjerimit dhe thellimit në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i BE dhe procesi i vendimmarrjeve të BE të jetë efikas. Dhe që vendet e reja të mos bëhen bllokuese të funksionimit të BE.

Së treti, kryetarët e shteteve janë të zgjedhur nga qytetarët e tyre, ndërkohë që burokratët e Brukselit janë të emëruar, prandaj këndvështrimet e tyre mund të ndryshojnë. Në shumë vende të BE, konfiguracioni politik që mbështet kryetarët e tyre të shtetit, është i brishtë. Prandaj sjellja e Merkel, Macron, e tjerë do të varej shumë nga gjendja e votuesve, të cilët përcaktojnë edhe fatin e tyre politik. Kështu që kryetarët e shteteve janë të detyruar të marrin në konsideratë edhe këtë faktor. Dhe gjendja e votuesve për vëndet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë, nuk diktohet nga vlerësimi pozitiv i Mogherinit. Aq me tepër që nga vendet e Ballkanit, përveç se dëgjojnë çdo ditë lajme jot ë këndshme, çdo ditë në vendet e tyre arrijnë shqiptarë që kërkojnë azil. Dhe për më tepër numrin i tyre ja kalon edhe atij nga Siria, nga Afganistani…Thënë më thjesht, Merkel, Macron, apo dikush tjetër në Holandë a Danimarkë, ndikohen më shumë se çfarë mendimi kanë qytetarët e tyre për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë sesa çfare shkruan Mogherini apo burokratët e Brukselit!

***

Si përfundim duhet pritur qershori, me dëshirën e madhe dhe shpresën që kryetarët e shteteve të marrin një vendim në favor të hapjes së negociatave, siç propozoi dje në Tiranë edhe Mohgherini. Nëse vendimi qershorit nuk do të ishte në favor të hapjes së negociatave (larg qoftë!), fajin nuk e kanë ata që emigrojnë. Po ata që i kanë detyruar të emigrojnë. Dhe ata emigrojnë nga mungesa e shpresës për të jetuar, punuar dhe ndryshuar gjendjen në Shqipëri.. Thënë shkurt e qartë, nëse në qershor nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, fajin nuk e ka as Merkel, as Macron, as të djathtët konservatorë në vendet e tyre, as populistët, as opozita apo kundërshtarët në Shqipëri, as Rusia, as Erdogani, as Saimir Tahiri, as Adriatik Llalla, as Tom Doshi, as….as… Për këtë fajin e ka vetëm Rama dhe qeveria e tij, askush tjetër. Kjo duhet të kihet shumë mirë parasysh që tani dhe jo nesër apo në qershor!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Çelja e negociatave, Kaç Islami sulmon raportin pozitiv të KE: Vlahutin s’ka raportuar me realizëm gjendjen, fajin e ka veç Rama”

  1. Lloji says:

    Llogarit ç’do kishin bërë po të mernim vlersim negativ!!!
    Darrat e PD jane dhe do ngelen vetëm DERRA!

  2. Orient says:

    -ush,ush…!
    po pse o shqype rri ne ajer..graviteti nuk ka ndryshuar..shiko perpara ,se kemi dale nga tuneli…[ERESIRA] .
    ..thuaj shyqyr qe ja arritem,kesaj dite me ndihmen e miqve te jashtem,dhe shkopinjte nder kembe nga armiqte e brendshem…gezohu me ne …supozo qe per kete fitore ke punuar edhe ti.

  3. Qytetari i thjeshte says:

    Ore po ti paske lajthitur fare o mik!!!!
    Po pse kush jane zyrtaret europiane qe tua hedhesh, Nul Moka, apo Ristan Rakia. Me fal jane si Edi Paloqja
    Rri ore urte e merr ate pension se le nam.

  4. fundurinat says:

    doli ky i pambinduri qe ndjek mosbindjen civile live nga dritarja e banjes se shtepise .

  5. "BOHOTINA" says:

    A ti je turpi i vendit!… Gjyna qe je nga ato treva patriote.

  6. Demokrati says:

    Gjalle qenka ky byth lepires?

  7. o kaqooooo na turperove o te qellofte larashi nga lart me nje breshk mu ne koke po rri urte ore derzi e punezi mylle ate hale se qelbe dynjane

  8. Albani says:

    Po mbete kreminel ndaj shqiptareve more Koqe Isllami si nuk te vjen tup megjithate ti e ke ngrene me buke mor trap i pa pare ndonjehere ne bote.Pashenderin kush te jep leke ty per te ngrene se me dukesh fare bageti qe ha gjethe etj……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *